StartUS Magazine: Komuniteti startup dhe sipërmarrës në Tiranë shumë premtues - Business Magazine Albania

StartUS Magazine: Komuniteti startup dhe sipërmarrës në Tiranë shumë premtues


Falë kontributit të Vasken Spiru dhe Ergest Nako, dy emra të njohur në fushën e startup-ve,  tashmë revista online “StartUS” ka guidën e startup-ve edhe për Tiranën.

Revista jep hapësirë që çdo qytet të publikojë guidën e tij për startup-et.
Artikulli ka një hyrje tërheqëse “A doni të bëheni pjesë e skenës së startup-ve ndërkohë që e gjeni veten në zemrën plot ngjyra që rreh të Shqipërisë? Atëherë lexoni këtë guidë rreth Tiranës.”

Pasi bën një historik të Tiranës si një kryeqytet i lashtë i Shqipërisë, i themeluar në vitin 1614, artikulli nënvizon se “Tirana është zemra e Shqipërisë që rreh. Ai ka pësuar një transformim të përmasavë të jashtëzakonshme që nga rënia e regjimit komunist në vitet 90-të.”

Tirana_guide_community

Më pas, artikulli fton lexuesit të zbulojnë komunitetin e startup-ve në Tiranë. “Megjithëse Tirana nuk është Silicon Valley dhe startup-ët kanë filluar të tregojnë vetveten që 3 vite më parë, qyteti ende ofron një numër të konsiderueshëm aktivitetesh, evente ku realizon kontakte dhe pika ku merr informacion. Komuniteti është shumë energjik dhe udhëhiqet nga aktorë lokalë me reputacion në Tiranë. Gjithashtu, aktorë të rinj dalin në skenë çdo ditë dhe kjo është arsyeja që ne besojmë fort në një të ardhme të shndritshme për komunitetin e startup dhe sipërmarrës në Tiranë,” thotë artikulli.

Më  pas, ai jep një informacion të detajuar për mediat, institucionet, organizatat që ofrojnë informacion dhe organizojnë aktivitete të lidhura ngushtë me startup ku midis shumë të tillave përmendet edhe Business Mag, si e para revistë dixhitale e Infoalbania.al me një përmbajtje origjinale të orientuar nga biznesi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0