Startup-i Europian i orëve inteligjente Vector blihet nga Fitbit - Business Magazine Albania

Startup-i Europian i orëve inteligjente Vector blihet nga Fitbit


Kompania e njohur e veshjeve teknologjike Fitbit nuk prezantoi asnjë produkt të ri gjatë konferencës CES 2017. Megjithatë pak pas përfundimit të konferencës shpërthyen lajmet e një blerjeje të startup-it Europian të orëve inteligjente Vector.

Startup-i, i cili aktualisht ka në shitje dy orë inteligjente luksoze me jetëgjatësi baterie 30 ditë, konfirmoi lajmin për TechCrunch ku bëri të ditur se Fitbit ka blerë platformën e software-it dhe ekipin e dizajnit.

Vector doli në skenë në 2015-tën me orët inteligjente Luna dhe Meridian, të cilët janë të përshtatshëm me pajisjet Android, iOS dhe Windows.

Të dy orët kanë funksionalitete të ngjashme si gjurmim të aktivitetit, aplikacione në bord, sistemin e tyre operativ, njoftime nga rrjete sociale si Twitter dhe Facebook dhe një jetëgjatësi impresionuese të baterisë prej 30 ditësh.

Duke pasur parasysh këto specifika padyshim orët duhen të kenë një kosto premium. Luna kushton 349 euro ndërsa Meridian 299 Euro.

Edhe pse Fitbit nuk ka konfirmuar ekzistencën e një ore inteligjente në planet e kompanisë, blerja e Pebble një muaj më parë dhe tashmë Vector, janë indikatorë të qartë të rrugëtimit që kompania po merr.

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0