Sipërmarrësit afrikanë që po ndryshojnë botën - Business Magazine Albania

Sipërmarrësit afrikanë që po ndryshojnë botën


Nga teknologjia te moda dhe te brandi, startupet po transformojnë kontinentin dhe po i japin një shtysë të madhe tregtisë.

Afrika nuk është një shtet por është nje kontinent i mbushur me bizhuteri dhe zgjuarsi. Ndërkohë që disa shtete krenohen me faktin që kanë rritjen më të madhe ekonomike në rang global, Afrika është nje ekosistem gjigand biznesi me pasuri te fshehura në një terren të vështire. Për sipërmarrësit kreativë që pata kënaqësinë t’i intervistoja, sekreti fshihet në “gërmim”. Më poshtë janë historitë e tyre:

Jason Njoku, Nigeri.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magSi themelues i “iROKO Partners” dhe “IROKOTv”, kryesuesi i transmetimeve online në Afrikë, principi i Jason Njokut është i thjeshtë. “Unë po mundohem të bëj njerëzit të lumtur”, thotë ai. Njoku pranon se t’a nisësh nga Youtube në 2010 dhe të ndërtosh një media globale të suksesshme ka patur vështirsitë e veta. “Unë bëj më shumë gabime se sa bëj zgjedhje të mira. I vetmi shpëtim është se zgjedhjet që bëj janë më të mira dhe më domethënëse.” Tanimë një kapitalist që ndihmon kompanitë e vogla dhe startup-et, fiksimi i tij është financimi i sipërmarrësve lokal. “Une dua të ndihmoj sipërmarrës të rinj të ndërtojnë IROKOTv e re”, thotë ai.

Adaora Mbelu-Dania, Nigeri.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magAdaora Mbelu-Dania është themeluesi i A2 Creative, një kompani menaxhimi mjaft e suksesshme, suksesi i të cilës qëndron në të qenit prapa Guinness, një produkt i ri i futur në tregun e 2 më të madh, Nigeria. “Unë frymëzohem nga njerzëit,” thotë ajo. Por insipirimi është i ndryshëm nga themelimi personal, të cilin ajo e shpjegon mjaft qartë: ”Receta ime për sukses është Zoti, dashuria, disiplina, durimi dhe falja, në këtë renditje të veçantë. Evolimi i biznesit të Mbelu-Dania është i dukshëm në ndyshimin e saj të percpetimeve. “Gabimi im më i madhë është që unë mendoja se duhet të ndiqja një linjë dhe të zgjidhja vetëm diçka,” thote ajo.

Alan Knott-Craig Jr., Afrika e Jugut.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magNjë financier i trajnuar Alan Knott-Craig ka ndryshuar industrinë e telekomunikacionit në Afrikën Jugore që nga viti 2003. Inovacioni i tij i fundit është ndërtimi falas i rrjetit më të madhë Wifi në Afrikën Jugore, Projekti Isizwe. Çfarë e shtyn atë? “Frika e dështimit,” u përgjigj Knot-Craig. Suksesit të tij miliona dollarësh ai ja dedikon ”fokusimit, mbajtjes së premtimeve dhe martesa në moshë të re. Kur nuk ka një plan B, ti nk ke asnjë mundësi tjetër,” thtoë ai.

 

Jean Bosco Nzeyimana, Rwanda.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magSi mund t’a përshkruash të ulesh në panelin e Sipërmarrjeve Globale midis CEO së Facebook Mark Zuckerburg dhe Presidentit Obama? “ Entuziasmuese dhe e Frikshme!” thotë Jean Nzeyimana. Si themelues dhe CEO i Habona, një kompani me energji të pastër dhe të rinovueshme, ky themelues i ri ka arritur që tani, një moment historik që shumë të tjerë thjeshtë e ëndërrojnë. Për ate, është më shumë se një biznes. Duke transformuar mbetjet në komunitetin e tij në briketa(bllok i kompresuar i pluhurit të qymyrit), një alternativë e rinovueshme për qymyr-drurin, Nzeyimana mundëson punësim dhe një mjedis më të pastër.

Madey Adeboye, Nigeri.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magSi e krijoni një biznes që lulëzon? Gjej një problem dhe zgjidhe. Për Madey Adeboye, një avokate Nigeriane, kjo ishte rruga e saj ne nisjen e Green Grill House, një lider në ushqimet e shëndetshme në Lagos, Nigeri, që përfshin dhe opsionin e shpërndarjes.” Duke ndryshuar zakonet e mia të të ngrënit dhe duke parë rezultate mahnitëse më inspiroi që t’a bëja këtë gjë për të tjerët.” Vetëm në 2 vite, Adeboye ka kaluar nga ushqimet e shëndetshme në kuzhinë, në hapjen e kafenesë së saj dhe duke u bërë nje emër mjaft familjar në Nigeri. Sot, ajo ka kërkesa për partneritet nga e gjithë Afrika.

Gozie Udemezue, Nigeri.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magKush është mënyra më e shpejtë për të ngritur një biznes? Gjej diçka të vjeter, vendosi diçka moderne dhe nxirre përsëri në treg. Në këtë mënyrë lindi Nëachinemelu Local Food Kitchen . Goezie Udemezue, një avokat i trajnuar dhe një aktivist i të drejtave të njeriut, e ktheu kuzhinën e tij në një minierë ari duke ofruar një version modern të gatimeve tradicionale. Çfarë e shtyn atë? “Zoti është burimi i insipirimit tim,” thotë ajo. Në më pak se 2 vjet, ushqimet e saj të ngrira po dërgohen në të gjithë shtetin dhe ka kërkesa në të gjithë botën.

Iyin Aboyeji, Nigeri.

sipermarresit-afrikane-qe-po-ndryshojne-boten-business-magSi mund të bindësh Mark Zuckerberg të investojë 24 milionë $ në kompanine tuaj? Epo, duhet të pyesni Iyin Aboyeji, ai e di. Si bashkëthemelues i gjigandit të teknologjisë Andela, ai nxorri një platformë për zbulimin e talenteve të rinj të teknologjisë në të gjithë Afrikën. Ai tani është në drejtimin e Flutterwave. “ Përcaktimi im për suksesin është të ndërtosh për të tjerët, të ndërtosh kontinentin,” thote Aboyiji. Në të vërtetë ai është duke e ndryshuar, ndërkohë që Flutterwave premton te ndryshojë mënyrën se si bëhen transaksionet në Afrikë, duke ofruar një shkëmbim të thjeshtë të monedhës dixhitale, që i hap rrugën Afrikës drejt botës.

Burimi: entrepreneur.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0