Si u bëra një person që zgjohet herët dhe i pëlqen mëngjeset? - Business Magazine Albania

Si u bëra një person që zgjohet herët dhe i pëlqen mëngjeset?


Është herët dhe errësirë. Bie alarmi dhe ju zgjoheni. Rrini ulur në shtrat për disa minuta dhe pastaj kapni telefonin tuaj. Qëndroni në errësirë dhe vetëm ekrani i ndritshëm i dritës së telefonit tuaj ndriçon dhomën. Ju kontrolloni të gjitha njoftimet e zakonshme, e-mail dhe lajme. “Jam përgjumësh”, mendoni. “Po kontrolloj Facebook-un vetëm për t’u zgjuar.” Dhjetë minuta më vonë ju mendoni se nuk jeni në gjumë, por as nuk jeni zgjuar. Është një ndjenjë e tmerrshme.

Ky ishte mëngjesi im i rregullt derisa unë vendosa të bëhesha një person që zgjohet herët, pesë vjet më parë.

Unë kam qenë një “buf nate” tipik. Ndonjëherë unë duhet të zgjohesha herët për një takim të rëndësishëm dhe kjo ishte një sfidë e vërtetë për mua. Shumicën e kohës unë shkoja për të punuar gjysmë i fjetur. Dhe gjithë ditën ndihesha si të kisha kaluar një “hangover”. Por, kur vendosa të zgjohesha herët, unë u shtanga nga potenciali i mëngjesit. Ato orë të hershme dukeshin si një dhuratë, sepse unë kam qenë në gjendje të kaloja disa kohë shtesë shumë produktive duke u përgatitur për ditën e ardhshme. Duke u bërë një person që zgjohet herët në mëngjes mu dha një mundësi për të shpenzuar më shumë kohë me gruan time, pasi kemi patur orare të ndryshme.

Duke qenë një “buf nate”, e dija se e kisha të nevojshme një plan, nëse doja të shmangia gabimet e mëngjeseve të mia të mëparshme. Pra, vendosa të mësoja më shumë rreth asaj se si njerëzit e tjerë zgjoheshin herët kështu që unë mund të ndiqja këshillat e tyre.

Aleluja! Funksionoi! Dhe vendosa të ndaja përvojën time me ju.

Kafe, dritë dhe diçka për të bërë
• Unë gjithmonë e filloj mëngjesin tim me kafe. Por kjo nuk është për arsye se kafeina më ndihmon që të zgjohem. I tërë procesi i përgatitjes së kafesë është thelbësore për mua. Ajo më harxhon 15 minuta dhe ky proces më mban të zënë gjatë periudhës që jam përgjumësh. Kontrollimi i përditësimeve në Facebook më bënte më të përgjumur dhe tani në vend të saj, qëndroj në kuzhinë, zgjohem ngadalë, mendoj për ditën e ardhshme dhe pi kafen.
• Drita është faktor tjetër i rëndësishëm në zgjim. Është gjithmonë e lehtë për t’u zgjuar në një ditë me diell të ndritshëm, por ne nuk mund të dalim nga shtrati me një mëngjes të zymtë. Kjo është arsyeja pse unë pasi zgjohem ndez çdo dritë në shtëpinë time. Dhe kur është e mundur, unë përpiqem të shoh lindjen e diellit, edhe nëqoftëse kjo është një orë ose dy pasi jam zgjuar.
• Unë kam nevojë për një qëllim apo diçka për të bërë që të zgjohem herët. Zakonisht, unë punoj. Por edhe gatimi, hekurosja e rrobave, apo pastrimi më ndihmon mua që të zgjohem dhe të ndihem produktiv para se dita të fillojë.

Kafe, dritë dhe diçka për të bërë në mëngjes do t’ju garantojnë një zgjim të lehtë, edhe nëqoftëse ju shkoni në shtrat vonë.

Një natë më parë
• Ju ndoshta nuk bëni mjaftueshëm gjumë. Për shembull, unë ndihem mirë vetëm pas shtatë ose tetë orë gjumë. Zakonisht unë zgjohem në 5:45 °°, prandaj unë shkoj në shtrat në 10 të darkës.
• Kushtojini vëmendje mënyrës se si ushqimi që ju hani para gjumit ju ndikon. Unë e di se alkooli ka një ndikim të keq në gjumin tonë. Çokollata e errët që e haja pas darke përmban kafeinë e cila na mban zgjuar.
• Së fundi, unë kam mësuar se si të rregulloj shtëpinë time kështu që kjo më ndihmon mua për të fjetur. Unë filloj me uljen e dritave. I mbyll të gjitha perdet, fik dritat në kuzhinë dhe në holl, kaloj tek llambat në dhomën e ndjenjes dhe më pas në dhomën e gjumit. Kështu, unë filloj të ndihem i relaksuar avash avash.

Nuk është gjithmonë e lehtë për mua të zgjohem herët, por unë kam mësuar t’a dashuroj mëngjesin. Tani, në orën 9:30°° unë kam punuar në mënyrë produktive për një orë, kam bërë punët e shtëpisë dhe kam ngrënë një mëngjes të shijshëm me dy gota kafe.

Please enjoy and treasure your morning!

Burimi: brightside.me

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0