Si të mbani "të pastër" reputacionin tuaj online?

Si të mbani “të pastër” reputacionin tuaj online?


Nëse një manaxher “google”-on emrin tuaj si kandidat për një pozicion vakant pune, çfarë do të shfaqte Google para tyre?

Sipas një studimi më të fundit nga Domain.Me, më shumë se gjysma e popullatës në SHBA nuk dinë t’i japin përgjigjie kësaj pyetjeje. Kjo është një statistikë alarmuese në fakt, duke patur në konsideratë se 77% e rekrutuesve “google”-ojnë emrat e kandidatëve të tyre para se të vendosin t’i telefonojnë ata për një intervistë.

Nëse po kërkoni për një punë intensivisht ose kërkoni të ngjisni shkallët e karrierës në hierarkinë e korporatës suaj, të monitoroni në mënyrë konstante “gjurmët” dixhitale që keni lënë pas është shumë e rëndësishme që të keni punën tuaj të ëndrrave apo për t’u ngritur në detyrë.

Mjaft kërkuat në Google për të VIP-at dhe video gazmore…Filloni t’i kushtoni vëmendje rezultateve të kërkimit nën emrin tuaj.

Këtu janë disa mënyra për të pastruar dhe ruajtur imazhin tuaj profesional online.

1. “Google”-ojeni veten tuaj tani që po e lexoni këtë

Ju nuk dini ku të filloni kur nuk dini se çfarë gjërash shkojnë ‘keq’ te ju. Por shanset janë që të gjeni diçka që do të ketë nevojë për t’u rregulluar. Vetëm 22% e atyre që “google”-ojnë veten e tyre, gjejnë se infromacioni që shfaqet pas kërkimit është pikërisht ai që duan ata që njerëzit të dinë rreth tyre. Në fakt, 20% e tyre gjetën detaje të vjetëruara ose të papërshtatshme rreth vetes së tyre, dhe 8% gjejnë informacione që dëmtojnë reputacionin e tyre në internet. E frikshme, apo jo?

2. Ndërtoni profile profesionalë

Nëse nuk keni një llogari në LinkedIn ose Twitter, është koha që ta bëni. Të dyja këto platforma janë gjigandë të SEO-s (Search Engine Optimization) që do të bëjnë të mundur popullimin e rezultateve të kërkimit kur kërkohet për emrin tuaj. Kjo ju jep mundësinë të prezantoni veten në një mënyrë tepër profesionale dhe ju lejon gjithashtu të shikoni se çfarë informacionesh do të hasin punëdhënësit potencialë kur duan të kërkojnë të dhënat e tua.

Përdoreni Twitter që të shpërndani informacione që lidhen me fushën tuaj të profesionit, kjo do t’ju pozicionojë si një analist kritik në disiplinën që përfaqësoni. Sigurohuni që LinkedIn të përfshijë informacionet tuaja më korrente, të lidheni me kolegë të kaluar ose aktualë që mund t’ju japin ‘miratimet’ (endorsement) e tyre në lidhje me aftësitë që posedoni dhe të shkruani rekomandimet që keni.

3. Kontrolloni mirë modifikimet e “privacy”

68% e punëdhënësve kërkojnë faqet e Facebook të aplikuseve për punë. Kur ka qenë hera e fundit që keni përditësuar të dhënat tuaja të ‘privacy’ në Facebook? Edhe nëse e keni bërë kohët e fundit, ndryshimi nuk ka efekt për postimet dhe fotot e disa viteve të kaluara. Nëse mendimi se duke i hequr etiketat (untag) dhe duke i fshirë fotot jo aq të përshtatshme të kohës së universitetit mjafton, kërkojini një shoku/shoqeje t’ju heqë nga lista e miqve në Facebook për t’ju parë si çdo person tjetër në Facebook se si duket profili juaj.

Pikë bonus nëse kujdeseni në të njëjtën mënyrë edhe për profilin në LinkedIn, por mos harroni se nëse në LinkedIn nuk jeni të kategorizuar si “Anonymous” në të dhënat e privatësisë, njerëzit do të dinë se ju keni vizituar profilin e tyre.

4. Monitoroni gjurmët tuaja

Edhe pasi keni bërë një ‘spastrim’ të madh të prezencës suaj online, është gjithmonë e rëndësishme të keni në vëmendje ato informacione ose të dhëna që i shoqërohen emrit tuaj. Për shembull, një në tre njerëz që kërkojnë për emrin e tyre në Google, zbulojnë se njerëzit e tjerë shpërndajnë emrin e tyre dhe në këtë mënyrë influencojnë përmbajtjen që lidhet me emrin e tyre. Që do të thotë nëse dikush tjetër me emrin tuaj shkruan një blog në lidhje me bandën muzikore “One Direction” kjo influencon në rezultatet e kërkimit për emrin tuaj. Faqe interneti si BrandYourself ju ndihmojnë t’i hidhni një sy aparencës që bëni para punëdhënësve potencialë.

Gjurmët dixhitale tuajat kanë fuqinë t’ju afrojnë me karrierën e jetës; në analogji reputacioni juaj do të reflektohet te llogaria juaj bankare…kështuqë kur të jeni në kërkim të një pune mbani mend: Reputacioni juaj është vetëm një “google”-im larg.

 

Për më tepër, mund të lexoni edhe artikullin: 10 PYETJET QË NUK DUHET T’I BËNI KURRË GJATË NJË INTERVISTE PUNE.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0