Si na bëjnë markat t’i duam ato? » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 04/11/2016

Si na bëjnë markat t’i duam ato?

Share
nga Fiorela Jaupi
Nën 04, 2016
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Dashuria është një gjë e komplikuar. Ne nuk mund t’i vendosim gjithmonë gishtin se kë do të duam apo përse e duam, por ne jemi të gjithë në kërkim të kësaj ndjenje (dhe do të kemi pikë bonus nëqoftëse marrëdhëniet tona të dashurisë janë reciproke). Markat punojnë me këtë marrëdhënie magjike mbi ne.

Është njësoj si një kërcim që bëjmë me një partner të ardhshëm – ata duhet të lidhen me ne, të na bëjnë të lumtur dhe të na mbajnë të angazhuar për një kohë të gjatë.

1.Faza ballafaquese

Tani më shumë se kurrë, vëmendja jonë është e vështirë për t’u kapur dhe është edhe më e vështirë për t’u mbajtur. Markave u duhet më shumë përpjekje kur vjen puna për të na tërhequr dhe për të na mbajtur të interesuar – pavarësisht shpërqëndrimeve si për shembull zhurma e mediave sociale.

Ky është momenti ku përmbajtja hyn në lojë. Një përmbajtje e mirë dhe më e rëndësishmja, Video – është një forcë e fuqishme që markat duhet ta shfrytëzojnë. Video është kritike për suksesin e një markë sepse kjo është një medium që mund të kapet dhe të lidhet me ne, në të gjitha frontet: të parit, të dëgjuarit dhe me gjeste.

Pasi një markë na “tërheq” me përmbajtjen duke bërë një lidhje kuptimplotë, ne e kemi kaluar fazën e parë, atë ballafaquese. Ne mund të jemi në kërkim të frymëzimit, që të ndihemi mirë ose të jemi në ndonjë nga momentet universale të përmbajtjes që përcaktojnë pse ne jemi të angazhuar online. Por rezultati është gjithmonë i njëjtë: është një marrëdhënie tashmë dhe përmbajtja që një markë na ofron do të vendosë nëse ne duam t’a çojmë këtë marrëdhënie në hapin e ardhshëm.

Pra, sapo një markë ka vëmendjen tonë, ata duhet të na mbajnë të interesuar. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke na dhënë më shumë nga ajo, që ata e dinë që ne e duan. Sekreti është të dish saktësisht se çfarë konsumatorët duan.

2.Informacioni i dhënë është në thelb njësoj si në dashuri

Në çdo marrëdhënie, aq më shumë mësojmë për njëri-tjetrin, aq më mirë i kuptojmë nevojat e njëri-tjetrit. Për markat, kjo do të thotë të kuptuarit e sjelljeve tona, shijeve tona, pasioneve tona apo dhe gjërave të thjeshta si për shembull kohët tona të preferuara të ditës. Informacioni për ne i jep markave mundësi të na njohin më mirë se ne e njohim veten – vetëm duke na kushtuar vëmendje.

Duke mësuar më shumë rreth nesh i jep markave mjetet që na bëjnë më të lumtur. Markat që vëzhgojnë se si ne duam të angazhohemi me ta, që i kushtojnë vëmendje se si ne i përdorim produktet ose shërbimet e tyre, mund të fillojnë të parashikojnë dëshirat tona ose problemet.

Mendoni për Huffington Post. Ajo fiton miliona pëlqime, komente dhe shpërndarje çdo ditë, duke përdorur njohuritë e angazhimit të audiencës për të krijuar përmbajtje që është e para-vendosur që do të godasin tek lexuesit e saj. Ky model lejon Huffington Post (dhe shumë botues si ajo) të vazhdojnë të rriten. Kur një markë parashikon dhe i përgjigjet nevojave tona në këtë mënyrë, ne duam që ata të rrinë përreth nesh.

3.Tani ne jemi bashkuar në një vend

Pasi një markë ka vëmendjen tonë, marrëdhënia mund të shkojë në një fazë tjetër. Pajisjet tona celulare na lejojnë të sjellim markat tona më të dashura kudo që shkojmë dhe t’i telefonojmë kur kemi nevojë për to. Por për të marrë këtë nivel, markat duhet të jetojnë dhe të marrin frymë nëpërmjet celularit.

Është e vështirë t’a themi se çfarë marrëdhënie kemi ne tashmë me telefonat tanë. Në hulumtimin tonë, 49% e njerëzve thanë se ata e përdorin smartphone-in e tyre edhe para se të çoheshin nga krevati në mëngjes.

Nëse marka nuk mund t’ju mbajë të lumtur me një eksperiencë të shkëlqyer në smartphone-in tuaj, atëherë ata do të shkojnë diku tjetër dhe shumë shpejt.

4.Le të bëjmë një dialog të hapur

Edhe marrëdhëniet më të mira kanë nevojë për të evoluar dhe marrëdhëniet tona me markat nuk bëjnë përjashtim. A duam të “jetojmë së bashku” me një markë që fton të japim reagimet tona apo jemi të kënaqur me atë markë që nuk do të dëgjojë se çfarë themi?

Linjat e hapura të komunikimit mes një marke dhe konsumatorëve të saj çojnë në marrëdhënie më të mira mes tyre. Ne nuk jemi kurrë të lumtur kur marrëdhëniet tona personale janë të njëanshëme dhe kjo është po aq e vërtetë për marrëdhëniet tona me markat. Duke dëgjuar reagimet tona i ndihmon markat të rriten, por duke vepruar për reagimet tona fitojnë besnikërinë tonë për gjithë jetën.

Të biesh në dashuri me një markë që është besnike ndaj jush – që ndan vlerat tuaja personale, reflekton veten tuaj në të vërtetë dhe ju ofron një shkëmbim të vlefshëm – është lumturia që ne të gjithë kërkojmë.

Burimi: mashable.com

Evente

Team Albania robotics “Robot Reveal”

Qershor 29, 2017
6 PM- 7:30 PM

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00