Si më ndihmoi rregulli 80/20 të dyfishoja të ardhurat e mia në vetëm dy muaj? - Business Magazine Albania

Si më ndihmoi rregulli 80/20 të dyfishoja të ardhurat e mia në vetëm dy muaj?


Kur lexova për herë të parë rreth rregullit 80/20, apo për Parimin Pareto, isha shumë skeptik për të. Nuk mund të përfundoja duke parë se si rreth 80% e punës sime do të çonte vetëm në 20% të rezultateve dhe se pjesa e mbetur prej 20% e përpjekjeve të mia do të çonte në 80% të fitimeve. Me kalimin e kohës fillova të shoh disa modele që do të provonin se rregulli 80/20 do të ishte plotësisht i vërtetë. Sapo ndërmora hapin për të zbatuar atë që mësova prej tij, dyfishova të ardhurat e mia në vetëm dy muaj! Lexoni për të mësuar më shumë se si ndodhi kjo dhe se si ju mund të aplikoni rregullin 80/20 për biznesin tuaj.

A zbatohet rregulli 80/20 për biznesin tuaj?

Kur isha ende në punën time të vjetër, mora disa kohë që të vlerësoja projektet e mia dhe të zbuloja se rregulli 80/20 mbahet si i vërtetë në një farë mase. Ka pasur disa projekte ku isha tepër efikas në plotësimin e detyrave dhe gjithmonë impresionoja shefin tim. Duke u fokusuar në projektet që çuan në rezultatet më të mira, unë mund të përmirësoja efikasitetin tim dhe të ngrihesha në detyrë shumë shpejt.

Por, me një shef që më diktonte listën time të gjërave për të bërë, isha shumë i kufizuar në zbatimin e 80/20. Lashë punën time dhe u përkushtova me kohë të plotë duke marrë çdo dollar që mund të merrja. Por kjo strategji më la shumë të lodhur duke luftuar për përfitimin e kërkuar. Kuptova se ishte koha për të parë në biznesin tim me një lente 80/20.

Rregulli 80/20 ishte pothuajse me vend për biznesin tim

Nga qershori deri në shtator, kam fituar $ 5.000-$ 8,000 të ardhura në muaj. Të ardhura mjaft të mira, por jo të larta. Dhe jetesa e shtrejntë në jug të Kalifornisë me qera dhe sigurime të larta, me një normë vjetore të ardhurash prej $ 60,000 do të na linte në luftë me veten. Punoja me orë të zgjatura, por pa marrë parasysh se sa shumë përpiqesha, të ardhurat e mia nuk po bënin ndonjë progres të madh.

Fillova të flisja me anë të të ardhurave, strategjinë e biznesit dhe kur po e kaloja kohën time me gruan dhe anëtarët e organizatës kuptova që sa më shumë kohë shpenzoja me zhvillimin e biznesit tim aq më pak fitoja.  Aty m’u kthye në mendje rregulli 80/20.

Shpejt u hodha një sy raporteve të mia të kontabilitetit dhe pashë që po fitoja pak më shumë se 85% të të ardhurave të mia nga të shkruarit, por po shpenzoja rreth 75 % të kohës time në punën e internetit, e cila më sillte rreth 10-15% të të ardhurave të mia. Aty kuptova që po aplikohej rregulli 80/20.

Zbatimi i 80/20

Pasi fola me organizatorin tim vendosa se ishte koha të hiqja dorë nga mbështetja e biznesit tim website në mënyrë që të fokusohesha në shkrim. Pak nga pak fillova të bëja më pak orë pune, më pas projekte të mëdha website dhe pas kësaj klientë të rëndësishëm mujorë. Ende kam pak klientë afatgjatë në biznesin tim web, por për qëllime praktike kjo çështje është mbyllur.

Në kulmin e saj, unë kam fituar rreth 2.000 $ në muaj nga mbështetja dhe zhvillimi i website-it. Këto ishin jo të mjaftueshme për të sjellë të ardhurat e mëdha që kërkoja dhe të mbështesja familjen time në SoCal. Mbyllja më liroi shumë kohë në mënyrë që të përqëndrohesha në tërheqjen e klientëve të rinj dhe të ndaloja së humburi kohë në projekte ndonjëherë dhe frustruese.

Të shikoja të ardhurat e mia që rriteshin çdo ditë e më shumë

Në të njëjtën kohë kur e mbylla biznesin tim website, fillova të sillja klientë të rinj që takova në konferencën FinCon. Koha e lirë më ndihmoi të çlirohesha nga stresi dhe të përqëndrohesha në këta klientë të rinj dhe rezultatet filluan të shfaqen në deklaratat e mia të të ardhurave mujore.

Në gusht bëra 6.900$. Në shtator 7,300$. Në tetor 14,800$. Në nëntor 16,000$! I dyfishova të ardhurat e mia në dy muaj! Tani mund të punoja më pak dhe të shijoja më shumë atë çfarë bëja.

Rezulton që ekonomisti Vilfredo Pareto e dinte mirë se çfarë po fliste. 80/20 revolucionarizoi tërësisht mënyrën se si unë e shoh biznesin tim. Fitoj më shumë dhe unë jam më i lumtur se kurrë. Që prej adaptimit të 80/20, nuk kam pasur një muaj nën 10.000 $ të ardhura.

Aplikoni 80/20 për biznesin tuaj

A mund të përfitojë biznesi juaj nga 80/20? Shanset janë që po. Ju nuk mund t’i shihni rezultat dramatike, por gjithmonë mund t’i përmirësoni duke parë se çfarë funksionon dhe çfarë jo në biznesin tuaj. Nëse diçka funksionon mirë, përsëriteni atë. Nëse diçka nuk bën, ndaloni së bëri atë. Në jetë dhe biznes është strategjia më e mirë për t’u ndjekur.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0