Si arrijnë liderët të ndërtojnë ekipet më të mira? - Business Magazine Albania

Si arrijnë liderët të ndërtojnë ekipet më të mira?


Shumica e liderëve e dinë se inteligjenca emocionale (EQ) është një aftësi e nevojshme për këtë rol. Por kërkimet kanë treguar se EQ-ja e një personi nuk mjafton për të gjithë ekipin. Sidomos kur ekipet përbëhen nga njerëz me interesa, nevoja dhe stile pune të ndryshme dhe pikërisht është ekuacioni kolektiv i ekipit që promovon suksesin. Ashtu si ka mënyra për të rritur EQ-në tuaj individuale, ka mënyra për të rritur atë të ekipit, duke krijuar kushte që krijojnë besim midis anëtarëve të grupit, një ndjenjë identiteti të grupit dhe një ndjenjë të efikasitetit në grup.

Këtu janë pesë metoda të lehta për të provuar me ekipin tuaj.

  1. Vendosja e marrëveshjeve të ekipit rreth bashkëpunimit

Hulumtimet kanë zbuluar se veprime të vogla si për shembull tregimi i vlerësimit apo pranimi i ndryshimeve në opinionet e ndryshme ndërton EQ e grupit. Pajtimi me këto veprime të vogla do sigurojë që secili anëtar i ekipit t’i njohë dhe t’i praktikojë ato. Mblidhni ekipin tuaj për të identifikuar sesi duket kjo për ju. Gjatë javës tonë të parë së bashku ne bëmë një takim me ekipin, në të cilën kemi ardhur me Marrëveshjet e Ekipit. Që të bëhet një marrëveshje, të gjithë në ekip duhet të pajtohen me të, të pranojnë kushtet dhe të bien dakord për çdo ndryshim. Një nga marrëveshjet tona ishte se nuk do të planifikonim takime të panevojshme gjatë kohës së bashkëpunimit në ekip, në orarin 09:30-04:00.

  1. Mos bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë

Kur njerëzit bëjnë multitask gjatë takimeve, për shembull duke bërë punën e tyre ose duke iu përgjigjur emaileve, ata humbasin informacionin e rëndësishëm, personi që flet ndjehet i papërshtatshëm, diskutimet në grupe dhe vendimet zgjasin më shumë. Shmangni marrjen e laptopëve me vete kur jeni gjatë takimeve, sa herë që të jetë e mundur. Pastaj, sigurohuni që njerëzit të kenë kohë të mjaftueshme jashtë takimeve për të marrë pjesë në punën e tyre individuale.

  1. Krijoni një ritual të ekipit

Kur anëtarët e ekipit janë në gjendje të lidhen në një nivel tjetër përveç punës, ata janë më efektive në punën e përbashkët, sidomos në kohët e stresit më të lartë. Inkurajoni dhe mbështesni ekipin tuaj për të bërë një aktivitet të përbashkët ditor ose javor që do t’ju lejojë të lidheni në një nivel personal. Kjo mund të jetë çdo gjë nga një drekë e ekipit njëherë në javë në një seksion të përditshëm me muzikën që gjithsecili pëlqen (kjo e fundit është një nga ritualet e mia të preferuara të të gjitha kohërave).

  1. Jini i hapur në lidhje me pikat e forta dhe dobësitë e anëtarëve të ekipit

Bukuria e një ekipi është se ajo fton një grup të ndryshëm njerëzish që të vijnë së bashku. Ashtu si në shumicën e situatave sociale, lindin probleme kur anëtarët e ekipit presin që të tjerët të punojnë dhe të sillen në të njëjtën mënyrë. Si udhëheqës, inkurajoni anëtarët e ekipit tuaj të jenë të hapur. Kuptimi dhe pranimi i dallimeve në fillim do të ndihmojë pjesën tjetër të ekipit të kuptojë sesi secili person mund të kontribuojë në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fillim të çdo projekti të ri, çdo person në ekipin tim ndan sesi ai apo ajo i pëlqen të punojë, gjërat stresuese që pjesa tjetër e ekipit duhet të dijë dhe çfarë ai ose ajo i sheh si pikat e forta personale, mundësitë dhe qëllimet që ka.

  1. Krijoni një kulturë të dhënies dhe marrjes së feedback-ut

Shpesh, mos komunikimi mes anëtarëve të ekipit së pari lind nga një mungesë e komunikimit. Njerëzit mund të keqkuptojnë synimet, nevojat ose dëshirat e dikujt dhe pa një mundësi për të pastruar klimën e keqe, ekipi bëhet gjithnjë e më pak i orientuar. Krijo një mënyrë të rehatshme për anëtarët e ekipit për të dhënë dhe marrë feedback nga njëri tjetri dhe nga ju. Projekti im aktual është vendosja e feedback-ut të hapur dhe të ndershëm në fillim për të ndihmuar ekipin se mendimet e tyre do të mbështeten gjithmonë nga qëllimet e mira. Mendimet e gjithsecilit bëhen personalisht dhe rrallë përpara gjithë ekipit, duke krijuar një hapësirë të sigurtë për të gjithë.

EQ zakonisht identifikohet si një aftësi e rëndësishme për udhëheqësit. Ndoshta gjëja më emocionalisht inteligjente që mund të bëjnë është ndërtimi i inteligjencës emocionale të ekipeve të tyre.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0