Shkenca thotë: "Multitasking është duke e lodhur trurin tuaj" - Business Magazine Albania

Shkenca thotë: “Multitasking është duke e lodhur trurin tuaj”


A përbëhet rutina juaj e mëngjesit duke kontrolluar emailin, shfletimin në Facebook apo InstaGram, pirjen e një kafeje, vrapin për të kapur autobusin ndërkohë që kerkoni për një ide që ju vjen ndër mend së fundmi, duke kontrolluar njoftimet dhe duke kaluar nëpër email-in tuaj të punës? Vetë numri i aktiviteteve të vendosura në rutinën e mëngjesit tuaj dhe kalimi i vazhdueshëm mes tyre është e mundshme t’ju kenë bërë shumë të lodhur.

Kur ne përpiqemi për të berë shumë punë njëherazi, ne në të vërtetë nuk bëjmë më shumë se një aktivitet në të njejtën kohë por kalojmë shpejt në secilen prej tyre. Por ky kalim është rraskapitës. Kjo pasi harxhon glukozën e oksigjenuar në tru, duke shkarkuar atë energji që është e nevojshme për t’u përqëndruar në një detyrë.

“Ky kalim vjen tek ne me një kosto biologjike që përfundon duke na bërë të ndihemi të lodhur shumë më shpejt se nëqoftëse ne mbajmë vëmendjen në një aktivitet të vetëm” thotë Daniel Levitin, profesor i neuroshkencës në Universitetin McGill. “Njerëzit hanë shumë dhe marrin më shumë kafeinë. Shpesh ajo që ju duhet në të vërtetë, në atë moment, nuk është kafeina, por vetëm një pushim. Nëse ju nuk jeni duke marrë pushime të rregullta çdo dy orë, truri juaj nuk do të përfitojë nga ky filxhan kafe.”

Studimet kanë treguat se njerëzit që marrin pushime 15-minutëshe çdo dy orë janë më produktive, thotë Levitin. Por këto pushime të shkurtra duhet ta lejojnë mendjen të qetësohet: duke ecur, duke shikuar nga dritarja, duke dëgjuar muzikë ose lexuar. “Gjithsecili prej nesh ka një mënyrë të tij. Por lundrimi në Facebook nuk është një prej tyre “, thotë ai. Rrjetet sociale vetëm ju shpërqëndrojnë pasi ju kalojnë sa nga një gjë në tjetrën, duke humbur vëmendjen.

Gloria Mark, pedagoge në departamentin e informatikës në Universitetin e Kalifornisë, “Irvine”, thotë se kur njerëzit ndërpreriten nga puna, zakonisht duhet një kohë prej 23 minutash dhe 15 sekondash për t’u rikthyer në punën e tyre. Shumica e njerëzve do të bëjnë dy ndërprerje para se të rikthehen në projektin e tyre origjinal. Ky kalim çon në rritjen e stresit, thotë ajo dhe kështu ata njerëz që kanë norma të larta të nervozizmit apo të impulsivitetit dhe janë të ndjeshëm ndaj stresit kanë tendenca për keto kalime në detyra më shumë se të tjerët.

Hal Pashler, profesor psikologjie në Universitetin e Kalifornisë në San Diego, vë në dukje se jo të gjitha përpjekjet për të bërë disa punë në të njëjtën kohë janë shpërqëndruese. Nëse ju jeni duke bërë diçka të tillë si pritja në lavanderi, atëherë ju mund të lexoni një libër, ndërsa qëndroni në pritje, pa u shqetësuar. Por, duke u përpjekur për të bërë dy detyra sfiduese në të njëjtën kohë, kjo do të çojë në një ulje të produktivitetit. “Ju nuk mund të bëni dy detyra, qofshin këto edhe të thjeshta, në mënyrë paralele,” shton ai.

Ne po ballafaqohemi me një listë aktivitetesh, çdo ditë e më shumë, si psh njoftimet në internet të cilat ofrojnë gjithnjë e më shumë shpërqëndrime. Mark mendon se ne jemi duke u kushtëzuar gjatë gjithë kohës për të kontrolluar rrjetet sociale dhe email-in. Ajo shpjegon: ” Ju ndoshta mund të jeni duke pritur për një email të rëndësishëm dhe e kontrrolloni shpesh atë. Por kjo ndodh në një orar të caktuar.”

Zgjidhja është që të heqësh dorë nga bërja e disa aktiviteteve njëkohësisht dhe të lësh mënjanë kohë të dedikuar për secilin aktivitet në veçanti. Pra, kontrolloni email-in tuaj herët në mëngjes dhe përsëriteni këtë edhe njëherë në mesditë apo lini mënjanë 10 minuta në pasdite për Twitter-in.

Marks gjithashtu beson se teknologjia mund të ndihmojë në mbrojtjen kundër shpërqëndrimeve të veta, të tilla si programe që i detyrojnë përdoruesit të marrin pushim çdo dy orë. Dhe kur është fjala për projekte afatgjata, Levitin thotë se ju duhet të shpenzoni 25 minuta deri në dy orë duke punuar në një projekt. Nëse ju përpiqeni për të bërë disa detyra në të njëjtën kohë dhe të shpenzoni më pak se 25 minuta në një detyrë të vështirë, atëherë, “ju mezi jeni duke pritur për ta mbaruar.”

Multitasking – Bërja e disa punëve njëkohësisht

Burimi: weforum.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0