Shazam më në fund është i dobishëm - Business Magazine Albania

Shazam më në fund është i dobishëm


Shazam, aplikacion mobile dhe desktop që vepron si identifikues dixhital për këngët, kaloi 1 miliardë shkarkime kohët e fundit, sipas një raporti nga Billboard.

Kompania me bazë në Londër, Shazam Entertainment Ltd., gjithashtu njoftoi se ka arritur përfitimin, më në fund, në sajë të një fokusi të ri mbi shitjet e reklamave, së bashku me të ardhurat nga komisionet për shitje dixhitale të muzikës dhe referime të trafikut në faqet e muzikës.

CEO i Shazam i tha Wall Street Journal se kompania është ende duke dërguar 1 milionë klikime çdo ditë në shërbimet ‘streaming ‘si Spotify, Apple Music dhe të tjerë që e paguajnë atë për trafikun dhe shkëmbime, kur ata bëjnë një blerje. Por të ardhurat nga reklamat tani janë më të mëdha për Shazam-in se burimet e tjera.

Reklamat në Shazam shfaqen ndërsa përdoruesit e aplikacionit kërkojnë në mjedisin e tyre të identifikojnë një këngë ose media të tjera si shfaqje televizive. Reklamat në ekran shpesh nuk kanë të bëjnë me muzikën.

Siç ka raportuar TechCrunch , Shazam ngriti një financim prej 30 milionë $ në fillim të vitit të kaluar në të cilën vlerësimi i kompanisë ka tejkaluar 1 miliardë $.

Kompania ka hyrë në partneritet me krijues të tjerë të aplikacioneve dhe platforma të mediave sociale që të tërheqi sa më shumë përdorues.

Konkurrenca është rritur shumë gjatë 15 vjetëve të ekzistencës së Shazam. Konkurrentët tani shtrihen nga aplikacione në iOS dhe Android si SoundHound dhe MusixMatch, të teknologjisë të njohjes së audios nga Google, Facebook dhe Amazon.

Për shembull, Echo Amazon lejon përdoruesit që të identifikojnë këngët, të cilat luhen në shërbimet e integruara të mediave streaming si Spotify duke bërë pyetje si: “Çfarë kënge po luhet?” Ose “Kush është ky artist?”

shazam-me-ne-fund-eshte-i-dobishem-businessmagPor gjithashtu Shazam vjen me një version të përshtatur për rrjetet e ngadalta, Shazam Lite.

Aplikacioni Shazam nga një motor për zbulimin e muzikës po shndërrohet çdo ditë e më shumë në një rrjet social dedikuar muzikës. “Peshon” vetëm 27 mb dhe sapo t’a hapni do të shfaqen disa muzikë dhe këngë të rekomanduara.

Por ekzistojnë një sërë veçorish, të cilat janë të panevojshme sidomos kur keni një rrjet të ngadaltë apo bandwidth të limituar. Dhe e gjitha shkon drejt asaj që Shazam di të bëjë më mirë: njohjen e muzikës.

Në më pak se 1 mb, aplikacioni i ri Shazam Lite përmban vetëm veçoritë bazë dhe është i përshtatur për rrjet 2G. Mund të funksionojë offline dhe të ruajë këngë të ndryshme gjersa të keni qasje në internet kur edhe do merrni rezultatet.

Aplikacioni është i disponueshëm në një numër të selektuar shtetesh fillimisht. Është falas dhe funksionon me Android 2.3 ose më shumë.

 

burimi: techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0