Përditësuar së fundmi: 15/03/2017

Sfidat e grave në biznes

nga Neada Muçaj
Mar 15, 2017

Shoqëria shqiptare edhe pse patriakale po bën hapa drejt shoqërisë moderne duke shtuar numrin e grave në qeverisje, biznes, edukim dhe shumë fusha të tjera.

 

Kur iu jepet mundësi femrave dhe kur potenciali i tyre shfrytëzohet e gjithë shoqëria përfiton. Gjithsesi gratë vazhdojnë të hasin në pengesa prandaj si shoqëri së bashku me institucionet, organizatat e ndryshme jo-qeveritare duhet t’iu ofrojmë trajnime, mentorim, më shumë pjesëmarrje në treg, si dhe mbështetje finaciare për bizneset e tyre.

Cilat janë sfidat e grave në biznes?

Gratë ndonëse ju është dhënë mundësia sërisht hasin në kufizime finaciare, diskriminim dhe kushtëzim nga roli tyre në familje.

Që nga fillimi punës sime si Menaxhere Klientësh në një agjenci për marketing do t’a quaja veten time me fat sepse nuk kam hasur në pengesa të mëdha. Kam pasur mbështetjen e familjes dhe të gjithë njerëzve që më rrethojnë për të kaluar ato pak vështirësi.

Kam gjetur veten aq mirë në punën time dhe më ka hapur rrugë drejt rrugës së biznesit me qëllim që në të ardhmen të kyçem në pozita vendimarrëse. Por nuk është kështu kudo, pasi ekzistojnë sfidat e grave në biznes në shume pozicione pune dhe shumë nivele.

Një inciativë që vlen për t’u përshëndetur në kompaninë ku jam e punësuar është fakti që jemi të gjitha femra. Kështu të gjitha kemi bërë një thyerje të stereotipeve, madje po bëhemi shembull dhe mbështetje për shumë vajza të reja.

Së bashku me kolegët mendojmë që duhet punuar më shumë në 3 aspekte kur flasim për gratë:

– të iu mundësohet shkollim i plotë dhe i mirëfillitë grave dhe vajzave.

– të ulet papunësia për gjininë femërore.

– mbështetje pa kushte për gratë që drejtojnë biznese.

Si përfundim: “Në qoftë se doni të dini se sa e civilizuar është një shoqëri, shikoni se si i trajtojnë gratë e tyre”.

Prandaj duhet t’i fuqizojmë gratë sepse së bashku me to fuqizojmë veten dhe gjithë shoqërinë.

Shkrim nga Mimoza Musa, Strategic Accounts Manager at MediaK2, për BusinessMag Albania.