"Sfida e Balenës Blu”, loja e rrezikshme që qarkullon në internet - Business Magazine Albania

“Sfida e Balenës Blu”, loja e rrezikshme që qarkullon në internet


Departamenti i Krimit ElektronikGreqi ka dhënë alarmin për lojën vdekjeprurëse që qarkullon në internet, e quajtur “Sfida e Balenës Blu” (Blue Whale Challenge).

E lidhur me të paktën 100 raste vdekjeje në Rusi, Ukrainë dhe disa shtete të Azisë Qendrore, kjo lojë “online” duket se tashmë po shpërndahet nëpërmjet rrjeteve sociale edhe në Europën Perëndimore.

Sfida në fjalë, që u drejtohet kryesisht të rinjve, mund të shkaktojë plagosje serioze për pjesëmarrësit, të cilët bien dakord për të kryer testet që ajo kërkon gjatë lojës që zgjat 50 ditë.

Fillimisht, adoleshentët që pranojnë, krijojnë profilin e tyre në një faqe “online” të quajtur Vkontakte dhe më pas pranojnë udhëzime nga një person i ashtuquajtur Lider. Ky i fundit i shtyn të rinjtë të kryejnë me sukses një sërë aktesh të tejskajshme, jashtëzakonisht të rrezikshme për shëndetin dhe që mund të dëmtojnë në mënyrë fatale trupin e tyre, si vetëplagosje, prerje të lëkurës në forma të ndryshme, apo kacavjerrje në ndërtesa të larta dhe ura, akte për të cilat dërgojnë edhe fotografi.

Por, sfida e fundit që nxjerr fituesin është vetëvrasja. Duke ndjekur shembullin e shumë shteteve europiane, edhe Greqia ka filluar urgjentisht informimin e prindërve si dhe të mësuesve e fëmijëve në shkollat e vendit për fenomenin në fjalë.

Ndërkohë, janë aktivizuar të gjitha mjetet e ndjekjes së krimit elektronik për të zbuluar dhe parandaluar të tilla raste, pasi vlerësohet se fenomeni mund të marrë përmasa reale dhe shumë serioze.

/TopChannel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0