#SelfieFeet është trendi më i ri i fotove - Business Magazine Albania

#SelfieFeet është trendi më i ri i fotove


Selfie sticks janë lajm i vjetër!

#SelfieFeet vendoset tek këpucët tuaja dhe i lejon përdoruesit të bëjë foto të përsosura me ndihmën e një telekomande.

Si funksionon SelfieFeet?
SelfieFeet është i thjeshtë në përdorim: vetëm lidheni atë në këmbën tuaj ose kudo, bashkangjitni një smartphone, pozoni dhe përdorin një telekomandë Bluetooth për t’a shkrepur. Shumë e thjeshtë.

“Unë e kam zhvilluar atë, sepse dua t’i kem duart bosh kur të bëj një selfie. Gjithashtu sepse unë nuk dua të mbaj një shkop selfie kudo me vete. Pra, vendosja e një smartphone në këmbët e mia ishte një zgjidhje e qartë. Sigurisht, ju mund të bashkëngjitni SelfieFeet me gjëra të tjera si psh. një shishe vere ose në ndonjë sipërfaqe metalike magnetike.”- thotë zhvilluesi i këtij trendi të ri.

Çfarë avantazhi ka SelfieFeet në krahasim me shkopin selfie?

Është e re, e bukur dhe cool. Gjithashtu sepse ka shumë vende të cilat e kanë ndaluar përdorimin e shkopit të selfieve si restorante, bare dhe muzetë. Ato janë të bezdisshëm për njerëzit e tjerë dhe definitivisht jo të mirë për sytë tuaj.

Pse thoni se epoka e shkopit të selfie-ve ka mbaruar?

Sepse është e papërshtatshme dhe nuk është “cool”. Vetëm pyesni veten: “Si mund të dukeni me një shkop selfie në dorë gjatë gjithë kohës si një shkop magjik?” A është “cool”? Jo nuk është!

Si kanë reaguar njerëzit për këtë trend të ri?

Në fillim ata qeshin, pastaj mendohen dhe në fund ata janë të dëshpëruar për t’a blerë një të tillë. Kjo është një gjë e bukur, sepse është e ndryshme. Provojeni atë me miqtë tuaj!

*Shënim: Intervista e zhvilluesit të pajisjes është marr në faqen zyrtare selfiefeet.com

Burimi: selfiefeet.com

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0