Sekretet e suksesit të Donald Trump - Business Magazine Albania

Sekretet e suksesit të Donald Trump


Rregulli i parë për të patur sukses? Të mendosh për gjëra të mëdha.

Dhe më pas të ndjekësh instiktin, të flesh pak dhe të hakmerresh për fyerjet.

Janë këto këshillat e manjatit “të keq” që i thotë jo drogës, alkoolit dhe kafesë. Ndërkohë që do të donte një anti-Viagra…

Mendoni Për Gjëra Të Mëdha: “Çfarëdo lloj gjëje që të bëni, ‘think big’.” Është rregulli i artë që ka frymëzuar të gjitha arritjet e epokës moderne, që nga qiellgërvishtësit, deri te zbulimet shkencore dhe shpikjet teknologjike”.

Binduni: “Të mësosh të marësh urdhëra është gjë e rëndësishme për lidershipin, sepse para se të jeni një lider, duhet të mësoni të jeni një ndjekës i mirë”.

Pagjumësia: “Jam kaq shumë i dashuruar me punën, saqë fle vetëm 3-4 orë gjatë natës. Mezi pres të ngrihem sërish dhe të shkoj të punoj, sepse dëfrehem shumë”.

Instikti Bazë: “I dëgjoj të gjithë, por në fund vendos unë. Ndiqni instiktin tuaj personal. Pa intuitë do të lodheni shumë për të mbërritur në majë”.

Shkurt: “Në mbledhje mos u zgjasni shumë. Ligjërimi duhet të jetë i shkurtër dhe të mbërrijë menjëherë në temë. Dita ka pak orë: sa më të shpejtë të jemi, aq më shumë gjëra mund të bëjmë”.

Hakmarrja: “Nëse dikush ju fyen, bëjeni të paguajë. Nuk është një këshillë lartësuese, por vjen nga eksperienca. Përndryshe ju marrin për frikacak. Reagoni! Kështu të gjithë do t’a dinë kush jeni, dhe nëse e provojnë, do të gjejnë një kockë të fortë”.

Falas: “Kur shkoj në restorant, sidomos pas shfaqjes ‘The Apprentice’, ha gjithmonë gratis. ‘Z. Trum, ofrojmë ne’, edhe nëse jam i shoqëruar nga 10-15 persona.

JO Drogës, Alkoolit, Kafesë: “Një prej vëllezërve të mi vdiq nga alkoolizmi. Ishte një djalë i pashëm, personalitet i mrekullueshëm. E pashë të shpërbëhej. Nuk kam marë asnjëherë drogë apo alkool. Nuk pi as kafe”.

I Pasur, Jo Lakmitar: “Përkundër asaj që mendohet, të pasurit nuk janë lakmitarë. Sipërmarrësit duhet të jenë shumë bujarë, për t’u bërë të pasur”.

Martesa: “Njeriu martohet për dashuri. Por martesa është një kontratë, nuk hyn fare dashuria. Nëse dashuria merr fund, mbetet vetëm një ish e hidhëruar. Nuk ka asgjë më të keqe se sa një ish bashkëshorte e hidhëruar. Po të mos kisha bërë marrëveshje paramartesore me Ivanën dhe Marlën, do të isha në trotuar”.

Viagra: “Është fantastike, por nuk kam patur asnjëherë nevojë. Do të doja një anti-Viagra, me efektin e kundërt. Nuk po mburrem, jam thjesht me fat. Nëse të duhet Viagra, ndoshta je me gruan e gabuar”.

Gratë: “Jini të paturp, të sigurtë te vetja, shkëlqyes, shakatorë dhe do të keni gjithë gratë që do të donit të kishit”.

Rrëmuja: “Tavolina ime e punës është e mbushur me letra. Një rrëmujë e vërtet. Por unë e di se ku ndodhet çdo gjë, kështu orientohem. Unë gjithmonë jam i zënë me punë dhe kam vënë re se njerëzit e suksesshëm kanë shumë gjëra mbi tavolinë.”

Fitimtar: “Më pëlqen suksesi. Jam shumë konkurrues. Më pëlqen të fitoj kur studioj, luaj, bëj biznes, politikë”.

Hidhuni: “Mos lini asnjë sekondë për dyshime. Kur mendoni: ‘Nuk jam i sigurt që mund ta bëj’, transformojeni në: “Do të ndjehem i madh kur t’a kem bërë!”

/Evancarmichael.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0