Një gjykatë ka vendosur se koha e kaluar gjatë udhëtimit për në punë dhe nga puna në shtëpi është "punë" - Business Magazine Albania

Një gjykatë ka vendosur se koha e kaluar gjatë udhëtimit për në punë dhe nga puna në shtëpi është “punë”


Udhëtimet nëpër trenat dhe autobuzat e tejmbushur, trafiku në kohën e pikut për shumë puntorë mund të jetë pjesa më e vështirë e një dite pune.

Një gjykatë Europiane ka vendosur se koha e kaluar gjatë udhëtimit për në punë dhe nga puna në shtëpi duhet të llogaritet në të vërtetë si punë, dhe kompanitë të paguajnë punonjësit për kohën e tyre në përputhje me rrethanat. Gjykimi zbatohet për punëtorët pa një zyrë të caktuar, të tillë si elektriçistët, punonjësit e kujdesit, dhe përfaqësuesit e shitjeve, dhe do të prekë miliona punonjës të sektorit privat dhe publik në të gjithë Bashkimin Europian.

Gjykata Europiane e Drejtësisë tha se vendimi i saj është bërë për të përkrahur shëndetin dhe sigurinë e punëtorëve, e cila është e mbrojtur nga direktiva e kohës së punës të BE-së. Ky legjislacioni urdhëron që asnjë punonjës nuk duhet të jetë i detyruar të punojë më shumë se 48 orë në javë.

Vendimi vjen nga një rast ligjor në Spanjë përfshirë Tyco, një kompani që instalon sistemet e sigurisë. Tyco mbylli zyrat e saj rajonale në vitin 2011, dhe kështu punonjësit duhet të udhëtonin nga shtëpia tek pikat e punës.

“Fakti që punëtorët fillojnë dhe përfundojnë udhëtimet në shtëpitë e tyre rrjedh drejtpërdrejt nga vendimi i punëdhënësve të tyre për të hequr zyrat rajonale dhe jo nga dëshira e vetë punëtorëve,” tha gjykatësi (pdf).

“Kërkesa e tyre për të mbajtur barrën e zgjedhjes së punëdhënësve të tyre do të ishte në kundërshtim me objektivin e mbrojtjes së sigurisë dhe shëndetit të punonjësve të ndjekur nga direktiva, e cili përfshin domosdoshmërinë e garantimit të një periudhe minimale pushimi për punëtorët.”

 

burimi: qz.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0