Samsung organizon konkursin për dizajnin e aksesorëve të televizorëve QLED - Business Magazine Albania

Samsung organizon konkursin për dizajnin e aksesorëve të televizorëve QLED


Seul, Kore – 20 Qershor, 2017 – Samsung Electronics njoftoi për herë të parë konkursin e parë global të dizajnit të aksesorëve televizivë në bashkëpunim me Dezeen, një revistë për dizajnin dhe arkitekturën, që do të zhvillohet nga data 16 Qershor deri më 1 Gusht. Për të marrë pjesë në konkurs me një çmim total prej 30,000 euro, dizenjuesit duhet të paraqiten me dizajnin e një mbajtëse për QLED TV dhe me një plan biznesi strategjik.

5 finalistët më të mirë të “Dezeen X Samsung QLED TV: Konkursi për Dizajnin e mbajtësve të TV” do të ftohen të bëhen pjesë e Internationale Funkausstellung (IFA) 2017, shfaqja më e madhe në Europë për pajisjet elektronike dhe shtëpiake, që mbahet në datat 1 – 4 Shtator në Berlin, Gjermani.

Lexoni: “SAMSUNG, NUK KA MË ASGJË TË PAMUNDUR PËR TË!

Këto dizenjime do të prodhohen në mjete reale, të cilat do të ekspozohen si pjesë e një instalimi të veçantë në IFA 2017 në stendën e Samsung. Fituesi i çmimit të madh të konkursit do të shpallet në IFA dhe do të fitojë një çmim prej 8,000 €.

dizajnin

“Ne duam t’u japim të gjithëve, përfshirë edhe konsumatorëve tanë, mundësinë për të treguar kreativitetin e tyre dhe për të na ndihmuar në dizejnimin e aksesorit të ardhshëm të televiziorit”, tha HS.Kim, President i “Visual Display Business” pranë Samsung Electronics. “Vizioni përfundimtar i Samsung është krijimi i një platforme të hapur për të gjithë dizenjuesit në mbarë botën, ku ata mund të shfaqin talentin e tyre përmes dizajneve unike të mbajtësve të TV, që përshtaten në mjedise të ndryshme të shtëpisë.”

Lexoni: “Samsung Electronics ngre nivelin e produkteve në tregun e aksesorëve televizivë

TV QLED e Samsung është një televizior që u jep konsumatorëve lirinë për të vendosur televiziorin kudo në shtëpinë e tyre. Elementet revolucionare të dizajnit të TV QLED adresojnë pikat kyçe që konsumatorët kërkojnë, në mënyrë që të krijojnë teknologji që i përshtatet çdo shtëpie pavarësisht mënyrës së dizejnimit.

Muajin e kaluar, Samsung njoftoi lançimin e aksesorëve të TV QLED duke përfshirë mbajtësen Gravity dhe Studio, si dhe kabllon e saj inovative “Invisible Connection”, një kabllo optike transparente e dizejnuar për të eleminuar vendosjen e çrregullt të televizorëve. Këto mbajtëse të ndryshme lejojnë përshtatjen individuale, ndërsa kabllot optike i lejojnë përdoruesit të shmangin rrëmujën dhe të rimarrin hapësirën e tyre të shtëpisë.

 

Linja TV QLED e Samsung ishte e para në botë që standartizoi strukturat e veta të televizorit, duke i bërë ato të pajtueshme si për modelet 55 inç dhe 65 inç QLED TV, po ashtu edhe për The Frame. Duke filluar me këto produkte, Samsung synon të zgjerojë tregun e aksesorëve televizivë.

Me mbi 13 milionë shikime unike mujore dhe 2.8 milionë abonentë aktivë, Dezeen është një nga botuesit më të mëdhenj online për dizajnin. Audienca kryesore e saj është arkitektura dhe profesionistë të dizajnit, si dhe teknologji të mirënjohura dhe konsumatorë të dizajnit.

Pjesëmarrësit në konkurs janë të duhet të paraqesin një prezantim inovativ, vizatim 3D të planit të tyre të dizajnit dhe planin taktik të biznesit për mbajtësen e tyre të televizorit. Procesi i aplikimit dhe dorëzimit do të bëhet përmes faqes së internetit të Dezeen.

Për të shkarkuar një aplikim dhe për të mësuar më shumë rreth Dezeen X Samsung, ju lutem vizitoni www.dezeen.com.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI dhe LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Lexoni: “Samsung Prezanton Televizorët e Rinj Lifestyle në Eventin e Lançimit Global në Paris

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0