Samsung Galaxy S7 vjen me kamerë prej 20 MP

Samsung Galaxy S7 vjen me kamerë prej 20 MP


Gjatë javëve të fundit, kemi dëgjuar mjaft shumë për modelin e ri dhe kryesor të Samsung, Galaxy S7.

Thashethemet e mëparshme kanë lënë të kuptohet se Samsung është në bisedime me kompaninë Sony për vendosjen e sensorit të kamerës përdorur në Xperia Z5, ndërsa një tjetër thashethem sugjeron se Samsung do të ketë një kamerë standarde me 12MP, por me një sensor më të madh për fotografi me cilësi edhe më të mirë.

Tani, një tjetër raport medial sugjeron se Samsung Galaxy S7 do të vijë me një aparat fotografik prej 20MP për foto dhe videot, dhe se i njëjti gjithashtu do të vijë me mbështetje për fotot RAW.

Kjo mund të thotë se Samsung mund të ofrojë paraprakisht mundësi të reja për përmirësimin e fotografive nga telefoni i saj, në mënyrë që përdoruesit të munden shumë kollaj para se ata të shkrepin një imazh ta rregullojnë atë, një karakteristikë dhe diçka që është e pranishme në kamerat DSLR.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0