Sa bakshish duhet të lini në vendet europiane? Po në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Sa bakshish duhet të lini në vendet europiane? Po në Shqipëri?


Kur udhëton ndonjëherë është e vështirë për të ditur nëse duhet të lësh bakshish apo jo.

Zakonet ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik PopSugar ka bërë një përmbledhje të bakshisheve për të gjitha vendet europiane.

Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante.

Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe Hercegovinë janë shumë të ulëta, prandaj bakshishet do të vlerësohen. Ato janë të pranuara në restorante dhe bare (5-10 % të totalit të faturës).

Bullgari: Stafi në Bullgari paguhet me pagë minimale, prandaj pret që ti t’i shpërblesh me ndonjë bakshish. (mesatarja është 10% e faturës)

Republika Çeke: Të lesh 10% bakshish nga totali, veçanërisht në qendrat turistike, si Praga dhe Cesky Krumlov.

Gjermania: Shërbimi gjithmonë është i përfshirë në faturat e restoranteve, por sikurse shpjegohet edhe në website-in knigge.de, duhet të japësh bakshish edhe kur nuk je i detyruar. Rrumbullakosja e faturës do të jetë e mjaftueshme.

Lexoni: Industria e bakshisheve: Si funksionon ?

Greqia: Disa restorante e rrumbullakosin faturën paraprakisht, kështu që bëni mirë që të hapni sytë para se të jeni dorëlëshuar. Kur të jepni bakshish, lëreni mbi tavolinë ose në dorë kamerierit. Disa pronarë nuk i lejojnë kamerierët që ta mbajnë bakshishin.
Irlandë dhe Angli: Gjithmonë pritet që të japësh deri në 10% të faturës bakshish në rast se shërbimi ka qenë shumë i mirë. Gjithsesi, ndonjëherë shërbimi është i përfshirë në faturë. Në këto raste mos u ndjeni të detyruar të lini më tepër bakshish.
Itali: Bakshishet nuk priten duke qenë se shërbimi është ngarkuar brenda faturës. Pjesa më e madhe e njerëzve vendosin mbi tavolinë disa euro, por rrallë herë më shumë se 10% e faturës.
Kosovë: Në Kosovë, bakshishi nuk pritet, por vlerësohet.
Maqedoni: Duke marrë në supozim se shërbimi është i mirë, 10% bakshish mirëpritet në çdo restorant. Gjithashtu është e zakonshme që t’u lesh bakshish shofereve të taksive, apo së paku të rrumbullakosësh faturën.
Mali i Zi: Në Malin e Zi, bakshish iu lihet kamerierëve, shoferëve të taksisë dhe stafit të hoteleve.
Holandë: Tarifat e shërbimit do të iu ngarkohen në të gjitha faturat (përfshirë edhe taksitë)
Poloni: Në Poloni, shoferët e taksive presin që t’iu lesh bakshish deri në masën 10% të faturës. Në restorante sigurohuni që bakshishi nuk është i përfshirë në faturë. Në rast se jo, ju duhet të jepni një bakshish në 10% të totalit të faturës. Mbani një gjë parasysh:
Faleminderit përkthehet “mund ta mbash kusurin”.
Portugali: Bakshishi është tepër i zakonshëm në Portugali, veçanërisht në zonat turistike. Shoferët e taksive presin që ta rrumbullakosësh faturën në 5 euron më të afërt, restorantet presin t’iu lësh 10% të faturës dhe baret presin t’ju lësh disa euro.
Rumania: Bakshishet janë shumë të rëndësishme në Rumani, sa që duhet të japësh edhe në spitale përpara se të të vizitojë doktori.
Serbi: Lënia e bakshishit në Serbi nuk është e detyrueshme, por do t’ju vlerësohet. Taksitë, lokalet dhe restorantet presin që të lini një bakshish duke rrumbullakosur faturën.
Zvicër: Shërbimi do t’ju përfshihet në pjesën më të madhe të faturave, prandaj mos u shqetësoni në lidhje me bakshishet.
Turqi: Në Turqi, pritet që të lini 5-10% bakshish të faturës, në bare, restorante dhe kafe. Edhe faturat e taksive pritet që të rrumbullakosen.
Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0