Përditësuar së fundmi: 12/04/2017

Çfarë ndryshon në rregulloren e re për dronët?

Share
nga Anerola Torollari
Pri 12, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Pas rritjes së numrit të personave që përdorin sistemet e mjeteve ajrore pa pilot (SAP), si dhe interesit në përdorimin e tyre komercial mbi territorin e Republikës së Kosovës, është paraqitur nevoja për nxjerrjen e Rregullores së re për SAP e cila hyn në fuqi nga sot.

“Rregullorja e re përcakton kushtet e veçanta për pilotët e dronëve. Disa nga risitë obligative të rregullores janë regjistrimi i dronëve, përcaktimi i kategorive, klasifikimi i zonave të operimit me SAP, kushtet operative për SAP, tarifat e regjistrimit, sigurimi ndaj palëve të treta, testi teorik për peshat më të rënda, nënshkrimi i deklaratës nga pronari apo operatori mbi përgjegjësinë e operimeve dhe aprovimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës”, thekson raporti për rregulloren e re të AAC-së për dronët.

Rregullorja e re nuk zbatohet për SAP-të që kanë masë operimi më të vogël se 0,5 kg (të quajtur “lodra”), që nuk mund të zhvillojnë energji kinetike mbi 79 J, shpejtësia maksimale ajrore e tyre nuk kalon 20 m/s, rrezja maksimale është deri në 15 m dhe lartësia maksimale është deri në 30 m.
Gjithashtu, rregullorja e re nuk përfshin operimet e dronëve të agjencive për zbatimin e ligjit, emergjencave të ndryshme dhe dronët e përdorur për qëllime ushtarake.

“Pas marrjes së aprovimit nga AAC-ja, pronari ose operatori i SAP-së duhet të paraqesë kërkesën në Shërbimin e Informatave Aeronautike (SHIA) të Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit Ajror të Republikës së Kosovës (ASHNA) për koordinimin civil-ushtarak, të paktën 72 orë para çdo fluturimi të planifikuar me dron”, thuhet në raportin e Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës .

Burimi: Telegrafi

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00