Romana Vlahutin “Shqiperia duhet te fokusohet tek reformat e medha” - Business Magazine Albania

Romana Vlahutin “Shqiperia duhet te fokusohet tek reformat e medha”


“Pershtypja ime e pare, ajo qe ne fakt nuk e prisja, eshte qe Shqiperia eshte disi e ndryshme nga te gjitha vendet e tjera te rajonit.

Dhe ka shpjegime llogjike per kete, njera eshte trama e izolimit dhe regjimi qe shtypi lirine e njerezve ne menyren me te keqe te mundshme. Ne njefare menyre, kam pershtypjen se rregullat ende perceptohen si diçka qe nuk ndihmon. Dhe kjo nuk ka si te jete me e kundert me te verteten,” thote Kroatja Vlahutin ne kete interviste.

Keshtu, si rrjedhoje, konstanton ajo, Shqiperia ende ka disa probleme serioze me zhvillimin, ndaj puna duhet te fokusohet ne dy shina paralele: zhvillimi i vendit dhe reformat.
Pikerisht tani duket se eshte momenti per te ecur ne keto dy shina porse situata e acaruar politike vazhdon te mbetet shqetesuese “jo vetem per miqte e Shqiperise por besoj edhe per te gjithe qytetaret e Shqiperise.”
“Vendi juaj eshte ne pozicionin me te mire te mundshem ne kete moment: ju keni statusin e vendit kandidat dhe tani duhet te fokusoheni te reformat e medha, si reforma e sistemit gjyqesor dhe administrates publike, reforma qe do ta benin korrupsionin dhe te gjitha llojet e abuzimeve te pamundura. Per kete ju nevojitet gjithe forca juaj, si dhe fuqia e trurit dhe vullneti politik – te tera bashke. Por ne vend te kesaj, po behemi deshmitare te nje numri lendimesh te veteshkaktuara. Ky eshte ne kundershtim me interesat e vendit tuaj,” komentoi ajo lidhur me situaten politike aktuale ne vend.
Me konkretisht, sa i takon bojkotit te Parlamentit nga opozita prej muajsh tashme, Ambasadorja e BE-se ve re se “Pozicioni i BE-se eshte i qarte: pergjegjesia per qeverisjen u takon atyre qe jane zgjedhur per ta bere kete. Qeverisja nuk eshte vetem ne qeverisjen qendrore, por eshte edhe ne nivel vendor, brenda radheve te opozites. Qeverisje do te thote te respektosh njerezit qe te kane votuar, ne menyre qe te perfaqesosh interesat e tyre. Ne demokraci, kjo mund te behet vetem ne institucione. Te gjithe politikanet ne Shqiperi duhet te rimarrin pergjegjesite e tyre themelore – tu sherbejne njerezve.”

Nje bashkim i politikes per te qene ne balle te zgjerimit, sipas saj, do te ishte nje shans per te mos u humbur. “Kjo eshte nje detyre e pergjithshme dhe te gjithe duhet ta kuptojne se vendi i tyre dhe qytetaret e tij jane shume me te rendesishem se çdo individ apo interes partiak,” pohon diplomatja kroatja ne intervisten e saj tek liston shtetin ligjor, reformat dhe te berit bashke si tre prioritetet kyçe te vendit per momentin aktual.
“Per shtetin ligjor mendoj se gjithkush e kupton se kjo eshte sfida kryesore per te ardhmen, qe nga reforma e sistemit gjyqesor deri tek ndergjegjesimi se pagesa e faturave te energjise elektrike dhe kalimi i rruges tek vijat e bardha eshte gjithashtu shtet ligjor. Gjeja e dyte eshte zbatimi, nje kerkese absolute qe te kete rezultate te besueshme te zbatimit te rregullave dhe rregulloreve. Thjsht legjislacioni nuk e ben kete. Dhe se treti, politikanet duhet te mos e humbasin shansin qe ju dha Shqiperise per te qene ne balle te procesit te zgjerimit,” shpjegoi ajo.
Pa plotesuar keto kritere te domosdoshme, Vlahutin mendon se nuk ja vlen te spekulosh me daten e mundshme te hapjes se negociatave me BE-ne. “eshte shume e qarte se tani Shqiperia do te duhet te krijoje nje precedent shume te besueshem per zbatimin e reformave,” pohoi ajo.

Per te hedhur me shume drite rreth ketyre reformave qe qendrojne sot perpara Shqiperise dhe se pse vendi duhet ti kryeje ato, Ambasadorja ka vendosur te beje nje fushate te gjere komunikimi me qytetaret shqipetare te cilet ne fund te fundit jane te zotet e fatit te tyre. “Kam pershtypjen se ka nje hapesire te madhe per permiresim ne komunikimin me shqipetaret, per tu shpjeguar se rregullat jane per ti mbrojtur, se reformat e BE-se kane si synim perfundimtar qe ta bejne shume me te mire cilesine e jetes se tyre individuale. Gjithashtu, dua te punoj shume ne nivelin vendor, komunitetet vendore jane shtylla kurrizore e nje shteti,” perfundon Vlahutin.

Publikuar tek gazeta Panorama,  27.11.2014

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0