Roli i besimit në ndërtimin e markës - Business Magazine Albania

Roli i besimit në ndërtimin e markës


Të perceptohesh si inovator është veprimi më i rëndësishëm marketing për krijimin e besimit në një brand të të Mirave Konsumatore që Rriten me Shpejtësi, sipas analizës së sjelljeve të blerësve të 12,000 konsumatorëve europianë.

Europanel, një partneritet global midis firmave të kërkimit GfK dhe Kantar Worldpanel, udhëhoqi një studim madhor në fillim të vitit 2015 në tre markat më të të mëdha të kategorisë Të Mira Konsumatore që Rriten me Shpejtësi (FMCG) nëpër 9 vende europiane.

Ai vlerësoi përgjigjet nga 12,000 konsumatorë dhe i lidhi ato me sjelljet e blerjeve të 150,000 individëve për të bërë një lidhje ndërmjet besimit dhe suksesit të brandit.

Këshilluesi i Europanel, Dr. Oliver Koll shpjegon se inovacioni nga një brandë është më tepër i lidhur me besimin se sa prezencën në mediat sociale ose perceptimin e reklamimit.

“Aktiviteti i promovimit të perceptuar, nga ana tjetër, nuk ka impakt në besimin dhe nivelet aktuale të promovimit lidhen negativisht me besimin,” shkruan ai.

“Duket se brandet që mbështeten shumë në zbritjet e çmimeve për të shitjen e produkteve mund të rrezikojnë besueshmërinë e ofertave të tyre,” ka shtuar Koll.

Një mjet efektiv për markat që kërkojnë të ndërtojnë më shumë besim është të zhvillohet reputacioni i të qënit “korrentë” ose “modernë” sepse ky perceptim është shumë më i rëndësishëm se sa pasja e një trashëgimie të gjatë ose të shikohesh si një ikonë lokale.

Zhvillimi i reputacionit për shkak të qënit një brand gazmor ose emocionues nuk lidhet domosdoshmërisht me nivelet e larta të besimit në një markë, ka gjetur kërkimi, por ofrimi në mënyrë konsistente i cilësisë së lartë është esencial për të qënë i perceptuar si prestigjioz.

Rëndësia e përgjithshme e besimit nënvizohet edhe në gjetjet e studimeve të tjera që kanë zbuluar se një në tre konsumatorë do të rekomandonte brande nga ato me besimin më të lartë.

Për më tepër, një në gjashtë europianë thanë se do të përgatiteshin për të paguar një çmim më të lartë për këto marka, ose më shumë se dyfishi.

Në një prej këshillave të tij të fundit për markat, Koll thotë: “Besimi i lartë krijon në rreth vicioz, të ndihmon të fitosh më shumë blerës, gjë e cila nga ana e vet lidhet me nivele të larta të besimit.

“Ndërsa studimi tregon se disa brande mund të fillojnë nga një pozicion i vështirë (për shkak të mesatares se kategorisë së tyre, bazës blerëse apo të vendit), çdo brand mund të fitojë besim, por duhet ta mbrojë këtë pozicion në mënyrë të vazhdueshme.”

 

/ Warc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0