Reklamat: Ato ‘Mobile’ do të parakalojnë gazetat

Reklamat: Ato ‘Mobile’ do të parakalojnë gazetat


Në vitin 2016 reklamat në internet nëpërmjet mobile pritet të bëhen mediumi i 3-të më i madh, duke u renditur pas Televizionit dhe internetit nga desktop-ët dhe në të njëjtën kohë duke lënë pas reklamat në gazeta – kështu parashikohet nga ZenithOptimedia.

Parashikimet më të fundit ‘Advertising Expenditure Forecasts’ të agjencisë së mediave tregojnë se vitin e ardhshëm reklamat në mobile do të përbëjnë 12.4% të totalit të shpenzimeve për reklama, ndërkohë që gazetat do të jenë veç 11.9%. Në vlera monetare reklamat në mobile do të rriten 38% në 2016, ndërsa ato në gazeta do të zvogëlohen me 4%.

 

Reklamat mobile është një forcë në lëvizje në tregun global të reklamave, sipas ZenithOptimedia, pasi do të kontribuojë me 83% në buxhetet e reklamave në vitet 2014-2017.

“Teknologjia mobile është duke transformuar mënyrën e jetesës së konsumatorëve në gjithë botën dhe po ndikon modelet e biznesit në të gjithë industritë,” – tha Steve King, Ceo i ZenithOptimedia WorldWide.

“Ne jemi dëshmitarë të tranzicionit më të shpejtë në histori të buxheteve të reklamave ku si marketerët ashtu edhe agjencitë tentojnë të ecin me të njëjtin ritëm të cilin konsumatorët përqafojnë mënyrën mobile të jetës.”

Dhe me sa duket me të njëjtin ritëm që rritet reklama mobile me të njëjtin ritëm pëson rënie shtypi në të gjithë botën. ZenithOptimedia parashikon që reklamat në gazetat e shtypura do të reduktohen me 4.9% çdo vit deri në 2017, ndërsa reklamat në revistat e shtypura do të reduktohen me një normë 3.2% çdo vit.

Duke sjellë një rënie të shpenzimeve për reklama tek këto të dyja (gazeta dhe revista) nga 19.6% në 16.7% në vitin 2017.

Në atë vit, reklamat në internet pritet të zënë 34% të shpenzimeve globale në reklama, pa pas televizionit që do zërë 35.9% dh mendohet që do të zënë vendin e parë në vitin 2018 nëse ndiqet ky trend.

Shpenzimet për reklama në total parashikohen të rriten 4% këtë vit dhe të shpejtojnë më rritjen në nivel 5% në 2016.

Ndërkohë burime të tjera ndërkombëtare, siç është International Ad Forecast i Warc, zbuluan se parashikimi për shpenzimet në reklama në gazeta pritet të bien mesatarisht 8.3% në vit më 2015-2016, ndërkohë që shpenzimet totale për reklama në internet duhet të rriten me 14.2%.

Sipas po këtij burimi, shpenzimet totale për reklama pritet të rriten me 2.8% në nivel botëror këtë vit dhe me 4.5% vitin e ardhshëm.

 

Ky artikull u publikua nga Warc; burimi i të dhënave ZenithOptimedia; përkthyer, redaktuar & përshtatur në shqip nga stafi i Business Magazine Albania.

Reklamat: Ato ‘Mobile’ do të parakalojnë gazetat – Nëse ju pëlqen ky artikull, ndajeni me miqtë në rrjetet sociale ose komentoni për të dhënë mendimin tuaj. Më shumë artikuj tw ngjashëm i lexoni në kategorinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0