Reklama e Pepsit, një dështim për kompaninë - Business Magazine Albania

Reklama e Pepsit, një dështim për kompaninë


Pepsi tërhiqet dhe jep një deklaratë të veçantë për Kendall Jenner.

Pas një revolte online, Pepsi zyrtarisht është tërhequr nga reklama me Kendall Jenner dhe i ka kërkuar falje publike yllit të “Keeping Up with the Kardashians”

21-vjeçarja është bërë pjesë e reklamës më të re të kompanisë së njohur “Pepsi”, por pavarësisht se është një nga vajzat më të pëlqyera në rrjetet sociale, këtë herë nuk ka arritur t’i bëjë njerëzit për vete.

Në video, Jenner është e zënë me fushatat e saj publicitare e me koleksionet e modës, ndërkohë që një turmë e madhe njerëzish po proteston në rrugë. Protesta bllokohet nga policia dhe në momentin që turma bie në kontakt me forcat e rendit, Kendall u ofron atyre një kanaçe “Pepsi”.

Mesazhi i të gjithë reklamës ka dalë nga konteksti, duke nënkuptuar se kompanitë e mëdha përdorin frikë për të shitur produktet e tyre.

Kjo reklamë është e ngjashme me atë të “Coca Cola”-s në vitin 1971, por ndryshe nga “Pepsi”, e para e përdori videon për të kundërshtuar ndërhyrjen në Vietnam të ushtrisë amerikane.

Për këtë arsye gjigandi i pijeve të gazuara deklaroi: “Pepsi po përpiqej të projektonte një mesazh global bashkimi, paqeje dhe mirëkuptimi. Qartësisht nuk ia dolëm dhe për këtë kërkojmë falje. Nuk ishte qëllimi jonë që të bënim të dukej e lehtë asnjë çështje serioze”.

Kompania vazhdon duke bërë me dije se do të tërheqin çdo lloj materiali lidhur me këtë çështje dhe i kërkojnë falje Kendall që “e vendosën në këtë pozitë”. Edhe supermodelja 21 vjeçare fshiu nga rrjetet e saj sociale çdo lloj materiali që lidhej me këtë reklamë.

https://www.youtube.com/watch?v=dA5Yq1DLSmQ

/CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0