Përditësuar së fundmi: 17/03/2017

Pse Video është bërë trendi më i fundit i marketingut?

nga Neada Muçaj
Mar 17, 2017

Marketingu online ndryshon sipas prurjeve dhe metodave të reja të teknologjisë. Çdo vit krijohen mundësi të reja dhe kanale të reja sociale të cilat tërheqin vëmendjen e përdoruesit.

Por mesa duket 2017 është viti i video marketingut!

Marketingu me anë të videos nuk është një risi, por tregu po ndryshon dhe video është një fitues i qartë në këtë drejtim.

Trendet e Video Marketingut

Youtube momentalisht e dominon këtë fushë me një miliardë përdorues që shohin qindra milionë orë çdo ditë. Youtube tërheq më shumë audiencë, me moshë nga 18 deri në 49 vjeç, krahasuar me rrjetet e tjera kabllore.

Trafiku i YouTube u zgjerua më shumë se 40% më shumë nga viti i kaluar. Facebook tani ofron video embedded dhe livestreaming dhe shërbime si Periscope e Facebook kanë filluar të tërheqin pionerët e marketingut në kohë reale.

Reklamat Video në rezultatet e kërkimit

Një tregues tjetër i qartë i popullaritetit të video marketingut janë video reklamat e pashmangshme në rrjet. Google dhe Bing po testojnë përdorimin e videove për rezultate më të pasura për një kërkim.

Pse video marketingu është efektiv?

Marketingu i përmbajtjes dhe media sociale e ka ndryshuar “lojën” e marketingut në shumë mënyra. Prezantimi i brandit ka zënë vendin kryesor, i shtyrë nga ideja për ta lejuar biznesin të lidhet në një mënyrë më kuptimplotë me bazën e konsumatorëve.

Për bizneset e vogla, video është një mënyrë jo shumë e shtrenjtë për të hapur dyer të reja. ndërsa bizneset e mëdha nuk kanë shumë avantazh në këtë drejtim. Kompanitë e vogla mund të veprojnë në disa mënyra:

• Duke iu përgjigjur FAQs të konsumatorëve (sektori pyetje përgjigje)
• Paraqitja e produkteve në veprim
• Duke kërkuar vlerësimin e nga konsumatorët real si përdorues virtual
• Prezantimi i stafit dhe një paraqitje e shkurtër e veprimtarisë që ushtron kompania
• Demostrimi i përdorimit të produktit
• Përfshirja e video-ve rekomanduese

Mijëra biznese të vogla në YouTube kanë ndërtuar audiencë dhe besueshmëri me reklama të thjeshta dhe të drejtpërdrejta. Studimet e ndryshme tregojnë se video ka një ndikim të madh mbi shitjet, veçanërisht për bizneset e vogla dhe bizneset që zhvillohen në shtëpi.

Teknologji të reja në të ardhmen

Çdo aspekt i marketingut në vitet e fundit ka lëvizur drejt personalizimit, targetimit dhe përmbajtjes interaktive. Teknologjia e re e videos e çon konceptin në një nivel tjetër, me video tërheqëse që janë gjithmonë në lëvizje të vazhdueshme në faqe. Mbledhja e të dhënave, anketimet, sondazhet dhe video të tjera do të bëhen më se të zakonshme për syrin tonë.

Përafërsisht 96% e reklamuesve B2B (biznes me biznes) po përdorin video, por bizneset e vogla B2C (biznes me konsumatorin) janë treguar më të ngadaltë në adaptimin e kësaj risie për shkak të kostove të prodhimit apo thjesht kanë ngurruar të shpenzojnë dollarë për marketing me anë të teknologjisë të cilën ata nuk e shohin si shumë efektive.

/SmallBizTrends

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00