Përditësuar së fundmi: 14/04/2017

Pse po e përdor Coca-Cola Jennifer Aniston për reklamën e Smartwater?

nga Fiorela Jaupi
Pri 14, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Marka Smartwater e Coca-Cola është marka me çmim premium në Shtetet e Bashkuara. Tani, gjigandi i pijeve dëshiron t’i sigurojë markës ruajtjen e pozicionit udhëheqës në treg.

Këtë pranverë, gjigandi i pijeve do të zbulojë një fushatë të re reklamimi ku do të luajë aktorja Jennifer Aniston, e cila ka shërbyer si ambasadore e markës dhe ka qenë në reklamat e Smartwater në të kaluarën.

Fushata e cila do të shfaqet në revistat e shtypura, në platformat dixhitale dhe sociale, por jo në televizion, fokusohet në ” shijen e pastër dhe pastërtinë “e markës, thotë Coca-Cola. Ajo përmban katër momente nga Aniston, duke përfshirë një ecje me qenin e saj dhe ndërkohë që ajo është duke ecur në tapetin e kuq. Natyrisht, në të dyja fotot, Aniston është duke mbajtur një shishe Smartwater.

Vendimi i Coca-Cola për të lançuar një reklamë të re të Smartwater duke shfaqur një njeri të famshëm vjen si pasojë e konkurrencës pasi konsumatorët po e pëlqejnë më shumë këtë kategori dhe po largohen nga pijet me gaz. Amerikanët tani pijnë më shumë ujë në shishe se sa pije me gaz si Coca-Cola, PepsiCo dhe Nestle, të gjitha në përpjekje të përfitimit nga ky trend.

Por brenda industrisë së ujit, ka dhe të ashtuquajtur kategori “premium”. Ujërat Premium kanë dizajne tërheqëse dhe çmim më të lartë. Tregu ka vlerë rreth 2.8 miliardë $ vetëm në SHBA dhe Smartwater komandon rreth 45% të këtij nën-segmenti. Fiji renditet e dyta me 19%, pasuar nga 12% të tregut e Nestle me San Pellegrino.

Kjo kategori është bërë edhe më popullore, pasi PepsiCo vitin e kaluar debutoi me ujin premium të kompanisë, të quajtur LIFEWTR. PepsiCo zhvilloi një reklamë në Super Bowl për të mbështetur markën e re.

Fushata e re e Coca-Cola është me siguri një përgjigje ndaj një konkurrenti të madh, i cili po shpenzon miliona $ për të rritur tregun. Organizata “Beverage Digest” ka raportuar se krijimi i një marke uji të suksesshme premium kërkon “një investim shumë më të lartë sesa thjesht të futesh në industrinë e ujit”.

Produkti duhet të sigurojë një arsye përse konsumatorët duhet të preferojnë një markë në krahasim me një tjetër.” Përdorimi i të famshmëve është një nga mënyrat kryesore që një markë si Smartwater mund të qëndrojë në treg.

Tani për tani, ajo çfarë po bën Cola me Smartwater është duke funksionuar. Gjigandi i pijeve e ka në pronësi markën që prej një dekade, që kur ajo bleu Glaceau, krijuesin e Vitaminwater. Kjo marrëveshje erdhi edhe me Smartwater, një markë që gëzonte një fitim dyfish në vëllim vitin e kaluar në tregun kryesor, në Amerikën e Veriut. Së bashku me Vitaminwater dhe markën për përdorim të përditshëm, Fairlife, portofoli i diversifikuar i kompanisë e ka ndihmuar atë në rritjen në Amerikën e Veriut në vitin 2016.

Burimi: fortune.com

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00