Pse nuk duhet një shef i mirë? - Business Magazine Albania

Pse nuk duhet një shef i mirë?


 

Kjo është ajo që disa njerëz nuk kuptojnë: vetëm sepse ke një shef të mirë nuk do të thotë që ke një drejtues të zotin.

Unë kam parë shumë shefa, të cilët kërkojnë performanca të jashtëzakonshme, dhe papritur kërkojnë që punonjësit e tyre t’i pëlqejnë ata. Dhe për më tepër ata duan që njerëzit të flasin mirë për ta, të jenë “miq” me ta. Kjo kategori shefash është e frikësuar se nëse ata vendosin target të lartë në performancë dhe sfidojnë stafin të vendosi dhe t’i tejkalojë ata, atëherë respekti për ta do të rrëshkasi. Si rezultat ata i lehtësojnë pritshmëritë e tyre, ndonjëherë dhe pa e kuptuar. Jo rastësisht, performanca fillon të lëkundet.

Disa nga liderët më të mirë, vijnë në punë me një fokus të mprehtë për rezultatet. Këtyre shefave jashtëzakonisht të suksesshëm nuk iu intereson a pëlqehen apo jo. Pritshmëritë e tyre janë të mëdha dhe të panegociushme – dhe skuadra e tyre e di shumë mirë këtë.

Përshembull, lideri shpirtëror i pasurive të patundshme Bill Sanders. “Të gjithë e dinë që Bill kërkon rezultate,” ka thënë Ronald Blankenship, ish-kryetar dhe CEO i Verde Realty. “Nëse do të shkosh të punosh me të, duhet të dish që ky është fokusi kryesor.”

Këta lider nuk kanë frikë të bëjnë ligjin – ata nuk hezitojnë për asnjë çast. Dhe si një paradoks, ashpërsia e tyre e shoqëruar me zbatimin e vizionit të tyre unik dhe inspirues, shpeshherë gjeneron më shumë respekt në marrdhëniet e tyre, jo më pak.

Në fakt, kjo sjell diçka më të madhe se respekti ndërmjet punonjësve: Një respekt fondamental, besnikëri, madje dhe dashuri.

Sigurisht, të jesh i ashpër nuk do të thotë të jesh ofendues. Si të kuptoni që jeni duke u prekur nga Sindroma Nice Boss? Shikoni këto pyetje dhe vëreni pohimet tuaja.

• Gjatë viti të kaluar, a i keni ndryshuar pritshmëritë tuaja për dikë pasi ai apo ajo ka dështuar në përmbushjen e standarteve të tua?

• Gjatë viti të kaluar, a keni ndështuar në ndjekjen apo ndëshkimin e sjelljeve të këqija?

• A i jepni shpërblime apo kompesime të tjera speciale punonjësve tuaj edhe pasi ata kanë dështuar në punën e tyre – vetëm sepse ata u “përpoqën shumë”?

• A keni dështuar në vendosjen e qëllimeve të qarta dhe të rëndësishme për anëtarët e ekipit tuaj? Qëllimet e qarta janë specifike, të matshme, të arritshme, dhe kanë një afat, objektivat e paqartë nuk e bëjnë këtë.

• A jeni përmbajtur ndonjëherë për ndonjë veprim që mund të mërziste dikë?

• Kur shpërndani një informacion negativ, a e zbusni fillimisht?

• A të përshkruajnë shefat apo menaxherët e tjerë si njeri të butë dhe që nuk prish qejf?

• A e kanë tendencën njerëzit që punojnë për ty të bëjnë pauzë pas një suksesi të tyre (përshembull, a mendojnë ata që një punë e mirë mjafton, duke mos u përpjekur për arritjen e rradhës)?

Nëse i jeni përgjigjur me “po” tre apo më shumë pyetjeve , atëherë ju vuani nga Sindroma e Shefit të Mirë. Në këtë rast, ju duhet të ndryshoni metodën tuaj. Nëse doni të jeni të respktuar, dhe jo vetëm të pëlqyer:

• Mbaj një “ditar pritshmërishë”, duke nxjerr pritshmëritë e performancës për çdo person të stafit, vëzhgimet e tua ditore për performancën e tyre, dhe çdo veprim që ata bëjnë për të zbatuar kërkesat e tua.

• Për çdo raport tëndin, rishiko qëllimet që ke vendosur. A janë ato ambicioze dhe energjike sa duhet? Mos e ul kërkesën vetëm sepse dikush dëshëtoi në realizimin e saj.

• A ka një mënyrë për ta kthyer në një lojë pritshmërinë tuaj dhe për t’a bërë atë publike apo transparente për skuadrën tënde? Duke vepruar kështu mund të nxisni një garë të shëndetshme duke e bërë më të vështirë për ju lojën nëse doni të mbani njerëz të përgjegjshëm.

• Praktikoni shpërndarjen e lajmeve të këqija: Shmangni emocionet dhe fokusohuni te faktet; fokusohuni në përmirësimin e këtij fenomeni negativ në vend që të kritikoni faktin që ndodhi.

Shefat “e mirë” mund të ndihen mirë me veten e tyre, por ata nuk i kuptojnë rezultatet ekselente. Ndërkohë që shefat e vertëtë po i kuptojnë. Dhe nëse punoni për një shef të mirë, mos u entuziasmoni shumë. Nëse nuk po përmirësohesh në atë çfarë po bën për të siguruar jetesën, dhe në të mësuarit apo zhvilluarit gjatë këtij proçesi, ti nuk po qëndron në këmbë, në fakt ti ke ngelur shumë mbrapa.

Në botën moderne të biznesit – ku konkurrenca lind kudo dhe nga kushdo, në çdo kohë – “të shtyhesh” nuk është formula e duhur.

/BBC.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0