Pse njerëzit "idiotë" fitojnë më shumë para se ty? - Business Magazine Albania

Pse njerëzit “idiotë” fitojnë më shumë para se ty?



Është një realitet, një realitet i hidhur, që në botën e sotme të biznesit ka shumë idiotë që bëjnë shumë para. Por nëse e konsideron veten një njeri të zgjuar nuk duhet të ndihesh keq sepse siç thotë dhe një proveb greke: “I zgjuari jeton si i varfër, për të vdekur i pasur.”

Këto janë pesë arsyet pse disa njerëz që nuk janë aq të zgjuar sa ju, po bëjnë më shumë para në të njëjtin vend ku jetoni.

1. Të pasurit bëhen më të pasur

Suksesi financiar nuk është gjithmonë rezultat i punës së palodhur dhe aftësive; Ndonjëherë është thjesht i trashëguar. Ekziston një korrelacion statistikor midis të ardhurave të një personi si i rritur dhe të ardhurave të prindit të tij ose të saj.

2. Gjenet e mira

Thuhet se pamja luan një rol të madh në suksesin financiar. Daniel Hamermesh nga Universiteti Yale, sipas studimit të tij Bukuria në Tregun e Punës, ka arritu në përfundimin se: Njerëzit e pashëm fitojnë gjatë jetës së tyre 230,000 dollarë më shumë se pjesa tjetër. Studime të tjera tregojnë se njerëzit e gjatë janë gjithashtu më të suksesshëm.

Këshillë: Ju nuk mund t’i zgjidhni gjenet tuaja, por ju keni kontroll mbi mënyrën se si e projektoni imazhin tuaj te të tjerët. Qëndroni drejt, flisni qartë dhe me vetbesim dhe tregojini botës një njeri të pathyeshëm. Ju do të shihni se sa shpejt dhe pozitivisht njerëzit do t’iu përgjigjen. Nuk ndiheni shumë i sigurt? Shtiruni deri sa t’ia merrni dorën.

3. Ata nuk janë të butë e të sjellshëm

Një studim sugjeron se meshkujt që nuk pajtohen me gjithçka fitojnë afërsisht 18% më shumë se burrat që konsiderohen si të mirë dhe të bindur. Për gratë, përparësia është 5%. Duket se njerëzit që janë të vrazhdë janë negociatorë më të suksesshëm dhe për këtë arsye fitojnë më shumë shpërblime financiare.

Këshillë: Negociatorët më të suksesshëm nuk janë aspak të vrazhdë. Ata gjejnë një mënyrë për të plotësuar atë që është më e rëndësishme për të dyja palët.

4. Servilizmi

Njerëzit që iu servilosen pronarëve apo kolegëve të tyre, duke i çuar në restorante luksoze dhe duke u dërguar atyre dhurata të shtrenjta, mund të arrijnë shumë, por ndonjëherë ata nuk e çojnë deri në fund lojën e tyre. Këto dhurata të shtrenjta zakonisht kanë për qëllim të maskojnë një të metë në punën e tyre.

5. “Fati i budallait”

Fati është karta e egër në suksesin e biznesit. A ishte Bill Gates me fat që IBM nuk donte të mbante kodin burimor për sistemin e ri operativ DOS, që kompania e tij e vogël kishte krijuar? A ishte Jeff Bezos me fat që filloi nga puna gjatë një kohe kur investitorët po derdhnin miliarda dollarë në internet? Frans Johansson, autor i The Click Moment, shkruan se “për fat të keq në biznes, mund të jesh në krye një ditë dhe pastaj vetëm pak vite më vonë, je në fund të listës sepse rregullat e lojës ndryshuan”.

Këshillë: Në biznes, fati nuk ka paragjykime. Ai është aty për të gjithë, të zgjuarit, budallenjtë dhe dembelët. Gjithsesi puna e vazhdueshme gjeneron më shumë mundësi për të patur fat.

/AmericanExpres

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0