Pse ka rëndësi tipografia – veçanërisht në çmimet Oscars? - Business Magazine Albania

Pse ka rëndësi tipografia – veçanërisht në çmimet Oscars?


Ishte një kthesë dhe një rrëmujë e madhe në fund të Academy Awards 2017 për kategorinë e “Best Picture” (Fotografia më e mirë). U shpall fitues personi i gabuar. Nëse shikoni tani pamjet dhe i analizoni ato, mund të lexoni në fytyrën e Warren Beatty se diçka nuk shkonte mirë para se fituesi i “Best Picture” të shpallej.

Le të shqyrtojmë me kujdes atë që ndodhi:

1. Warren Beatty dhe Faye Dunaway dolën për të paraqitur “Best Picture”, por gabimisht u ishte dhënë zarfi për “Best Actress (Aktoren më të mirë)”.

2. Warren lexoi letrën, pastaj u ndal për një moment për ta lexuar atë në mënyrë që të sigurohej (gjë të cilën publiku e mendoi si komike). Ai madje kontrolloi përsëri për të parë nëse kishte ndonjë gjë tjetër në zarf.

3. Ai pastaj ia drejtoi letrën Faye Dunaway me një shprehje të fytyrës që thoshtw, “a është kjo në rregull?”

4. Para se ai t’i thoshtw gjë asaj, Faye automatikisht lexoi letrën dhe shpalli fituesin e gabuar.

5. Një gabim, i cili nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë 88-vjeçare të Oscars.

Imagjinoj se ekzistojnë gjëra të shumta në mënyrë që diçka e tillë të mos ndodhë – sidomos në Oscars! Por ka një gjë që Akademia ndoshta nuk e mori në konsideratë, apo harroi për kartat fituese të këtij viti: tipografinë.

“Tipografi është arti dhe teknika e rregullimit për ta bërë gjuhën e shkruar të lexueshme dhe tërheqëse kur shfaqet” – Wikipedia

Ja dhe screenshoti origjinal i kartës së fituesit për “Best Picture”, i cili thyen shumë rregulla, të cilat unë sapo i citova:

Së pari, është e qartë, ju mund t’i thoni të gjitha shkronjat veç e veç. Së dyti, kjo është disi e lexueshme, por pesha vizuale e “Moonlight” dhe producentit janë të barabarta dhe ngatërrohen së bashku. Së fundmi, edhe pse kjo është vetëm një kartë fituese, nuk është tërheqëse për shikimin.

Bazuar në këtë dizajn të kartës, rindërtova kartën që Warren dhe Faye do të kenë parë, atë që ata morën:

Kjo është tipografi e tmerrshme. E theksoj e tmerrshme përsëri. E tmerrshme. Ose për të qenë i sjellshëm, nuk është e mirë. Shikojeni atë përsëri. Sigurisht, dikush do të kishte bërë të njëjtin gabim “të ndershëm”!

Fjalët “Best Actress” janë atje – në fund fare – me shkronja të vogla!

Ju jeni në televizion me miliona njerëz në mbarë botën duke u parë. Jeni nervoz dhe keni për të lexuar këtë kartë. Me shumë gjasa do e lexoni nga fillimi në fund pa pyetur nëse karta është e duhura ose jo. Ajo pamje në fytyrën e Warren ishte: “Kjo thotë ‘Emma Stone’ në të.” Faye duhet ta ketë anashkaluar atë pjesë dhe me gëzim ka thënë, “La La Land.”

Nuk fajësoj as Faye as Warren për këtë. Ky ishte faji i dy entiteteve: kushdo që ka qenë i ngarkuar me hartimin e kartës fituese dhe personi i pafat që u dorëzoi atyre zarfin e gabuar.

Një kartë dhe zarf të projektuar në mënyrë të qartë (mos më bëni të filloj me atë zarf gri në të kuqe) do ta kishte penguar këtë.

Këtu janë tri gjëra kryesore të gabuara me kartat fituese në përgjithësi:

1. Ne të gjithë e dimë se këto janë çmimet Oscar dhe nuk ishte e nevojshme që logoja të ishte në krye të kartës.

2. Kategoria “Aktorja më e mirë”, është në pjesën e poshtme, me shkronja të vogla.

3. Emri i fituesit, gjëja më kryesore që duhet të lexohet, është në të njëjtën madhësi si rreshti i dytë duke i dhënë një peshë të barabartë.

Tani, le të imagjinojmë një afat kohor alternativ ku prezantuesit i është dhënë ky version i modifikuar i kartës së gabuar, duke përdorur të njëjtat elemente të kartës origjinale:

Kjo nuk mund të duket shumë për një person të zakonshëm, por duke ndryshuar madhësinë, pozicionimin dhe peshën e tekstit bën një diferencë të madhe. Një ndryshim i mjaftueshëm që ky gabim i turpshëm mund të ishte parandaluar.

Le të analizojmë diferencën mes kartës origjinale dhe kartës sime të modifikur me një krahasim delikat anë për anë, por me ndryshime të rëndësishme.

Më poshtë është ajo çfarë duhet të ndryshohej në bazë të tre kritikave që bëra:

1. Logoja nuk ka pse të jetë në krye të kartës. Çdokush e di që janë çmimet Oscars. Ne e lëvizim logon e Oscars në fund ku është më pak e rëndësishme në këtë kontekst.

2. Kategoria e Çmimit “Aktorja më e mirë”, është zhvendosur në krye në mënyrë që ajo të jetë gjëja e parë që dikush sheh dhe lexon. Nuk ka asnjë konfuzion se çfarë kategorie është për shkak se është deklaruar në mënyrë të qartë për herë të parë.

3. Emri i Ema Stone është më i madh se titulli, “La La Land,” sepse ajo është fituesja e kësaj kategorie. Fituesja duhet të jetë gjëja më e theksuar e kartës me të gjithë të dhënat e tjera, si titulli i filmit, në një font më të vogël ose më pak të theksuar (E kuptoj që teksti mund të jetë aq i madh në mënyrë që të ketë një vështrim të qëndrueshëm për të gjithë kartat, ndërsa akomodohen dhe emrat më të gjatë).

Kjo është e gjitha që dizenjuesi duhet të bënte. Këto tre gjëra. Mendoj se punësimi i një dizenjuesi të kartave nuk ishte në buxhetin e këtij viti.

Me një kartë të modifikuar, edhe në qoftë se prezantuesit do e kishin kuptuar gabimin, asgjë nga këto nuk do të kishin ndodhur, sepse prezantuesit do t’i kishin parë dhe një nga këto gjëra do të ndodhte: sytë e tyre do të kishin lexuar “Aktorja më e mirë”, ose “Emma Stone.”

Leximi i njërës prej këtyre do të tregonte se kjo nuk ishte karta për “Best Picture”: dhe ata do i kishin kërkuar Jimmy Kimmel ose producentit në skenë për të marrë atë që duhej.

Është e nevojshme që karta të shkruhet dhe dizenjohet në një mënyrë të tillë që t’ia bëjë të qartë lexuesit vetëm informacionet thelbësore.

Si një krijues, rëndësia e tipografisë është një aftësi absolute që duhet ta dinë dhe njerëzit – jo vetëm dizenjuestit – duhet të konsiderojnë që ta mësojnë atë. Tipografia mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme kur shkruani një rezyme që është e mirë-strukturuar, apo krijoni një raport që duket emocionues, apo kur hartoni një faqe interneti me një hierarki intuitive – dhe patjetër për hartimin e kartave fituese për një shfaqje.

Dhe së fundi, në Akademinë e Arteve Filmike dhe Shkencave, unë do të doja të paraqesja template-in e dizajnit tim për kartat fituese të Academy Awards të viteve ’90. Karta është e qartë dhe e lehtë për t’u lexuar nga çdo prezantues, me vetëm informacionin përkatës. Edhe fjalët, “The Oscars,” nuk duhet të jenë atje (pak fjalë për të lexuar). Statuja grafike funksionon mjaft mirë.

Dhe një urim i madh për Moonlight fituesin e “Best Picture” (Fotografisë më të mirë)!

burimi: freecodecamp.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0