Pse ekomomistët duhet t'u ngjajnë hidraulikëve? - Business Magazine Albania

Pse ekomomistët duhet t’u ngjajnë hidraulikëve?


Andrew Haldane, kryeekonomist në Bankën e Anglisë, fitoi shkrimin kryesor në gazetë me një artikull ku krahasonte ekonomistët me meteorologët. Fatkeqësisht ai nuk ishte krahasimi i duhur: Haldane përmendi në artikull parashikimin famëkeq të Michael Fishit në Tetor 1987 në edicionin kryesor të lajmeve në televizionin britanik, i cili i siguroi shikuesit që nuk duhet të shqetësoheshin sepse nuk do të ndodhte asnjë stuhi.

Ky paralajmërim u pasua nga një stuhi aq e fortë, e cila përfundoi me 18 persona të vrarë në Angli dhe 4 në Francë. Por nëse ekonomistët janë si meteorologët, atëherë ata duhet të jenë gjithmonë në përpjekje për t’u përmirësuar.

Edhe pse puna e meteorologëve është shumë e vështirë, janë të shumtë ata që e bëjnë atë me profesionalizëm – kryesisht me ndihmën e gjysmë milionë pajisjesh matëse në ditë dhe kompjuterash super të fuqishëm. Ndoshta edhe parashikimi ekonomik duhet të ndjekë këtë qasje.

Tani për tani, shumë ekspertë të ekonomisë mendojnë se parashikimi ekonomik është për budallenjtë dhe sharlatanët dhe se ekonomistët e vërtetë nuk kanë lidhje me meteorologët dhe kanë një punë krejtësisht të ndryshme prej tyre. Atëherë, cila është e vërteta? Beatrice Cherrier, një historian i mendimit ekonomik, thekson faktin se ekonomistët kanë qenë gjithmonë në kërkim të një metafore tërheqëse.

Në shekullin e 19-të, ekonomia ka qenë pjesë e shkencës, ku një pjesë ka qenë filozofi dhe pjesa tjetër art. Më vonë, ekonomistëve, u pëlqeu të krahasoheshin me fizikanët duke u marrë atyre terminologjinë, metodologjinë dhe matematikën e fizikës.

Edhe pse ekonomia ka qenë me të vërtetë e mbështetur nga idetë e fizikës, ajo mbetet sërish një çështje për t’u diskutuar.

Sipas disa kritikëve të tjerë, ekonomistët duhet të përqafojnë ide nga psikologjia. Të tjerë shprehen se ekonomistët kanë marrë idetë e gabuara të fizikës dhe nëqoftëse ata do të kishin përdorur një teknologji më të avancuar, do të kishin arritur rezultate më të mira.

Sipas një pikëpamjeje tjetër, ekonomia duhet të jetë më praktike dhe të përqendrohet në zgjidhjen e problemeve.

Krahasimi më i çuditshëm dhe njëkohësisht më i famshëm në vazhdën e krahasimeve të mësipërme ka qenë ai i Maynard Keynes, i cili pret me padurim ditën kur ekonomistët do të shndërrohen në njerëz të përulur, të aftë dhe të jenë në një nivel me dentistët. Përulësia dhe aftësia janë dy çështje shumë të rëndësishme për mua – dhe stomatologjia duket si një model tepër tërheqës.

Dentistët nuk parashikojnë dot sesa dhëmbë mund t’u prishen njerëzve në dekadën e ardhshme; ajo që bëjnë ata është që ju këshillojnë që t’i pastroni dhëmbët vazhdimit dhe të konsumoni sa më pak pije me gaz. Dentistët e dinë mjaft mirë se puna e tyre nuk ka lidhje me parashikimin por me parandalimin dhe me zgjidhjen e problemeve. Por sipas Tony Greenham, drejtor programi në RSA, krahasimi i mësipërm i Maynardit është i gabuar.

Stomatologjia është ndërtuar mbi një shkencë objektive, thotë Greenham, ndërsa ekonomia nuk është: analizat ekonomike duhet të përfshijë shkolla të ndryshme të mendimit, që diskutojnë ide përpara një publiku, i cili në fund bën zgjedhjen e tij gjatë votimit. Sipas tij, ekonomia nuk duhet të jetë një shkencë e vështirë dhe prandaj do të ketë gjithmonë vend për debat.

Shumica e vendimeve të politikës ekonomike prodhojnë fitues dhe humbës, secili me të drejtën për t’u dëgjuar.

Megjithatë, ndërsa stomatologjia ofron një qasje praktike të bazuar në fakte që japin zgjidhjen e problemeve, nuk ka siguri se Greenham është aq i mençur sa të paralajmërojë ekonomistët të qëndrojnë larg një qasjeje që nuk do të ketë rezultate të mira.

Sipas disa ekspertëve të tjerë, ekonomia duhet të ketë një qasje më praktike. Al Roth, laureat i çmimit ‘Nobel’ në ekonomi, thotë se ekonomistët duhet të jenë si inxhinierët.

Ndërsa Esther Duflo, shumë e re për të kandiduar për ‘Nobel’ por njëkohësisht shumë e aftë, shprehet se ekonomistët duhet të veprojnë si hidraulikët.

Sipas Duflos, ky është një proces edhe më praktik se ai i inxhinierëve: hidrauliku nuk duhet vetëm të instalojë sistemin dhe të largohet, por duhet të rrijë aty dhe të vëzhgojë mbarëvajtjen e tij. Çështjet, të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme në teori, mund të jenë të parëndësishme në praktikë dhe e kundërta.

Prandaj ndoshta në të ardhmen, unë mund të jem një meteorolog, dentist, inxhinier, hidraulik, apo ndoshta edhe psikolog, epidemiolog, historian, antropolog apo shkencëtar?

Sigurisht që gjëja e mrekullueshme dhe stresuese në të njëjtën kohë në lidhje me ekonominë është se ajo ka si pjesë të sajën një pjesë të secilit prej profesioneve të mësipërme – dhe sigurisht që ka diçka për të na ofruar teksa ne përpiqemi të kuptojmë ndërveprimet marramendëse të ekonomisë rreth nesh.

Padyshim që ekonomia është edhe shumë e bukur por njëkohësisht edhe shumë e vështirë. Në përfundim të të gjithë këtij artikulli, nuk mund të mos përmend Bill Phillips. Ai lindi në vitin 1914 në një familje bujqish në Zelandën e Re. Ai e mësoi inxhinierinë nëpërmjet një kursi me korrespondencë, përveç kësaj ishte minator në një minierë ari, gjuetar krokodilësh dhe hero lufte.

Edhe pse studioi për sociologji, ai punoi si profesor ekonomie në Shkollën Ekonomike të Londrës. Ai mësoi shumë gjuhë të huaja gjatë jetës dhe në një fazë më të vonshme të jetës ai u magjeps nga sistemet komplekse dinamike dhe nga ekonomia e Kinës. Ai gjithashtu ndërtoi modelin e parë kompjuterik të ekonomisë britanike.

Burimi: gazetaekonomia.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0