Projekti i suksesshëm HELLO, shpallet Inovacioni i Vitit nga ICT Awards - Business Magazine Albania

Projekti i suksesshëm HELLO, shpallet Inovacioni i Vitit nga ICT Awards


Ekipi prej 60 vetash i cili qëndron prapa Solaborate dhe operon në Kosovë, janë edhe shpikësit e “HELLO” një pajisje “Video” e avancuar dhe inovative për komunikim, e cila u vjen në ndihmë bizneseve dhe individëve të komunikojnë më mirë, më shpejt dhe sigurt me njëri tjetrin.

Hello është një pajisje e përballueshme nga çdo person, e cila transformon çdo TV në platformë video conferencing. Është një pajisje e zgjuar “all-in-one” e cila mbështet video 4K, wireless screen sharing, live broadcasting dhe shumë funksione të ndryshme.

Hello ka përfituar investime me vlerë prej gjysmë milion dollarësh nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo, e financuar me vlerë prej 1400%.

BM: Përshëndetje! Së pari ju përgëzojmë për çmimin e marrë në ICT Awards si “ICT Inovacioni i Vitit”, por para se të flasim për projektin “Hello” mund të na bëni një përshkrim të shkurtër se kush është Labinot dhe Mimoza Bytyqi?

Faleminderit! Ne jemi Labinot dhe Mimoza Bytyqi vëlla e motër të lindur në Kosovë. Në vitin 1999 emigruam si refugjatë lufte në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku dhe vazhduam edukimin dhe karrierën. Jemi shumë të lumtur që na u dha një mundësi për të krijuar një jetë totalisht të re në Amerikë – vendin e mundësive, dhe vendosëm që me të gjitha forcat tona ta shfrytëzonim atë mundësi deri në maksimum.

Të fillosh jetën nga e para kudo që zhvendosesh si refugjat lufte është shumë e vështirë, sidomos kur të duhet që ta krijosh atë jetë të re në Amerikë ku konkurenca e vështirësitë e gjuhës, kulturës, etj., janë edhe më të mëdha. Por ne besuam që mund t’ia dilnim dhe ia dolem. Për fat të mirë, edhe pse nuk e fisnim anglishten e na duhej të fitonim të ardhura për të paguar shkollimin, u përshatëm shumë shpejt me jetën amerikane, me njerëzit atje, e me kulturat e reja që na ‘rrethonin’ kudo.

Ne të dy jemi pjesë e Albanian-American Success Stories (historitë e suksesshme shqiptaro-amerikane) një projekt i themeluar në 2014 i cili synon të mbështesi historitë e suksesshme shqiptare në Amerikë. Të dy kemi vazhduar studimet në universitetin George Fox dhe kemi punuar punë të ndryshme deri sa themeluam kompaninë tonë Solaborate.

Labinoti ka qenë gjithmonë i interesuar në sektorin e teknologjisë dhe është munduar sa herë që ka pasur mundësi të jetë pjesë e programeve të ndryshme teknologjike në Kosovë. Ai ka mbaruar shkollën e lartë në George Fox University Oregon i diplomuar në dy degë: Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi si dhe ka marrë disa klasa në Ekonomi. Aktualisht ai është duke ndjekur studimet master në Informational Technology Management në Universitetin e Phoenix.
Para se të themelonte kompaninë e tij të parë CoreALM, Labinoti ka punuar për 7 vite në SAP dhe ka qenë i përfshirë me disa nga emrat më të njohur në industrinë e teknologjisë në Amerikë.

Mimoza u diplomua nga Universiteti George Fox e diplomuar në dy degë: në Biznesin Ndërkombëtar, Menaxhim të Biznesit dhe me nendeg në Ekonomi. Filloi karrierën e saj në Washington Mutual Bank dhe JP Morgan Chase Bank si një këshilltar për investime financiare në biznes, integimin e sistemit bankar/teknik dhe testimin. Ajo ndihmoi kompaninë në rritje dhe ajo u emërua një punonjëse e talentuar. Përveç kësaj, ajo ka punuar në BZMF / World Relief në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Auditimin e Brendshëm për anëtarin e bordit në SHBA.

Pas shumë vitesh eksperiencë në fushën e teknologjisë vendosi që bashkë me Mimozën ta vinin në përdorim të gjithe eksperiencën e tyre disavjecare për të hedhur dicka të re në treg që do tu mundësonte njerëzve të komunikonin sa më lehtë me njëri-tjetrin kudo që ndodhen.

Ne sot jemi këtu ku jemi falë mundësisë që na është dhënë për të ardhur në SHBA dhe falë viteve të shumta punë, përkushtim dhe pasion për atë që bëjmë.

BM: Na flisni pak për eksperiencën tuaj në ICT Awards?

Eksperienca jonë në ICT Awards ka qenë nje eksperiencë e re dhe e mrekullueshme. Kjo ka qenë hera e parë që ne kemi marrë pjesë në një event të tillë si ICT Awards dhe për ne cmimi ka qenë një surprizë e vërtetë. Jemi të nderuar. Mbështetje të tilla na japin energjinë dhe motivimin e duhur për të punuar dhe përkushtuar më tepër.

Pajisja HELLO është një produkt i ri në treg dhe prandaj jemi duke u munduar që këtë inovacion ta shperndajmë në sa më shumë komunitete të jetë e mundur në të gjithë botën. Ne e kemi kuptuar se është tepër e rëndësishme që të punojmë shumë në lidhje me këtë projekt, por në të njejtën kohë të sigurohemi që sa më shumë njerëz të përfitojnë nga funksionalitetet e shumta të HELLO-së në mënyrë që të bëjmë një diferencë të vërtetë në botë.

Fitimi i çmimit Inovacioni i Vitit për ne ka një vlerë shumë të madhe, sidomos për faktin që ekipi ynë që nga fillimi i projektit e deri më tani ka dhënë e po vazhdon të japi maksimumin e tyre. Prandaj jemi të lumtur që u shpallëm fituesit e edicionit të pestë të ICT Awards. Ky cmim na motivon dhe na jep shpresë që në të ardhmen të vazhdojmë të arrijmë gjera më të mëdha.

projekti-suksesshem-hello-shpallet-inovacioni-vitit-nga-ict-awards-businessmag BM: Ju keni themeluar kompaninë Solaborate në vitin 2011 në Shtetet e Bashkuara dhe më pas e keni zhvendosur atë edhe në Kosovë. Çfarë mund të na thoni për fillesat e saj? Cilat kanë qenë sfidat që keni hasur gjatë këtij rrugëtimi deri në ditët e sotme?

Labinot: Kur unë kam punuar me SAP kam menaxhuar 28 llogaritë e kompanive më të mëdhaja në rajonin perëndimor të Amerikës, përfshirë: Apple, Microsoft, Intel, Google, Linkedin, Cisco Systems, dhe Facebook.

Gjatë kësaj kohe vura re që për të lënë takime për mbledhje me njerëz të rëndësishëm më duheshin disa javë ose muaj dhe 4-15 minutat e para të mbledhjeve ishin përherë komplet humbje kohe, të mbushura me probleme të ndryshme, që nga mungesa e informacionit si të lidhnim kabllo të ndryshme, te problemet në browser dhe transferimin nga PC në MAC.

Shumica e këtyre klientëve përdornin sisteme të medha të komunikimit si Cisco ose Polycom por ato kërkonin gjithmonë një person nga teknik per ta set-up kurdo që donin të mbanin një mbledhje. Eksperienca e pjesës tjetër të përdoruesve ka qenë gjithashtu e pakënaqshme gjatë të gjitha këtyre mbledhjeve për shkak se sisteme të tilla si Cisco dhe Polycom janë dizenjuar specifikisht për mbledhje të medha me ekzekutive të lartë.

Menduam që duhej të kishte një pajisje më të mirë për të punuar, më të vogël, më të thjeshtë për tu përdorur, që zgjidh problemin/ thyen barirerat e komunikimit globalisht per te qen me produktive dhe më të përballueshme financiarisht jo vetëm nga bizneset por dhe nga individë. Kështu lindi dhe ideja për të themeluar Solaborate. Që prej fillimit, në 2011 ne i jemi kushtuar plotësisht kësaj platforme si dhe produktit HELLO.

Padyshim që kemi hasur sfida dhe probleme të ndryshme gjatë rrugëtimit tonë, por kjo e bën dhe më të bukur udhëtimin e kësaj platforme e këtij produkti. Sfidat na bëjnë që ta shtyjmë vetën tonë më tutje, për të arritur gjithmonë më të mirën. Problemet e shumta që kemi përballuar dhe po vazhdojmë të përballojmë deri më tani na kanë berë që gjatë gjithë kohës ta përmiresojmë platformën e komunikimit Solaborate dhe HELLO në mënyrë që përdoruesit tanë të kenë eksperiencën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit.

BM: Le të ndalemi pak tek projekti “Hello”. Çfarë është kjo pajisje dhe kujt i shërben? A është kjo një pajisje teknologjike, e cila iu lehtëson jetën njerëzve?

Pajisja për komunikim përmes videos HELLO punon si një pjesë shtesë e platformës së komunikimit Solaborate, e cila është e përshtatshme qofte për kompani te mëdha, te vogla apo edhe për përdorim personale, e përshtatshme për individë dhe ekipe që punojnë në distancë dhe presin cilësi të lartë, lehtësi përdorimi dhe eksperienca të bashkëpunimit të pasura me funksione të ndryshme.

HELLO fokusohet në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve duke i lejuar ata të qëndrojnë në kontakt në çdo kohë, kudo që ndodhen. Kjo pajisje e zgjuar dhe e avancuar për shtëpinë dhe zyrën, lidhet lehtësisht me çdo televizor dhe ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të kontrolluar nga zëri për videokonferencat, wireless screen sharing, screencasting, transmetimin e drejtpërdrejtë, vëzhgim përmes kamervs me motion detection e të tjera.

Video konferenca

HELLO mund ta bëjë më të lehtë për ju dhe ekipin tuaj për të bashkëpunuar dhe për të ndarë mendimet dhe idetë tuaja nëpërmjet video-konferencave. Kjo pajisje ju mundëson te qëndroni në kontakt sa herë që dëshironi, pavarësisht ku ju ose personat me të cilët deshironi të komunikoni ndodhen.

Transmetim i drejtpërdrejtë

Përmes pajisjes HELLO ju keni mundësinë të transmetoni ngjarje të drejtpërdrejta me familjen, shoqërinë dhe kolegët tuaj kurdo që diçka interesante ose e rëndësishme ndodh pranë jush. Gjithashtu, ju mund të përdorni transmetimin e drejtpërdrejtë si një mjet marketingu për të arritur audiencën tuaj të preferuar ose klientët e mundshëm, si dhe për të fituar ndjekës të rinj.

Wireless Screen Sharing

HELLO ju lejon të shpërndani dokumenta, fotografi, video, si dhe ekranin nga pajisja juaj në HELLO për të mbajtur të gjithë në dhomë ose në zyrë të përfshirë.

Screencasting

Pajisja e avancuar HELLO gjithashtu, ju lejon të ndani ekranin e telefonit tuaj me të gjithë që ndodhen në dhomë apo zyrë duke e shfaqur ekranin në kohë reale në HELLO.

Mbikqyrje përmes kamerës

Njoftimet e aktivizuara përmes motion detection të HELLO-së do t’ju njoftojnë sa herë që zbulohet një aktivitet i pazakontë në shtëpinë ose zyrën tuaj, ndërkohë që ju jeni larg. Ky funksionalitet gjithashtu shërben si një kamerë sigurie që ju njofton në kohë reale në çdo pajisje që zotëroni.

Duke kombinuar hardware-in dhe software-in, kjo pajisje e lehtë për tu përdorur merr vetëm 2 minuta për tu konfiguruar, mbështet shpërndarje nëpermjet wireless-it në pajisje ose platforma të ndryshme dhe punon me Windows, Mac, iOS, Android dhe Linux. Disa prej karakteristikave fizike të HELLO-së janë: Procesor ARM me Quad-Core, një varg mikrofonash të zgjuar, 4K CMOS video sensor, Ethernet dhe 802.11ac Wi-Fi me antena MIMO, Bluetooth 4.0, Wide Angle Lens te integruara, unaza e statusit LED.

Prodhuar nga alumini i përpunuar, HELLO është një alternativë e përballueshme në krahasim me sistemet e vidoekonferencave të teknologjisë së lartë. Gjithashtu, HELLO ka një dizajn të qëndrueshëm dhe elegant dhe është në dispozicion në argjend metalik ose satin të zi për tu përshtatur sa më mirë me shtëpinë ose zyrën tuaj.

Ju mund të përdorni pajisjen HELLO me Alexa, Skype, Skype for Biznes, WebEx, Google Hangouts, Facebook Messenger, WeChat, Amazon Chime, Zoom, BlueJeans, GoToMeeting, etj. Disponueshmëria e këtyre aplikacioneve përmes HELLO, ju lejon të keni një eksperiencë sa më të mirë gjatë përdorimit dhe ju ndihmon të jeni sa më produktiv dhe efikas.

projekti-suksesshem-hello-shpallet-inovacioni-vitit-nga-ict-awards-businessmag

BM: Hello ka një vit që është lançuar si pajisje në treg. Si ka qenë ecuria e saj? A janë përmbushur pritshmëritë tuaja për të?

Udhëtimi i pajisjes HELLO ka qenë një experiencë shumë e veçantë e mbushur me arritje të njëpasnjëshme. Ne e filluam udhëtimin e HELLO-së në Kickstarter me qëllimin për të arritur 30 mijë dollarë, por falë mbështetjes së madhe që morem, arritëm të mbledhim më shumë se 400 mijë dollarë. Kjo për ne ishte diçka e paimagjinueshme. Na tregoi se ne kishim në dorë një inovacion shumë të madh dhe kjo përkrahje na e dha një shtytje për të zhvilluar edhe me tutje produktin tonë e për ta ngritur atë në një nivel edhe më të lartë.

Rrugëtimi i HELLO-së nuk u ndal aty. Pas Kickstarter ne e vazhduam udhëtimin e HELLO-së në IndieGoGo ku deri më tani kemi mbledhur rreth 640 mijë dollarë. Jemi mjaft të kënaqur me rezultatet që kemi marrë me këtë produkt, dhe jo vetëm i kemi përmbushur pritshmëritë tona por i kemi tejkaluar. Për momentin, çdokush që është i interesuar të blejë HELLO-në mund ta porosisë atë në IndieGoGo ose ta blejë në HELLO store në të cilin deri më tani kemi arritur mbi 670 mijë dollarë.

BM: Jemi në dijeni që keni fituar investime me vlerë prej gjysëm milionë $ nga platforma Kickstarter dhe IndieGogo. Sa ju ka motivuar apo ndihmuar ky investim dhe a ka qenë një shtysë për të vazhduar më tej me projektin tuaj?

Po, është e vërtetë. Siç e kemi përmendur dhe më sipër, kemi kaluar pritshmëritë tona në platformat e mbledhjes së fondeve Kickstarter dhe IndieGoGo. Është një ndjesi shumë e veçantë kur shikon se si njerëzit të mbështesin dhe tregojnë një interesim mjaft të madh në këtë projekt. Shumë prej tyre kanë pasur nevojë për një pajisje të tillë si HELLO për një kohë të gjatë, e kjo na bën të ndihemi edhe më të lumtur që kemi qenë në gjendje ta sjellim në jetë një produkt si HELLO që ua bën më të lehtë jetën njerëzve.

Numri i shitjeve në këto platforma si dhe në dyqanin tonë online rritet nga dita ne ditë. Kjo gjë normalisht na bën ne dhe ekipin tonë të ndihemi krenarë e të lumtur që një pajisje e veçantë si HELLO po kërkohet në treg dhe po blihet nga njerëz anë e mbanë botës. Po ashtu na jep një motivim pozitiv si ekip për të vazhduar me zhvillimin e HELLO-së dhe për të krijuar inovacione të reja që do të bejnë ndryshim në gjithë botën.

BM: Cilat janë planet që keni për të ardhmen si të kompanisë Solaborate ashtu dhe të projektit Hello? A keni planifikuar që të lançoni ndonjë produkt tjetër të ngjashëm teknologjik?

Kompania jonë Solaborate është duke u zgjeruar dhe zhvilluar ditë pas dite. Numri i punëtoreve tanë në Kaliforni, Kosovë, e Kinë është duke u rritur, dhe pritet që numri të vazhdojë të rritet në të ardhmen.

Aktualisht jemi në fazën e prodhimit dhe dërgimit të pajisjeve HELLO për mbështetësit tanë në mbarë botën.Ne jemi duke punuar shumë në përmirësimin e platformës dhe shërbimeve dhe është shumë e rëndësishme për ne që HELLO të arrijë sa më shumë njerëz e komunitete në mbarë botën.

Për sa i përket pjesës së dyte të pyetjes, në jemi duke u përgatitur me koncepte dhe projektet të reja që shumë shpejt do të hidhen në treg. Siç e kemi përmendur edhe më herët, rrugëtimi i Solaborate dhe HELLO sapo ka nisur dhe sa i përket të ardhmes sonë një gjë është e sigurtë, nuk kemi për tu ndaluar.

Jemi të sigurt që shumë gjëra të mëdha na presin në të ardhmen!

https://www.youtube.com/watch?v=6YIHTFp_Ik4

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0