Prezantohet aplikacioni “Privacy app” për mbrojtjen e të dhënave personale - Business Magazine Albania

Prezantohet aplikacioni “Privacy app” për mbrojtjen e të dhënave personale


Më 28 Janar, në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale u prezantua aplikacioni “Privacy App”, që mundëson realizimin e ankesës së drejtpërdrejtë nga telefoni pranë Zyrës së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Për realizimin e tij u bashkëpunua me Institutin “Harry Fultz”, duke organizuar një konkurs me nxënës të viteve të treta dhe të katërta të këtij institucioni arsimor. Ceremonia e lançimit të aplikacionit mbylli dhe serinë e aktiviteteve të organizuara në kuadër të Javës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Në këtë projekt u angazhuan 8 nxënës, të ndarë në 3 grupe, të cilët kanë punuar intensivisht për realizimin e disa modeleve që prej muajit Dhjetor 2016. Prezantimi i tyre u zhvillua në mjediset e “Innovation Hub” në Godinën e Inovacionit. Juria përzgjodhi si fitues të konkursit modelin e aplikacionit të punuar nga grupi i nxënësve Damian Ndoja, Arbest Skënderaj, Merin Begeja dhe Landi Gjoka. Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për t’u shkarkuar si në app store ashtu edhe në play store.

Në fjalën e tij përshëndetëse Komisioneri, z. Besnik Dervishi, vlerësoi angazhimin serioz të nxënësve në zhvillimin e një aplikacioni funksional dhe komod në përdorim, për çdo shkelje apo keqpërdorim të të dhënave personale të konstatuara. Kjo rrugë alternative, në adresimin e ankesës në kohë reale pranë Zyrës së Komisionerit, mundëson një komunikim të shpejtë dhe efikas për qytetarët. Nëpërmjet kësaj risie teknologjike ata nxiten në ushtrimin integral të të drejtave të tyre dhe njëkohësisht, aplikacioni është një instrument konkret për të rritur ndërgjegjësimin e individit dhe shoqërisë për mbrojtjen e privatësisë.

Në këtë aktivitet e pranishme ishte znj. Nora Malaj, zv/ministër i Arsimit dhe Sportit dhe përfaqësues të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike. Gjithashtu, të pranishëm ishin edhe përfaqësue të partnerëve mbështetës të këtij projekti, Raiffeisen Bank dhe ALBtelecom.

Burimi: kohajone.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0