Porsche hap një qendër të re teknologjike në Silicon Valley - Business Magazine Albania

Porsche hap një qendër të re teknologjike në Silicon Valley


Porsche po hap një qendër dixhitale teknologjike me 100 punonjës në Silicon Valley për të krijuar partneritete të reja, për të bashkëpunuar me kompanitë sipërmarrëse dhe për të investuar në kompani të reja.

Filiali Volkswagen filloi shpërndarjen e tij dixhitale në Ludwigsburg pranë Shtutgartit një vit më parë për të zhvilluar shërbime digjitale për segmentin premium.

Ai drejtohet nga Thilo Koslowski, një ish analist i lëvizshmërisë digjitale në firmën e konsultimit teknologjik Gartner.

porsche-hap-nje-qender-te-re-teknologjike-ne-silicon-valley-businessmag

“Makina është pajisja më e fundit mobile e së ardhmes dhe nga sa po shohim e ardhmja po shkruhet në Silicon Valley,” tha Koslowski në një deklaratë këtë të premte.

“Kjo do të thotë se është veçanërisht e rëndësishme të jesh në vendin e duhur për të udhëhequr kompanitë IT SHBA, pasi kjo na lejon të identifikojmë më herët trendet dhe të investojmë në teknologjitë e reja në kohën e duhur”.

Porsche Digital ka investuar tashmë në fondin sipërmarrës E.ventures US dhe planifikon të zgjerojë këtë aktivitet përmes zyrës së tij në Santa Clara, California.

/VentureBeat

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0