Porsche Albania - 10 vjet biznes në Shqipëri - Business Magazine Albania

Porsche Albania – 10 vjet biznes në Shqipëri


– Porsche Albania investim direkt i Porsche Holding Salzburg në Shqipëri, feston 1 dekadë aktivitet në Shqipëri.
– Përurohet investimi më i ri i kompanisë, salloni i ri i Volkswagen dhe Audi-t.

 

“Sot së bashku nuk festojmë vetëm përmbylljen me sukses të dekadës së parë të aktivietit në Shqipëri. Mbi të gjitha sot festojmë fillimin e dekadës së dytë.” –  u shpreh Z. Bushati, drejtori i përgjitshëm.

 

Ndërmjet klientësh, bashkëpunëtorësh dhe miqsh, ditën e Mërkurë dt. 7 Tetor 2015 Porsche Albania festoi 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit në tregun Shqiptar. Kompania e parë dhe e vetme ndërkombëtare në tregun automobilistik Shqiptar, festoi ditëlindjen e dhjetë në investimin më të fundit në treg, shtëpinë e re të Volkswagen dhe Audi-t në Shqipëri.

Me mbi 4,600 makina të reja të shitura deri sot dhe mbi 38,000 shërbime në servis, Porsche Albania renditet si kompania më e madhe e tregëtimit dhe shërbimeve të pas shitjes të makinave të reja në vend.

Gjatë prezantimit të punës në këto 10 vite, Z. Gentian Bushati theksoi se:

“Sot Porsche Albania vjen si kompania më e madhe e tregëtimit të makinave të reja në vend. Në çdo 3 makina të reja të shitura në vend, afërsisht 1 prej tyre ka dalë nga sallonet tona. Suksesi premton thellim pasi prej pak muajsh Porsche Albania filloi zyrtarisht tregëtimin e Volkswagen makina pasagjeresh në nivel rishitësi jo thjesht importuesi.”

 

Forcës së markave që kompania përfaqëson në tregun Shqiptar i bashkohet edhe energjia dhe profesionalizimi i ekipit të Porsche Albania-s. Tërheqja e kandidatëve më të përgatitur do të vazhdojë të jetë edhe një ndër objektivat e kompanisë.

 

“Ambicia jonë nuk është të jemi vetëm kompania më e madhe në tregëtimin e makinave në vend, por duam të jemi punëdhënësi më atraktiv. Unë mendoj se deri tani jemi në rrugë të mbarë.” Shprehet më tej Z. Bushati.

 

Gjatë fjalimit për të pranishmit Z. Alain Favey bëri një prezantim të investimeve të bëra ndër vite si edhe foli për strategjinë e qartë që Porsche Holding ka për Shqipërinë dhe rajonin.

 

Mes tingujve të muzikës, performancave artistike dhe skenografisë së realizuar për këtë aktivitet, të ftuarit patën mundësi të shohin etapat kryesore që Porsche Albania ka përshkruar gjatë këtyre viteve.

 

Si investim direkt i Porsche Holding Group në treg, Porsche Albania hap dyert për publikun Shqiptar në vitin 2005 me dy marka Audi dhe SEAT. Gjatë viteve portofolit të markave u shtohen një pas një marka të tjera të grupit Volkswagen si ŠKODA (gjatë 2006), Volkswagen Makina Tregtare (gjatë 2008) dhe Volkswagen Makina pasagjerësh (gjatë 2012). Sot kompania ofron një gamë të plotë të markave kryesore të grupit Volkswagen.

Porsche Albania është pjesë e një prej grupeve më të mëdhenj në botë në sektorin automobilistik në Evropë, grupit Austriak Porsche Holding Salzburg. Porsche Holding Salzburg sot zotërohet 100% nga Grupi Volkswagen.

 

Artikulli “Porsche Albania – 10 vjet biznes në Shqipëri” u mor nga website zyrtar i kompanisë www.porsche.al dhe u përshtat për publikim nga stafi i Infoalbania.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0