Përurohet linja e parë ajrore low cost, Tiranë-Budapest - Business Magazine Albania

Përurohet linja e parë ajrore low cost, Tiranë-Budapest


Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj bashkë me Ministrin Hungarez të shtetit për Politikat e Transportit Robert Homolya, ishin në bordin e avionit të parë të linjës Budapest-Tiranë.

Duke folur për mediat, Ministri Dervishaj tha se ky është një premtim i mbajtur nga Ministria e Transportit, për të sjellë një kompani të njohur ndërkombëtare me çmime të lira për shqiptarët.

”Sikurse dhe kishim premtuar dhe së fundmi edhe realizuar, ky ishte fluturimi i parë i kompanisë Wizzair në Tiranë, e para kompani low cost që vjen dhe fillon fluturimet në Shqipëri. Kjo ka ardhur falë një bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet hungareze, veçanërisht me Ministrinë e Zhvillimit Kombëtar, por edhe autoriteteve të aviacionit civil, arritëm në një marrëveshje për fillimin e udhëtimeve, me një linjë të ndërprerë prej shumë kohësh me Malevin.

Prej 5 vitesh nuk kishte fluturime direkte mes Shqipërisë dhe Hungarisë, por tashmë e kemi falë këtij bashkëpunimi. Sot shënohet vetëm fluturimi i parë, por me kalimin e kohës mund të ketë shtim oraresh, shtim të fluturimeve, padyshim edhe shtimin e destinacioneve, për ta kthyer Shqipërinë si një bazë të qëndrueshme të fluturimeve të Wizzair, jo vetëm në linjën Tiranë-Budapest por edhe në linja të tjera. Dua të falenderoj Qeverinë Hungareze për mbështetjen financiare me subvencionimin që i bën Wizzair, për të kryer fluturimin në Tiranë por edhe në vende të tjera, sikurse është Kosova, Mali i Zi, Bosnja apo edhe Maqedonia.

Kjo është një ndihmë e madhe për t’iu ofruar qytetarëve tanë fluturime cilësore, më të lira dhe sa më shumë destinacione. Fluturimi i sotëm është një ogur i mirë. Është një fillim i mirë, në këtë drejtim, duke ju referuar edhe ankesave të shumta të qytetarëve shqiptarë, me të drejtë, për çmimet e larta të biletave. Besoj se ky është një investim, një shërbim në funksion të pasagjerëve shqiptar, por padyshim në funksion edhe të imazhit të vendit. Sa më shumë kompani të fluturojnë në Shqipëri, aq më shumë rritet dhe promovohet imazhi i vendit. Ata që do të na gjykojmë me tepër do të jenë qytetarët dhe pasagjerët shqiptar, por edhe pasagjerët e tjerë që do të udhëtojnë nëpërmjet kësaj linje”.

Ministri i shtetit Hungarez për Politikat e Transportit Robert Homolya tha fillimi i fluturimeve do t’i japë zhvillim turizmit dhe ekonomisë mes 2 vendeve.

“Unë mendoj se është një moment i madh në jetën e dy vendeve. Ne duam të zhvillojmë turizmin dhe tregtinë mes 2 vendeve dhe jam i sigurt se ky është një hap i madh. Qeveria e Hungarisë, ka bërë 1 vit negociata me Bashkimin Europian, për të bërë të mundur që buxheti i shtetit të kontribuojë për këtë linjë, në Shqipëri dhe rajon. Kështu që le ta gëzojmë”.

Më herët në Budapest u zhvillua dhe ceremonia me të pranishëm Ministra dhe zyrtarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, ku kompania Wizzair ka filluar operimin.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0