Përditësuar së fundmi: 19/04/2017

Përse ju streson teknologjia?

nga Neada Muçaj
Pri 19, 2017

Çdo aspekt i jetës sonë varet nga teknologjia. Ne vazhdimisht jemi përpara ekranit. Por a dini se teknologjia krijon stres, depresion dhe çrregullime të gjumit? Të paktën kështu thonë shkencëtarët.

Të rinjtë të cilët përdorin vazhdimisht telefonat e tyre, janë ata që vuajnë më shumë këto pasoja. Studiuesit nga Universiteti Gothenburg zbuluan se telefoni dhe kompjuteri ndikojnë në shëndetin mendor të të rinjve. Kjo është diçka serioze!

Si ju streson teknologjia?

• Përdorimi i tepërt i telefonit rrit mundësinë e depresionit te meshkujt dhe te femrat.

• Ja një fakt interesant: studimi tregoi se meshkujt të cilët e përdorin vazhdimisht kompjuterin vuajnë nga pagjumësia.

• Ndërsa kombinimi i përdorimit së bashku të telefonit dhe kompjuterit rrit riskun e simptomave depresive, çrregullimeve të gjumit dhe stresit.

Përse ndodh kjo?

• Teknologjia ju bën të nxitoni. Punëtorët dhe studentët përdorin aplikacione për produktivitetin që i ndihmojnë ata të bëjnë më shumë në më pak kohë. Duket sikur dikush po na shtyn t’i bëjmë punët më të shpejtë dhe të jemi më produktiv dhe ne nuk arrijnë të kuptojnë limitet tona.

• Teknologjia evoluon vazhdimisht, kështu që ne ndjehemi përgjegjës për të qenë të kohës me pajisjet më të fundit që dalin në treg. Ne jemi vazhdimisht duke përshtatur metodat dhe aftësitë tona, gjë kjo që të sjell akoma dhe më shumë stres.

• Lidhja bëhet një varësi. Ne shohim fytyra të qeshura kudo në Instagram dhe ne nuk e kuptojnë se shumica e tyre janë fallco. Ne ndihemi sikur duhet të përshtatemi me atë jetë ideale, por realiteti ynë është i ndryshëm. Këto krahasime na krijojnë depresion.

• Drita nga ekranet e kompjuterit dhe TV ndryshon ritmin tonë biologjik. Kjo është arsyeja përse e këmi të vështirë të biem në gjumë pasi kemi qëndruar përballë ekranit gjatë gjithë ditës, edhe pse jemi shumë të lodhur.

Mos qëndroni përballë ekranit

Kjo është pjesa më e vështirë. Kur teknologjia bëhet pjesë e jetës suaj, është e vështirë të qënroni larg saj.

Nuk po themi të flakni iPad-in apo çdo paisje tjetër teknologjike. Përdorini kur ju nevojiten. Në këtë mënyrë ju do të bëni një ndryshim të madh në jetën tuaj nëse mbani një distancë me teknologjinë.

• A ndjeheni të detyruar të postoni foto të bukura në mediat sociale? Mbani mend: ju keni asgjë për të provuar. Nuk është e nevojshme të shtireni për audiencën online. Nëse jeni të lumtur me jetën tuaj, jetojeni atë. Nëse nuk jeni, ndryshojeni atë. Rrjetet sociale nuk ju ndihmojnë dot për në këtë pjesë.

• Merrni një sy gjumë pasdite. Kjo do t’iu relaksojë më shumë se Facebook, Instagram, etj.

• Bëni një listë me libra dhe lexoni për të paktën gjysmë ore në ditë që do të mbani mendjen tuaj larg rrjeteve sociale. Dhe mos e ndani progresin tuaj kudo me foto. Mos harroni, nuk keni për t’i vërtetuar askuj asgjë.

• Bëni ushtrime fizike. Nëse jeni të stresuar, kjo është gjëja më e mirë që ju mund të bëni për veten tuaj. Gjeni një studio për yoga apo një palestër, paguani në fillim dhe kështu do t’i bëni vetes një nder të madh.

Meqë teknologjia ju streson, zgjidhja është e thjeshtë: përdoreni më pak. Provoni këtë eksperiment: një fundjavë pa teknlogji. Më pas ndryshojeni: jo teknologji pas orarit të punës. Shikoni një shfaqje televizive dhe qëndroni gjysmë ore në rrjetet sociale. Gjithsesi, duhet t’i premtoni vetes që nuk do t’i shkelni këto limite. Ju do të përmirësoni stilin e jetesës me këtë vendim të thjeshtë.

/GoalCast