Përditësuar së fundmi: 13/02/2017

Përmbledhje e prezantimit të serisë së re Galaxy A dhe orës Gear S3 (Video)

Share
nga Anerola Torollari
Shk 13, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Samsung Electronics prezantoi më 7 Shkurt, 2017 në Tiranë modelet e serisë së re Galaxy A për 2017, modelet A5 dhe A3. Në videon e parë bëhet prezantimi i dy smartphone-ëve Galaxy A3 dhe A5 nga gazetari Ermir Jonka për emisionin “Geek Room” i televizionit In Tv. Telefonat e mençur të serisë Galaxy A ndërthurin kornizën metalike dhe xhamin e përforcuar, të cilat ndjekin udhëzimet e dizajnit premium të Samsung. Një risi tjetër është vendndodhja e kamerës dhe butonat kryesorë të kontrollit që janë në përputhje të plotë me pjesën tjetër të njësisë, të cilat u mundësojnë pajisjeve kompaktësinë e dizajnit dhe thjeshtësinë e përdorimit.

Në videon e dytë tregohet rezistenca IP68 e pajisjeve Galaxy A kundër ujit dhe pluhurit, duke e bërë atë rezistent ndaj shiut, djersës, rërës dhe pluhurit.

Në videon e tretë tregohet ora e dorës Samsung Gear S3, e cila është e disponueshme në dy versione që i përshtaten mënyrës së jetesës të përdoruesve. Frymëzuar nga orat e dorës klasike dhe arti i realizimit të tyre, Gear S3 kombinon dizajnin e përjetshëm me teknologjinë e fundit celulare, duke përfshirë IP68 e papërshkueshme nga uji dhe të ndërtuar në GPS, duke e bërë atë të përsosur për çdo koleksion të orave.

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd
Samsung Electronics Co, Ltd frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, kamerave, pajisjeve dixhitale, printerave, pajisjeve mjekësore, sistemeve të rrjetit dhe zgjidhjeve për gjysëmpërçues dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutem vizitoni redaksinë e lajmeve të Samsung në news.samsung.com

Evente

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00