Përditësuar së fundmi: 30/04/2017

Pastiçieri i suksesshëm shqiptar i cili ka hapur shkollën për të përvetësuar artin kulinar në Slloveni

nga Fiorela Jaupi
Maj 01, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

Kanë kaluar më tepër se 12 vjet që kur ka hapur shkollën private për përgatitjen e ëmbëlsirave dhe ushqimeve, në të cilën kanë kaluar rreth 1.500 kursantë. Naser Gashi, nga Prishtina, i cili jeton dhe punon në Slloveni, ka treguar se janë 80 lloje ëmbëlsirash dhe ushqimesh që ai ua mëson atyre që vijnë në “La Ganache”, për të përvetësuar artin kulinar.

Ai ka treguar se për më tepër se 20 vjet ka jetuar në shtetin francez, nga ku e ka nuhatur dashurinë e tij për gatimin e ëmbëlsirave dhe dashurinë për kuzhinën.

“Në vitin 2000, kam shkuar një hap më tutje dhe kam përfunduar “Shkollën e Artit Kulinar Francez”, dhe këtë përvojë e kam përcjellë në Slloveni, ku ka disa vite që jetoj me familjen time.

Gashi ka thënë se në shkollën e tij ka kursantë edhe nga shtetet e tjera, përveç Sllovenisë, duke shtuar se ai mban trajnime edhe në vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës, në varësi të kërkesave që ka.

“Është interesant fakti se shqiptarët që merren me pastiçeri në Slloveni janë nga Tetova dhe Gostivari, të cilët janë të vendosur prej shumë vitesh nëpër qytete të ndryshme të këtij shteti. Është më pak interesant fakti që unë si një prishtinas kam përfunduar në këtë zanat, për arsye se nuk kam ndonjë traditë familjare, përpos dëshirës dhe pasionit tim”, ka theksuar ai.

Prishtinasi 50-vjeçar thotë se përvojat më interesante të tij kanë qenë kur “nxënësi/et” e tij kanë lënë profesionet e tyre dhe kanë hapur pastiçeritë e tyre.

“Dy raste që po më kujtohen, pasi unë gati 90% të kursantëve i kam femra, kanë qenë kur një arkitekte dhe një avokate, pasi kanë qenë në “La Ganache”, janë tërhequr nga profesionet e tyre, për t’u marrë me kulinari”, ka shtuar Gashi.

Ai ka treguar se disa kohë ka qenë asistent profesor, në Fakultetin e Akullores në Bologna të Italisë, që njihet si vendi ku përgatitja e akullores, për të mos e tepruar, është kthyer në një “shkencë”.

“Një porosi që kam për shqiptarët është që në çdo fushë të përgatiten dhe të shkollohen maksimalisht. Të mos mundohen që gjithë jetën të improvizojnë. Përsa i përket kësaj fushe, unë mund të them lirisht që të gjithë ata që përfundojnë një trajnim, kurs ose shkollë, nuk do të mbesin keq për punë”, përfundon Gashi.

Tako pa potekajo naši tečaji

Publié par Naser Gashi sur vendredi 15 août 2014

Burimi: telegrafi.com

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00