Parashikime pozitive nga Komisioni Europian për Shqipërinë për vitet 2017-2019 - Business Magazine Albania

Parashikime pozitive nga Komisioni Europian për Shqipërinë për vitet 2017-2019


Sipas raportit të Komisionit Europian, Shqipëria po përjeton një rritje graduale ekonomike që pritet të vazhdojë në vitet 2017-2019. Programi i reformës ekonomike (ERP) projektoi një rritje të PBB-së për t’u forcuar në më shumë se 4% në 2018, në vazhdim të rritjes së kërkesës së brendshme dhe përmirësimit të eksporteve neto.

Investimet private kanë qenë dhe janë menduar të jenë nxitësi kryesor i rritjes në afatin më të afërt, të nxitur nga investimet e huaja direkte të drejtpërdrejta të planifikuara në sektorin e energjisë. Gjithashtu, eksporti i shërbimeve turistike u zgjerua dukshëm në vitin 2016 dhe pritet të vazhdojë me të njëjtin ritëm. Importi parashikohet të ngadalësohet nga 6.1% në 2017 në 2.3% në vitin 2019. Në tërësi, ERP projekton që rritja ekonomike do të përshpejtohet nga 3.4% në 2016 në 4.2% në 2019.

Për më shumë informacione vizitoni këtë link

Burimi: AIDA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0