Pagesa nga celulari - IC Bank sjell platformën Wizzit në Shqipëri

Pagesa nga celulari – IC Bank sjell platformën Wizzit në Shqipëri


Kompania novatore e ‘Mobile banking’, WIZZIT International, së fundmi ka bashkëpunuar me Bankën Ndërkombëtare Tregtare për hedhjen në treg të platformës së parë të pagesave nëpërmjet celularit në Shqipëri. Hedhja në treg e aplikacionit ‘Zing’ shënon një pikë kthesë në një vend tradicional ku përdoret gjërësisht paraja në dorë dhe implementohet nga një nga bankat më të vogla në Shqipëri.

Banka Ndërkombëtare Tregtare, e njohur si BNT, renditet e 14-ta në listën e bankave të nivelit të dytë në Shqipëri për nga madhësia. Gideon van den Broek u shpreh se “edhe pse shikohet me një sy kritik si një risk për një institucion financiar të vogël, fakti që ICB është një bankë e vogël krahasuar me bankat e tjera në Shqipëri, por që është më shumë e prirur drejt novacionit dhe zhvillimit –  e ka mundësuar atë të implementojë lehtësisht software-in e WIZZIT.”

Një zgjidhje drejt ndryshimit

Sipas Van Den Broek, për të arritur rritjen e dëshiruar, ICB duhet të ndërmerrte hapa drejt ndryshimit. Banka duhet të tranformojë modelin e shërbimeve aktuale financiare në një model të ri që synon të përdoret nga brezi ri i bankierëve kryesisht nga gjenerata ‘Z’ duke i dhënë fund kështu zakoneve tradicionale bankare në Shqipëri,

Gideon van den Broek dhe Paul Wild, Drejtori i Segmentit Individ, identifikuan një rrugë tjetër për të mundësuar pagesa më të thjeshta. Tashmë kishte lindur nevoja për një qasje më të lehtë dhe të përshtatshme – për shembull, thjeshtëzimi i proçesit të rinovimit të sigurimit motorrik (të makinave). Shqiptarët duhet të rinovojnë çdo vit sigurimin e makinës, duke u paraqitur fizikisht në një nga degët. Nje zgjidhje e mirë do të ishte një platfomë dixhitale që mund të përpunojë të njëjtat kërkesa, shprehet Gideon van den Broek.

Van den Broek shpjegon se pas ekspozimit të implementimeve të suksesshme të WIZZIT në shtete të ndryshme të Afrikës ne filluam bisedimet në muajin Shkurt 2015. “Kur u njohëm me cilësinë dhe fleksibilitetin e platformës si dhe vizionin në rritje që kompania WIZZIT  ka për të ardhmen bankare, menduam që kjo platformë është mjaft e përshtatshme për ICB.”

Transformimi i pagesave

Ky transformim kërkoi punën dedikuese të skuadrës së zhvillimit të WIZZIT për të ndërtuar shpejt dhe saktë platformën e ‘Mobile banking’ në përputhje me nevojat e ICB brenda një periudhë kohore 6 mujore. Në bashkëpunim me një nga siguruesit e pikave të shitjes elektronike (POS) në Shqipëri, WIZZIT dhe ICB zhvilluan një metodë pagesash nëpërmjet celularit, metodë kjo e panjohur në Shqipëri. Pagesa nga celulari mendohet të kthehet në mjetin e së ardhmes së veprimeve bankare nga individët.

Kjo metodë i mundëson klientëve të paguajnë për transaksione nëpërmjet nje kodi që dërgohet në aparatin e tyre celular, i mbrojtur nga një kod sigurie, dhe pranuar nga pajisja POS, duke eleminuar në këtë mënyrë nevojën për të pasur para me vete. Kjo metodë mundëson blerje të shpejta, të përshtatshme dhe të sigurta.

David beats Goliath

Në një konferencë kombëtare bankare të mbajtur pak kohë para hedhjes në treg të Zing, ICB u vlerësua për zhvillimin e një sistemi shërbimesh financiare të padëgjuar – duke përmendur se ka ecur një hap para  në sektorin e pagesave nëpërmjet celularit krahasuar me bankat e tjera.pagesa-nga-celulari-icb-bank

Van den Broek shpjegon se “Për ne është e rëndësishme të veprojmë shpejt në një treg që në përgjithësi dominohet nga qasje bankare të qëndrueshme dhe konservatore si dhe të punojmë me një partner që ka një vision të ngjashëm dhe fleksibël në implementim.”

ICB do e reklamoj këtë shërbim nëpërmjet medias sociale, veçanërisht duke synuar studentët të cilët kanë më shumë gjasa të kuptojnë këtë shërbim. Kjo qasje kolektive e ICB në  implementimin e sistemit novator do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si të rinjtë shqiptar bëjnë banking – realizojnë administrimin financiar, siç është rinovimi i liçencës- mbështet brezin e ri dhe qytetarët e ndërgjegjshëm dhe me njohuri financiare bashkohore.

“Bashkëpunimi midis WIZZIT dhe IC Bank tregon se sa e thjeshtë  është të prezantosh brenda disa muajve një zgjidhje dixhitale me kosto efektive – kur banka bashkëpunon me njerëzit e duhur” u shpreh Brain Richardson bashkë-themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë WIZZIT.

“Të transformosh mënyrën se si njerëzit bëjnë banking për të qenë më të sigurt dhe më përfshirës, është një proçes që nuk kërkon vite për t’u realizuar, dhe nuk ka pse të jetë një mankth administrativ. Ky transformim mund të ndodhë shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme, për të krijuar sisteme bankare nëpërmjet celularit të së ardhmes.”

Pagesa nga celulari – IC Bank sjell platformën Wizzit në Shqipëri duke lançuar aplikacionin Zing në një vend ku përdoret gjerësisht paraja në dorë

Për të mundësuar një intervistë me Brian Richardson rreth zgjidhjeve bankare nëpërmjet celularit të kompanisë WIZZIT International duhet të kontaktoni adresën e postës elektronike: Nicole@gullanandgullan.com.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të WIZZIT International.

Briann Richardson – Profili

Brian eshtë bashkë-themeluesi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Grupit të kompanisë WIZZIT International. Brian njihet në të gjithë botën si një novator i produkteve dhe shërbimeve të reja financiare ne treg. Ai ka krijuar bashkëpunime të rëndësishme me sigurues të shërbimeve financiare (FSP) në mbarë botën  për të zhvilluar me tëj teknologjinë bankare nëpërmjet celularit.

Brian është një folës mjaft i kërkuar në konferenca, evente dhe institucione biznesi në të gjithë botën përfshirë këtu – Shkollën e Biznesit Harvard- për të ndarë eskperiencën dhe njohuritë e tij.

Ai është gjithashtu një anëtar i Ashoka Globalizer- një Rrjet Ndërkombëtar i Sipërmarrësve Social.

Banka Ndërkombëtare Tregtare

Banka Ndërkombëtare Tregtare është një nga bankat e para të nivelit të dytë në Shqipëri, e themeluar në vitin 1997. ICB ofron shërbime/zgjidhje financiare të hartuara për të plotësuar nevojat bankare unike të klientëve të saj duke implementuar qasje novatore për produkte dhe shërbime të reja, ICB synon të zgjerojë dhe të zhvillojë shërbimet e saj, si një nga Institucionet financiare me ide novatore në Shqipëri.

Gideon Van den Broek – Profili

Gideon ka një eksperiencë të gjerë bankare, i cili e ka filluar karrierën e tij në bankën ABN AMRO, me pas në 2001 e vazhdoi karrierën në Citigroup dhe së fundmi u bë pjesë e Bankës Ndërkombëtare Tregtare në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm. Gideon është diplomuar për MAB në Universitetin e Karolinës së Veriut si dhe mban dy diploma bachelor. Gjatë përvojës së tij, Gideon ka përvetësuar njohuri të larmishme mbi menaxhimin e produktit, segmentimin e klientëve, zhvillimin e biznesit dhe transformimin organizativ – njohuri të cilat kanë shërbyer më së miri në rolin e tij në BNT.

Paul Wild – Profili

Paul është Drejtor i Segmentit Individ dhe Biznes i vogël në Bankën Ndërkombëtare Tregtare. Ai është diplomuar (diplomë bachelor) për shërbime financiare në Universitetin e Manchesterit, gjithashtu ai zotëron kualifikime profesionale bankare nga Insitituti i Bankierëve të Miratuar në Angli. Para se të bëhej pjesë e stafit të BNT, Paul ka punuar në Bankën Raiffeisen Shqipëri edhe si Konsulent bankar për EBRD, EIB, IFC dhe USAID në shtete të ndryshme të botës.

Pagesa nga celulari – IC Bank sjell platformën Wizzit në Shqipëri duke lançuar aplikacionin Zing në një vend ku përdoret gjerësisht paraja në dorë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0