Përditësuar së fundmi: 10/05/2017

Odyssey, startup-i shqiptar fitues i Nasa SpaceApps Tirana

nga Fiorela Jaupi
Maj 09, 2017
Studied at Faculty of Economy, Master of Science in Marketing. Content Editor at Business Magazine Albania
lexo me teper >

*Është hapur votimi për çmimin “People’s Choice Award” të garës #NASA #SpaceApps

Krijoni “user” dhe pasi të pranoni konfirmimin në email, votoni për #Blue Odyssey nga Protik Innovation Center #Albania, në këtë LINK.

Rreth projektit

Zgjidhja konsiston në zhvillimin e dy mjeteve:

Një nga mjetet që ata kanë përdorur përfshin teknologjinë VR. Ajo është menduar si një mënyrë shumë interesante për të përjetuar një udhëtim virtual në një nga satelitët aktualë të NASA-s, teksa orbiton Tokën. Është e mundur që të gjithë ne ta kemi këtë mundësi dhe për më tepër të zgjerojmë njohuritë tona, nga komoditeti i shtëpisë. Prototipi i tyre përfshin elementët kyç që një satelit do të shihte kur orbiton tokën si: Toka, Dielli, Hëna, Asteroidet, Mbetjet e Hapësirës dhe satelitë të tjerë me një mundësi për të ndryshuar pikëpamjen nga një satelit tek tjetri. Satelitët grumbullojnë informacione shumë të rëndësishme, të sakta dhe interesante rreth planetit tonë dhe ata e inkorporojmë këtë duke përdorur pika të caktuara ku përdoruesi do të fokusohet ose klikojë dhe informacioni do të shfaqet. Në të ardhmen ata duan të përdorim të dhënat që NASA ofron për të shfaqur dhe përditësuar informacionin që do të shfaqet në një ndërfaqe më miqësore.

Gjithashtu ata kanë përdorur teknologjinë AR për të demonstruar objekte 3D brenda një ekrani të një pajisje të caktuar, të një imazhi të caktuar, të gjetur në një revistë. Kjo është zhvilluar duke adresuar nevojat e studentëve që studiojnë astronomi, një mësues që dëshiron ta bëjë mësimin e tyre më argëtues, një fermer i shqetësuar për ndryshimet atmosferike që ndodhin në zonën e tij ose thjesht individë kuriozë. Mjeti do të mbështetet nga një aplikacion që do të përdorë të dhënat e mbledhura çdo ditë / orë dhe do t’i përditësojë ato në ndërfaqet përkatëse duke marrë parasysh çdo përdorues fundor.

Cili është ekipi që ndodhet pas projektit “Blue Odyssey”?

Al’Ert Buraj – Aktualisht student në Shkollën e Lartë Teknike “Harry T Fultz”. I pëlqen të mësoj rreth hapësirës.

Denis Ibrahimi – Student i Inxhinierisë Informatike, zhvillues software-i. Ka punuar në zhvillimin e VR. I pasionuar pas VR, AR, zhvillimit të lojërave dhe Machine Learning*.

Ema Myrtollari – Studente e Informatikës së Biznesi. Dashuron shkencat kompjuterike, programimin dhe shkencën hapësinore. E pasionuar pas VR, teknologjisë së lojrave dhe librave Sci-Fi.

Fabjon Gjuzi – Student i degës “Teknologji, Informacion dhe Komunikim”. Aktualisht zhvillues software-i. I pasionuar për programim, UA, hapësirat e jashtme, misionet hapësinore dhe teknologjitë futuriste.

Jurgen Jazaj – Student i Inxhinierisë Elektrike, që vjen nga një shkollë e mesme profesionale e quajtur “Gjergj Canco” me fokus në rrjetin e të dhënave, profilin e TIK. I pasionuar për teknologjitë 3D siç janë printimi 3D, skanerët dhe gjithashtu ekranet holografike. Ka përvojë në modelimin 3D, si dhe ka njohuri për printera me kosto të ulët 3D dhe ato industriale.

Nikolin Kosta – student i Menaxhimit të Bujqësisë, Grafik Dizajn. Ai ka punuar dhe ka bërë grafika dhe modele 3D. I pasionuar për animacion, 3D, VR, AR dhe dizajnin e lojërave.

Machine Learning* – është nënfushë e shkencës kompjuterike që, sipas Arthur Samuel në vitin 1959, i jep “kompjuterëve aftësinë për të mësuar pa u programuar në mënyrë eksplicite”.

Burimi: 2017.spaceappschallenge.org

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00