Numri 9 i Business Magazine Albania

Numri 9 i Business Magazine Albania është Online!


 

“Këtë vit ne pritëm pranverën për të publikuar edicionin e parë për vitin 2016 të Business Magazine Albania. Ishin të shumta arsyet që ndikuan për këtë vendim, por jemi të sigurtë që kemi përmbledhur në revistë, ajkën e materialeve mbi Sipërmarrjen dhe Biznesin në shqip. “ – shprehet Gerti Boshnjaku, CEO dhe Themelues i Business Magazine Albania.

Numri 9 i Business Magazine Albania është Online! Shfletoje KETU!

 

Ky fillim viti ka qenë i vrrullshëm për komunitetin e startup-eve shqiptare dhe sipërmarrësit e rinj duket se i kanë marrë frenat në dorë duke treguar se përpjekjet serioze dhe këmbengulja do ti çojnë drejt suksesit.

Dhe kësaj here kemi shembullin më të mirë! Gjirafa.com ishte kompania shqiptare që u publikua në faqet e revistës TechCrunch pasi arriti të merrte një investim prej 2 000 000 $! Për të treguar se si arritën deri aty, Mërgim Cahani – Ceo dhe Themelus i Gjirafa.com – flet në një intervistë ekskluzive për revistën.

Në një vështrim të shpejtë, këtë numër ka trajtime mjaft interesante mbi sipërmarrjen, ku ndër të tjera në rubrikën “Sipërmarrës Shqiptarë në Botë” përmendim intervistën me Burim Zejnullahun, i cili me biznesin e tij në Belgjikë ka pushtuar faqet e gazetave vendase që flasin për profesionalizmin e tij.

Gjeografikisht revista është përhapur deri në Irlandë, ku kemi shkuar në konferencën Sillicon Valley Open Doors, në Dublin, Irlandë. Si profil menaxheri, kemi marrë në intervistë Guillermo Albizuri, i cili ishte një ndër folësit e konferencës. Ai është një nga drejtuesit kryesorë të Google, në zyrat e saj qendrore në Dublin. Në këtë intervistë Guillermo tregon më shumë për eksperiencat e tij në botën e biznesit dhe na jep më shumë kurajo për të vazhduar pasionet dhe ëndrrat tona.

 

Për të apasionuarit e teknologjisë, ka materiale fantastike mbi kërkime dhe analiza futuristike të përcjella në artikujt mbi makinat pa shoferë dhe teknologjinë në zhvillim të internetit.

Numri 9 i Business Magazine Albania është Online! Shfletoje KETU!

Në këtë edicion ku çdo gjë është speciale, ishte paksa e vështirë ti vije emrin Rubrikës Speciale. Fokusi i speciales së këtij numri ishte akseleratori i Yunus Social Business Albania, i cili mblodhi aplikimet nga startup-e nga gjithë Ballkani dhe i solli ato në Tiranë. Me synimin për ta kthyer Shqipërinë në qendër kryesore për gjithë rajonin.

Këtë e shpjegon qartë dhe Zj. Saskia Bruysten, bashkëthemeluese e Yunus Social Business, në intervistën e zhvilluar gjatë vizitës së saj në Tiranë, gjatë zhvillimit të fazës së fundit të programit 4 mujor të aksleleratorit të biznesit.

Në këtë fazë, stafi i Business Magazine Albania, ishte i pranishëm dhe realizoi takime me startup-et e pranishme nga Ballkani dhe i solli ato për ju në këtë edicion.

Nuk do të zgjatemi më tej për të përshkruar rubrikat e tjera apo personazhin e trajtuar, cili është shumë interesant, por do ju ftojmë të klikoni dhe të Shfletoni Revistën!

 

Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0