Nokia padit në gjykatë Apple - Business Magazine Albania

Nokia padit në gjykatë Apple


Nokia paditi në gjykatë prodhuesin e iPhone, Apple, duke e akuzuar për shkelje të 32 patentave mobile duke nxehur marrëdhëniet mes dy kompanive.

Kompania me seli në Espoo të Finlandës, tha se Apple kishte rënë dakord të licensonte shpikjet e patentuara në 2011-tën por ka refuzuar të zgjerojë afatin e marrëveshjes e cila është pranë përfundimit.

Padinë Nokia e bëri në një gjykatë rajonale në Dusseldorf të Gjermanisë dhe në Gjykatën Federale të Teksasit.

“Kjo çështje ka një rëndësi të madhe sepse Nokia është e interesuar të përfitojë sa më shumë që të jetë e mundur nga prona intelektuale që posedon,” tha analisti i Bloomberg, Matt Larson.

Kjo betejë ligjore e parashikuar kohë më parë i gjen rrënjët që kur Nokia fillon të zbriste nga skena e prodhuesit më të madh në botë të telefonëve.

Që kur shiti biznesin e telefonëve, kompania është përqendruar në zhvillimin e rrjeteve. Portofolin e patentave Nokia po e shfrytëzon si një burim të ardhurash dhe jo një mjet për të mbrojtur produktet e saj.

Pronësia intelektuale e kompanisë gjeneron 40% të fitimit. Në rastin e Apple, Nokia ka refuzuar të licensojë patentat e saj me praktikat e zakonshme të ndjekura edhe nga kompanitë e tjera. Duke përdorur taktika të tjera, Nokia kërkon një pjesë të fitimit të gjeneruar edhe nga vetë shpikjet e Apple nëse kjo e fundit dëshiron patentat e Nokias.

Në një qëndrim Apple u shpreh se “do të kundërshtojë hapur këto praktika flagrante anti kompetitive të cilat dëmtojnë inovatorët dhe inovacionin.”

8 patentat mbi të cilat Nokia mbështet padinë kryesore kanë të bëjnë me standartin H.264 të kodimit të videove.

Produktet e Apple të cilat përdorin teknologjinë H.264 janë iPhone, iPad, iPod, Apple Watch, Mac dhe Apple TV tha Nokia.

Burimi: pcworld.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0