Njihuni me N.O.X – Një vend ku njerëzit të provojnë eksperienca të larmishme!

Njihuni me N.O.X – Një vend ku njerëzit të provojnë eksperienca të larmishme!


erik tamoEmri i projektit: N.O.X

Anëtarët e ekipit: Erik Tamo, Renis Krisafi 

Drejtues i ekipit: Erik Tamo

Ishte java e fundit e Nëntorit e cila shënonte javën e inovacionit koha kur Erik Tamo, Renis Krisafi dhe Ervin Kurti u bënë pjesë e kompeticionit Startup Weekend Tirana. Pas 54 orëve intensive ata përjetuan emocionet e mrekullueshme të fitores dhe morën trofeun nga juria e këtij aktivitetit. Ishte N.O.X. – Night Out Experiences, emri i aplikacionit që ata ideuan dhe prezantuan, ide e cila e prezantuar bukur dhe me profesionalizëm nga Erik Tamo, gjeneroi kureshtjen dhe interesimin e jurisë dhe të të pranishmëve.

Tani që ka kaluar pak kohë nga aktiviteti, anëtarët e ekipit të N.O.X gjenden përpara vetes me detyra dhe sfida për të kthyer në biznes idenë e tyre!

Lexoni më poshtë intervistën me Drejtuesin e ekipit Erik Tamo.

• Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj (jo më shumë se 3 fjali)?

Shkurtimisht N.O.X (Night Out Experiences) është një aplikacion për platformën iOS + Android, i cili
synon të ndryshojë mënyrën e argëtimit të qytetarëve. Në vetvete është një platformë
reklamimi për vendet e industrisë së argëtimit si lokale, restorante dhe klube. Ky është
reklamim alternativ dhe shumë më pak i kushtueshëm sesa shërbimet e tjera.

• Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben? Çfarë ju motivoi për të ndërtuar këtë aplikacion?

N.O.X-Erik-Tamo-businessmag

Për qytetarët, në vend që të shkojnë gjithmonë në të njëjtin vend, në të njëjtin lokal, të konsumojnë të njëjtat gjëra, N.O.X ofron mundësira të tjera duke u ofruar sugjerime, oferta dhe shërbime informimi në mënyrë që të provojnë diçka ndryshe. E gjitha kjo, në mënyrë sa më të shpejtë, efiçente dhe të thjeshtë (on the go). P.sh. nëse dikush kalon pranë një bari/klub-i/restoranti/ apo një vendi tjetër interesant që është i lidhur me N.O.X, përdoruesit do t’i dalin njoftime për produkte të reja, ndryshe, dhe me ofertat më të mira të mundshme. Gjithashtu, kjo funksionon edhe kur përdoruesi do të gjejë një produkt apo një shërbim të caktuar dhe N.OX. e drejton në vendin e duhur. Për më tepër, duam të promovojmë kulturën duke dhënë sugjerime për teatro, grupe libri, pikture etj dhe landmark-e të rëndësishme të vendit tonë.

Artikulli u publikua në faqen 34 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Ideja doli nga nevoja për të provuar diçka të re dhe për të mos rënë në atë rutinën e zakonshme ku frekuenton të njëjtat vende dhe konsumon të njëjtat gjëra. Nga këtu, nisi edhe formimi i idesë dhe zhvillimi i saj.

• Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend? Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Pritshmëritë për Startup Weekend nuk ishin që të fitonim. Duket si një gjë e gabuar për të thënë por në të vërtetë doja të njihja njerëz të rinj, të krijoja lidhje (networking), të shkëmbeja ide, të mësoja diçka të re dhe pse jo, të kaloja kohën duke bërë diçka tjetër.

Në fakt, kam marrë pjesë edhe në disa evente të tjera të këtij lloji nga organizatorë të tjerë. Ky ishte Startup-i i katërt ku marr pjesë dhe i treti në të cilin jam fitues.

• Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Ishte një përvojë shumë frytdhënëse ku njoha njerëz të rinj, krijova lidhje (networking), shkëmbeva ide dhe mësova gjëra të reja.

• Pas Eventit, Startup Weekend Tirana, si ndiheni? Keni mbështetjen e duhur? Cilat janë hapat në vazhdim?

Të gjithë pjesëtaret e grupit ndihen shumë mirë dhe ende të emocionuar nga vlerësimi që morëm. Mendoj se e kemi një farë mbështetje dhe po krijojmë lidhje të reja. Jemi duke diskutuar me partnerë potencialë për ta çuar edhe më tej N.O.X-in.

• Mund të na thoni ndonjë datë se kur del në treg produkti juaj? Në çfarë faze jeni ? Çfarë nevoje tjetër keni?

Processed with VSCOcam with f2 preset

Nëse gjërat shkojnë mirë dhe sipas planit mendohet që të jemi në treg për 6-7 muaj. Për momentin kemi bërë planin e punës dhe jemi në diskutime për të filluar ekzekutimin. Na duhen njerëz kreativë dhe me aftësi në fushën e programimit për ta çuar në një nivel më të lartë produktin tonë.

• Na flisni pak për modelin e biznesit të NOX. Cili është vizioni juaj për këtë produkt?

Ne ofrojmë shërbime reklamimi për biznese si restorante, klub-e dhe lokale. Klienti direkt është pronari i venue-s. Biznesi do të gjenerojë të ardhura nga reklamimi që do i bëhet nëpërmjet platformës. Kaq mund të themi pasi ende po e përmirësojmë.

Vizioni është të ndërtojmë një platformë të re për vendin tonë, diçka ndryshe që të dhuron emocione. Një vend ku njerëzit të provojnë eksperienca të larmishme.

• Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Shpresojmë që pas 6 muajsh të dalim në treg me një produkt të një cilësie te lartë. Pas 1 viti? N.O.X-i të ketë një bazë të gjerë përdoruesish dhe të jetë platforma “go-to” për argëtimin dhe informimin në vendin tonë. Do ishte fatastike sikur të shihnim N.O.X-in në celularin e shumë njerëzve dhe të jetë një nga aplikacionet më te përdorura. Mund të jetë plan ambicioz por me punë mund të arrihet.

Artikulli u publikua në faqen 34 të nr. 8 të revistës Business Magazine Albania. Për ta shfletuar të plotë revistën klikoni këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0