Njihuni me folësit, që mirëpret StartUp Now Albania - Business Magazine Albania

Njihuni me folësit, që mirëpret StartUp Now Albania


“From Idea To Business. StartUp Now Albania“, mirepret :

1. HELGA SALLAKU – ka një eksperiencë 12-vjeçare në fushën didaktike në institucione akademike shtetërore dhe private. Ajo është Eksperte e çertifikuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit si dhe lektore me kohë të pjesshme pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Tashmë prej 8 vitesh e pozicionuar si titullare dhe asistente pedagoge në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ne degët Informatikë dhe Matematikë, në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në degët Psikologji dhe Punë Sociale, në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në degën Gazetari, në Fakultetin Ekonomik në degën Administrim – Biznes, përkatësisht në lëndët: Hyrje në Informatikë, Njohuri Kompjuteri, Programim në C++, Baza të Dhënash, Strukturë të Dhënash, Rrjeta Informatike, Sisteme Informacioni, TIK në Mësimdhënie, etj.

Helga Sallaku ka qenë e ftuar për dy vite akademike me rradhë si titullare e lëndëve Programim në C++, Baza të Dhënash dhe RBMS & SQL pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.

Gjithashtu, ajo ka një eksperiencë të gjatë 9-vjeçare si Specialiste e Menaxhimit të Sistemeve të Informacionit dhe të Komunikimit në dy institucione të rëndësishme të pushtetit vendor në qytetin e Shkodrës, përkatësisht ne vitin 2007 në Këshillin e Qarkut Shkodër dhe në vitin 2008 e në vazhdim në Bashkinë Shkodër.

Helga Sallaku, përveç fushës akademike dhe asaj të menaxhimit të Sistemeve TIK është e angazhuar edhe si trajnere dhe administratore, tashmë prej disa vitesh, pranë Qendrës “GLOBE TIK & Language Education” në qytetin e Shkodrës, e liçensuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes si Qendër e Formimit dhe Çertifikimit Profesional Kombëtar dhe Ndërkombëtar në disa programe në fushën TIK (Kompjuter, Gjuhë Programimi, Baza të Dhënash, EIPASS, Financa 5, Kontabiliteti Alpha, Bilanci, SPSS,etj.), në Gjuhë të Huaja (EN,IT,GE,FR), në Gjuhën Shqipe, në trajnime të ndryshme në fushën ekonomike, juridike, sociale,etj.

Helga Sallaku është diplomuar me rezultate shumë të mira pranë Universiteti të Shkodrës“Luigj Gurakuqi” në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën Informatikë, duke marrë më pas titullin Master Shkencor në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në “Sisteme të Avancuara Informacioni”.

2. LAURETA ROSHI – Aktualisht Znj Roshi është Përfaqësuese e zyrës rajonale të Avokatit të Popullit Fier pas pesë muajve vullnetare tani me një kontratë part time deri në 31 dhjetor 2016.

Znj Roshi është Gazetare realizuese, redaktore, gazetare investigative, gazetare radiofonike dhe televizive, raportuese nga terreni, shkruese e linjave editoriale për problemet mejdisore dhe sociale. Eksperte e jashtme në gjykatë për femijët me prindër në proces divorci. Eksperte në projektin Platforma Kombëtare për Gratë me mbështetjen e OSCE (part time) maj/nentor 2016.

Kandidate për drejtoreshë e përgjithshme e RTSH në proces konkurimi. Korrespodente (me honorare) në RTSH dhe A1 Report deri në mars 2015 , gazetare në ATSH në jug janar 2013 deri nëntor 2013. Korrespodente e RTSH Delvinë, Konispol, Sarandë, maj 2008 deri në tetor 2008 korrespodente e Top Channel në Sarandë. 15 shkurt deri 31 mars 2008 drejtoreshë e tv Apollon në Fier, Dhjetor 2007 deri në 15 shkurt 2008 realizuese e projektit tv dhe drejtoreshë e Televizionit rajonal TELE JONI në Sarandë. Shtator 2005 deri nëntor 2008 gazetare në RTSH, detyra shefe e sektorit të rretheve në infomacion. Shtator 2003 deri në shtator 2005 gazetare në Televizionin Top Channel, informacion gazetare e kultures dhe telereportazheve në trojet shqiptare.

Shtator 1999 deri në qershor 2005 gazetare realizuese në Radio Tirana, emisione të drejtëpërdrejta. Mars 1997 deri në gusht 1999 gazetare në redaksinë e Tiranës për gazetën e përditshme ‘Rilindja’, dhe bashkëpunëtore në Radio Tirana, seksioni i bashkëatdhetarëve dhe informacionit.

Kryeredaktore e buletinit ‘Gruaja’, botim i Qendrës së Gruas, korrik 1998 deri në mars 1999. Gazetare ne gazeten Albania, redaktore e kultures ne Tirane shtator 1996 deri ne janar 1997.

Nga shtatori i vitit 1995 deri në shtator 1996 gazetare korrespodente e gazetës së perditshme Albania. Drejtim i klubit ‘Gazetarët e rinj’ në Fier dhe botuese e gazetës lokale ‘Nese’ nga nëntori 1993 deri në mars 1995. Qershor 1993 deri në shtator 1995 gazetare korrespodente për gazetën e përditshme ‘Rilindja’, për Shqipërinë e Jugut.

3. EDLIRA ÇEPANI me profesion juriste, kryesisht në çështjen e së drejtës civile, Kordinatore e Rrjetit të Grave “Barazi në Vendimmarrje”.

Përveç faktit se është aktiviste e shoqërisë civile, znj Çepani drejton Platformën Virtuale të Grave në Vendimmarrje, portal i cili është një mundësi më shumë promovimi, komunikimi, informimi dhe aktivizimi për të gjitha gratë, të gjithë qytetarët, organizatat dhe institucionet të cilat duan të japin kontributin e tyre në arritjen e barazisë gjinore si në strukturat vendimmarrëse dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi. Kjo platformë synon të zhvillohet pikërisht në sajë të kontributit të përbashkët të këtyre aktorëve kyc.

4. DRITAN MEZINI është themeluesi dhe Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë DM Consulting Services në Shqipëri dhe Kosovë.

Me një përvojë të pasur mbi 20 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e Menaxhimit të IT, Menaxhimit të Projekteve, Komunikimit, BNJ dhe analizën e proceseve në Biznes. Ai është një ekspert i përfshirë gjatë në industri globale komplekse të ndryshme dhe në nisma biznesi shumë milion dollarëshe.

Z.Dritan Mezini është diplomuar nga Universiteti i Tiranës në degën e Shkencave të Teknologjisë së Informacionit dhe Shkencave Kompjuterike. Ai gjithashtu mban dy diploma Master – në Administrim Biznesi me koncentrim në Menaxhimin e Sistemeve të Informacionit nga Universiteti i Illinoisit Perëndimor në Macomb, IL, SHBA dhe në Menaxhimin e Projekteve nga Keller Graduate School of Managment, në DeVry University of Chicago, IL, SHBA.

Z.Mezini është anëtar aktiv i një numëri të madh shoqatash profesionale. Ai gjithashtu mban postin e Kryetarit të Bordit të Shoqatës Shqiptare të TeknoIogjisë së Informacionit (AITA), Shefi i Komitetit të Burimeve Njerëzore pranë Dhomës Amerikane të Tregëtisë në Shqipëri (AmCham) dhe kryetar i Shoqatës Alumni Fulbright Shqiptare (AFAA).

5. EDONA BILALI ka përfunduar studimet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në Degën Administrim Biznesi. Pas dy viteve eksperiencë pune ka përfunduar Masterin Profesional në Marketing duke dalë me rezultate të shkëlqyera. Aktualisht mban titullin ‘Auditor’ pas një specializimi pas-universitar 1 vjeçar, nga Ministria e Financave.

Znj. Bilali ka dhjëtra trajnime dhe kualifikime ndërkombëtare për fushat e: Manaxhimit Strategjik, Burimeve Njerëzore, Planifikim, Negocim, Qëndrueshmëri në Biznes, Media dhe PR etj. Gjatë viteve të studimit ashtu dhe pas përfundimit të tyre është aktivizuar në shumë organizata joqeveritare dhe shoqëri civile.

Duke filluar nga viti 2010 është asistente në Departamentin e Manaxhimit, në Fakultetin e Ekonomisë, në disiplinën e Manaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Inovacionit. Ka punuar në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, më pas ka punuar në kompaninë e dytë më të madhe në vend duke bashkëpunuar me partnerë europian dhe aziatikë ku ka marrë esperiencën e të përshtaturit, personalizimit dhe fleksibilitetit në biznes. Ka dhënë konsulencë dhe bashkëpunuar me disa kompani të tjera shqiptare dhe ndërkombëtare në projekte të ndryshme me financime lokale dhe ndërkombëtare. Duke filluar nga dhjetori 2013 znj. Bilali mban pozicionin e Administratorit dhe Ortakut të AZ Consulting shpk, kompani konsulence biznesi lider në fushën e standardeve të cilësisë.

6. LEONS HASANI është diplomuar me rezultate të shkëlqyera pranë Universitetit Bujqesor të Tiranës në Masterin Shkencor për ‘Ekonomi dhe politikat e zhvillimit rural’.

Hasani është gjithashtu një aktivist i shoqërise civile, zë i fuqishem i përfaqësimit të të rinjve në Shqiëeri, pasi është themelues dhe drejtues i “Forumit të Liderave të Rinj Shqiptar” (Albanian Young Leaders Forum) si dhe president i “Forumit Ekonomik Studentor” (Student Economic Forum).

7. ROXHENA DYLI ka përfunduar studimet për Informatikë Ekonomike, pranë Universitetit “A. Xhuvani”, Elbasan si dhe ka kryer nje vit studime me bursë nga Erasmus Plus, si studente me rezultate ekselente, pranë Universitetit Politeknik të Bukureshtit, në degën Informatikë Ekonomike.

8. DESARA BELSHI ka përfunduar studimet për Informatikë Ekonomike, pranë Universitetit “A. Xhuvani”, Elbasan si dhe ka kryer nje vit studime me bursë nga Erasmus Plus, si studente me rezultate ekselente, pranë Universitetit Politeknik të Bukureshtit, në degën Informatikë Ekonomike.

9. ERION MUÇA ka përfunduar studimet e larta dhe master shkencash në Gazetari dhe Komunikim duke marrë titullin Gazetar dhe Ekspert i Marketingut në Media.

Prej 12 vitesh ka punuar në një larmi pozicionesh drejtuese dhe menaxheriale në kompani të mëdha private si dhe është Analist Politik dhe Gazetar Aktiv në Media prej disa vitesh.

Prej 4 vitesh është Ekspert Punësimi dhe Karriere dhe njohës kompetent i tregut të punës në Shqipëri si dhe Këshillues Karriere, për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat.

Prej 4 vitesh Konsulent Ekspert Biznesi dhe Business Trainer i një serë tematikash që përfshijnë Soft Skills, Burimet Njerëzore, Shërbimin ndaj Klientit, Shitjet, Marketingun, Menaxhimin, Ndërtimin e Strategjive etj; dhe njëkohësisht punon si Drejtor Marketingu dhe i Burimeve Njerëzore i një Qendre Trajnimesh dhe i një Studioje Konsulencash Rajonale Biznesi.

10. ARMIRA LAZAJ ka eksperiencë profesionale në fushën akademike, është pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Ekonomisë, pranë disa Universiteteve Publike dhe Jo publike.

Znj Lazaj, vec fushës akademike, është edhe trajnere dhe menaxhere projektesh në fushën e ekonomisë në lidhje me tematikat: Marketing, Sipermarrje dhe Inovacion, Menaxhim, Aftësi Negociuese dhe komunikim.

Znj Lazaj është pjesëmarrëse e dhjetra trajnimeve në profilin e ekonomisë (manaxhim-marketing) , është e përfshirë në procesin kërkimor shkencor, pasi është botuese e disa artikujve kërkimor-shkencor si dhe pjesëmarrëse në konferenca shkencore.

Znj Lazaj ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera, mesatare 9.3, studimet universitare, master shkencor, pranë Fakultetit të Ekonomise Universiteti Tiranës.

11. NENSI LAZAJ mban titullin MSc, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Univesrsiteti Tiranes.
Znj Lazaj është pjesëmarrëse në dhjetra trajnime dhe projekte në fushën Sociale.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0