Një vështrim vjetor mbi turizmin në Shqipëri

Një vështrim vjetor mbi turizmin në Shqipëri


Për turizmin, 2015-a ishte një vit me rritje pozitive sa i përket shifrave të numrit të vizitorëve. Sipas Bankës së Shqipërisë për 9-mujorin e parë të 2015-s, numri i turistëve u rrit me rreth 12% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Gjatë 2015-s u vu re edhe një ndryshim i gjeografisë së origjinës së prurjeve turistike. Nëse para disa vitesh ardhjet ishin kryesisht nga rajoni (Maqedonia, Kosova), në sezonin që lamë pas ishin nga Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Polonia, Norvegjia, Suedia, Italia, Austria, Danimarka, Gjermania, Franca.

Për të zgjeruar mbërritjet e turistëve ndërkombëtarë, sfidë mbetet hapja ndaj tregut aziatik, kryesisht atij kinez. Për këta të fundit zbatohet edhe liberalizimi sezonal i vizave.

Megjithatë për vitin 2016, sfidat kryesore do të jenë: cilësia e shërbimit dhe industria e mikpritjes. Ka disa të dhëna për periudhat deri në muajin shtator për sa u përket mbërritjeve turistike apo ndikimit ekonomik.

Miratimi i ligjit të ri për turizmin pritet që të sjellë një disiplinim të kësaj industrie, me fillimin e zbatimit të standardeve dhe klasifikimeve,shprehen specialistët e fushës. Saranda-2-350x197
Për sa u përket tregjeve, duke u bazuar nga çfarë raportohet nga operatorët turistikë dhe çfarë është pasqyruar në media, prurjet më të mëdha kanë qenë nga vendet e Europës Lindore, ndërsa turistët nga kontinenti aziatik kanë qenë në nivele më të ulëta. Ndonëse me vlera totale të vogla, tregjet burimore të Shqipërisë në rang vendesh kanë shifra të turistëve të huaj që variojnë nga 5,000 deri në 100,000 vizitorë në vit. Shpërndarja e tyre mbizotëron më shumë në gjysmën e parë të vitit.

Ne mund të themi se problemet e turizmit shqiptar vazhdojnë të jenë: niveli i taksave, infrastruktura që gjithmonë nuk është uniforme apo konsistente si dhe kultura e shërbimit.

Promovimi i turizmit ka ardhur në rritje, sidomos në dy vitet e fundit me rritjen edhe të buxhetit në këtë sektor të ekonomisë.

ski ne dardhShqipëria merr pjesë rregullisht në disa panaire ndërkombëtare të udhëtimit e turizmit. Me rritjen e buxhetit, ky numër jo vetëm që është rritur, por përcaktimi i pjesëmarrjes në këto panaire është bërë në konsultime me bizneset private. Kjo gjë i shton më shumë mundësitë e lidhjes së kontratave të reja, por edhe të përmirësimit të atyre ekzistuese, duke shtuar numrin e grupeve.

Për sa u përket produkteve turistike, bregdeti zë vendin kryesor dhe dominohet nga tregu i vendit dhe nga shqiptarët etnikë të vendeve fqinje dhe është mjaft sezonal.

Prioritet i duhet dhënë pastërtisë në plazhe, ujit të detit, menaxhimit të bregdetit, aktiviteteve të ndryshme që duhet t’u shtohen pushimeve të sezonit. Edukimi në turizëm, duhet kthyer në një shkollë, ku të kemi studentë që vërtet duan të diplomohen në këtë sektor.

Ideja e një turizmi gjithëstinor, do të kërkonte një strategji të detajuar dhe investime konkrete. Turizmi malor dhe ai rural-familjar, duhen parë si prioritete në ekonominë e vendit.

/ATSH/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0