"Një mesazh për konsumatorët tanë" nga Tim Cook - Business Magazine Albania

“Një mesazh për konsumatorët tanë” nga Tim Cook


Apple ka kundërshtuar zyrtarisht një urdhër nga një gjyqtar amerikan për të mundësuar detyrimin e ligjit të ndërhyjë në një iPhone të zotëruar nga një nga terroristët e Bernardinos. Në një letër të rrallë të hapur ndaj publikut e publikuar nga CEO Tim Cook në Apple.com thotë se FBI-ja po i kërkon praktikisht kompanisë të krijojë një derë sekrete për enkriptimin e iPhone, diçka që ka refuzuar për kaq vite ta bëjë. Cook thotë se përmbushja e këtj urdhri do të kishte “implikime shumë herë më të mëdha se sa çështja legale në fjalë,” duke vënë në rrezik privatësinë e përdoruesve dhe duke i dhënë qeverisë amerikane “ekuivalentin e një master çelësi të aftë për hapjen e mijëra dhe miliona kyçeve.”

Letrën e plotë të Tim Cook mund ta lexoni si më poshtë:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka kërkuar që Apple të marrë një hap të paprecedent i cili kërcënon sigurinë e konsumatorëve tanë. Ne e kundërshtojmë këtë urdhër, i cili ka implikime përtej çështjes legale në fjalë. 

Ky moment thërret për diskutim publik, dhe ne duam që konsumatorët tanë dhe njerëzit në vend ta kuptojnë se çfarë do të thotë kjo.

Nevoja për enkriptim

Smartphone, të udhëhequr nga iPhone, janë bërë një pjesë esenciale e jetëve tona. Njerëzi i përdorin ato për të ruajtur një sasi të jashtëzakonshme të informacioneve personale, që nga bisedat tona private deri te fotot, muzikën, shënimet, kalendarin dhe kontaktet, informacionin tonë financiar dhe informacion personal, madje edhe ku kemi qenë dhe ku po shkojmë.

I gjithë ky informacion ka nevojë të mbrohet nga hakerat dhe kriminelët të cilët duan të kenë akses në të, ta vjedhin dhe ta përdorin atë pa dijeninë dhe lejen tonë. Konsumatorët presin që Apple dhe kompani të tjera teknologjike të bëjnë gjithçka që është në dorën tonë për të mbrojtur informacionin e tyre personal, dhe në Apple ne jemi thellësisht të angazhuar për të mbrojtur të dhënat e tyre.

Kompromisi i sigurisë së informacionit tonë personal si rrjedhojë mund të vendosë sigurinë tonë personale në risk. Kjo është arsyeja pse enkriptimi është bërë kaq i rëndësishëm për të gjithë ne.
Për shumë vite, ne e kemi përdorur enkriptimin për të mbrojtur të dhënat personale të konsumatorëve tanë sepse ne besojmë se është e vetmja rrugë për ta mbajtur atë informacion të sigurt. Ne madje i kemi nxjerrë këto të dhëna larg kontaktit tonë, sepse ne besojmë se përmbajtja e iPhone-it tënd nuk është një çështje që na përket ne.

Rasti i San Bernardinos

Ne jemi shokuar dhe cënuar rëndë nga akti vdekjeprurës terrorist në San Bernardino Dhjetorin e shkuar. Ne pikëllohemi për humbjet e jetëve dhe duam drejtësi për të gjithë ato jetë që u prekën. FBI-ja na kërkoi për ndihmë në ditët që ndoqën pas sulmit, dhe ne kemi punuar fort për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për të zgjidhur këtë krim të tmerrshëm. Ne nuk kemi sipmati për terroristët.

Kur FBI-ja në kërkoi të dhëna në zotërimin tonë, ne ua kemi dhënë. Apple është në përputhje me fletëthirrjet e vlefshme dhe urdhër-kërkimet, ashtu siç ka qenë në rastin e San Bernardinos. Ne kemi bërë gjithashtu të mundur që inxhinierët e Apple të mund të këshillonin FBI-në, dhe ne kemi ofruar idetë tonë më të mira mbi një numër të mundshëm investigimesh në dispozicionin e tyre.

Kemi shumë respekt për profesionistët e FBI-së, dhe besojmë se qëllimet e tyre janë të mira. Deri në këtë pikë, ne kemi bërë gjithçka që kemi pasur në duart tona dhe sipas ligjit për t’i ndihmuar ata. Por tani qeveria amerikane na ka kërkuar diçka të cilën ne thjesht nuk e disponojmë, dhe diçka që e konsiderojmë shumë të rëndësishme për ta krijuar. Ata na kanë këkruar të krijojmë një derë sekrete për iPhone-in.

Më specifikisht, FBI na kërkon që të krijojmë një version të ri të sistemit të ri të iPhone-it, duke iu shmangur karakteristikave kryesore të sigurisë dhe ta instalojmë atë në iPhone-in e rimarrë gjatë një investigimi. Në duart e gabuara, ky software, i cili sot nuk ekziston, do të kishte potencialin për të shkyçur çdo iPhone që ndodhet në posedimin fizik të dikujt.

FBI-ja mund të përdorë fjalë të ndryshme për ta përshkruar këtë mjet, por të ndërtosh një version të iOS që kapërcen sigurinë në këtë mënyrë do të krijonte në mënyrë të pashmangshme një derë të fshehtë. Dhe ndërsa qeveria mund të mos jetë në të njëtin mendim, pasi përdorimi i tij do të ishte i limituar vetëm për këto raste, nuk ka ndonjë mënyrë për të garantuar këtë kontroll.

Kërcënimi i sigurisë së të dhënave

Disa do të ishin të mendimit se të ndërtosh një derë të fshehtë vetëm për një iPhone është një zgjidhje e thjeshtë, e spikatur. Por ajo injoron edhe sigurinë dixhitale, edhe domethënien e asaj që qeveria po kërkon në këtë rast.

Në botën e sotme dixhitale, “çelësi” ndaj një sistemi të enkriptuar është një lloj informacioni që shkyç të dhënat, dhe është i sigurtë po aq sa mbrojtja rreth tij. Në momentin që informacioni merret, ose një mënyrë për të kapërcyer kodin zbulohet, enkriptimi mund të rrëzohet nga çdokush me atë njohuri.

Qeveria po i kërkon Apple që të hakojë përdoruesit tanë dhe të minojnë avancime të sigurisë të arritura ndër dekada që mbrojnë konsumatorët tanë, dhjetëra milionë qytetarë amerikanë, nga kriminelë të kibernetikës dhe hakeruesë të sofistikuar. Të njëjtët inxhinierë të cilët ndërtuan një enkriptim të sigurt në iPhone për të mbrojtur përdoruesit tanë në mënyrë ironike, do të urdhëroheshin të dobësonin ato mekanizma mbrojtjeje dhe t’i bënin jetët tona më pak të sigurta.

Ne nuk mund të gjejmë një precedent për një kompani amerikane që të ketë qenë e detyruar që t’i ekspozojë konsumatrët e tyre ndaj një risku më të madh sulmesh. Për vite kriptologët dhe ekspertët e sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar për rrezikun e dobësimit të enkriptimit. Duke bërë kështu do të dëmtonte qytetarët dashamirës dhe të bindur ndaj ligjit të cilët mbështeten në kompani si Apple për të mbrojtur të dhënat e tyre. Kriminelët dhe aktorët e këqinj do të vazhdojnë të enkriptojnë, duke përdorur mjete që janë të gatshme për ta.

Një precedent i rrezikshëm

Në vend që FBI të kërkonte një akt legjislativ nëpërmjet Kongresit, FBI-ja po propozon përdorimin e paprecedent e “All Writs Act” të 1789-ës për të justifikuar ekspansionin e autoritetit të saj.
Kjo do të na detyronte ne të hiqnim karaktersitikat e sigurisë dhe t’i shtonim aftësi të reja sistemit operativ, duke mundësuar vendosjen e një fjalëkalimi në mënyrë elektronike. Kjo do ta bënte më të thjeshtë shkyçjen e një iPhone-i nëpërmjet “forcës brutale,” duke provuar mijëra ose miliona kombinime me shpejtësinë e një kompjuteri modern.

Implikimet e kërkesave të qeverisë janë të trishta. Nëse qeveria mund të përdorë aktin “All Writs Act” për ta bërë më të thjeshtë shkyçjen e iPhone-it tënd, do të kishte fuqinë për t’u futur në pajisjen e çdokujt për të patur të dhënat e tyre. Qeveria mund ta përforconte këtë ndërhyrje në privatësi dhe të kërkonte që Apple të ndërtonte një software survejimi për të ndërprerë mesazhet tuaja, të aksesonte regjistrimet e shëndetit ose të dhënat financiare, të gjurmonte vendndodhjen tuaj ose të aksesonte mikrofonin ose kamerën e telefonit tuaj pa dijeninë tuaj.

Kundërshtimi i këtij urdhri nuk është diçka që e marrim thjeshtë. Ne ndjejmë se duhet të ngrejmë zërin ndaj asaj që shohim si një tejkalim kufijsh nga ana e qeverisë së SHBA-ve.

Ne sfidojmë kërkesat e FBI-së me respektin më të thellë për demokracinë amerikane dhe dashurinë për vendin tonë. Ne besojmë se do të ishte në interesin tonë më të mirë që gjithkush të ndalte dhe të merrte në konsideratë këto implikime.

E ndërsa besojmë se qëllimet e FBI-së janë të mira, do të ishte e gabuar për qeverinë të na detyronte të ndërtonim një derë të fshehtë për produktet tona. Si përfundim, ne druajmë se kjo kërkesë do të minonte të drejtat dhe liritë që kjo qeveri supozohet të mbrojë.

Tim Cook

 

/Marrë nga letra publike e Tim Cook në Apple.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0