Një e treta e porosive të Starbucks në Kinë bëhen përmes WeChat » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 13/05/2017

Një e treta e porosive të Starbucks në Kinë bëhen përmes WeChat

Share
nga Anerola Torollari
Maj 13, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Që kur Starbucks njoftoi një partneritet me gjigandin kinez Tencent, zinxhiri i kafesë është rritur 7% në tremujorin e fundit, e nxitur nga një rritje prej 6% të transaksioneve përmes pagesave me “WeChat pay“. Shifrat u zbuluan nga CEO i Starbucks në Kinë, Belinda Wong.

“WeChat Pay ka rritur përvojën pozitive të Starbucks për klientët dhe partnerët nëpërmjet lehtësimit dhe shpejtësisë së shpejtë të transaksionit”, tha Wong.

Përveç kësaj, prodhuesi i kafesë pa një rritje në të gjitha kategoritë, vazhdoi Wong, duke shtuar se “investimet që po bëhen për markën po tërheqin klientë të rinj në dyqanet tona dhe sjellin më shpesh klientë ekzistues”.

Në shkurt, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për WeChat Pay, Starbucks paraqiti një funksionalitet të quajtur kafe-gifting nëpërmjet WeChat. Dhurimi është tashmë mjaft i njohur në Kinë, veçanërisht gjatë Vitit të Ri Kinez, ku mbi 14 miliardë zarfë të kuq u ndanë në WeChat.

“Vetëm në shtatë javët e para pas lançimit, më shumë se 1.2 milionë dhurata u dërguan dhe mbi gjysma janë paguar nga marrësit në dyqanet tona”, u tha Wong analistëve.

Say it With Starbucks” jo vetëm që është një platformë dhurimi, por është një mundësi për të ndërtuar më tej lidhje të reja dhe autentike me konsumatorët.

“Ne jemi vetëm në fazat e hershme të dhurimit social në Kinë dhe mundësia e rritjes është e madhe,” vazhdoi ajo.

Duke parë përpara, Starbucks synon të krijojë mundësi të reja të përdorimit në vend, me nxjerrjen e pijeve të gatshme të tilla si Frappucino.

Është vënë re se duke përdorur mjetet e duhura për marketingun, platforma ishte në gjendje që të tërhiqte përdoruesit në sistemin e saj të pagesave, duke lidhur kështu llogaritë e tyre bankare në aplikacion.

Në dhjetor të vitit të kaluar, WeChat zbuloi në raportin e saj të të dhënave, se kishte 768 milionë përdorues të regjistruar çdo ditë, duke përfaqësuar një rritje prej 35% në vit.

burimi: warc

Evente

Team Albania robotics “Robot Reveal”

Qershor 29, 2017
6 PM- 7:30 PM

Shkolla verore “Aftesitë menaxheriale dhe Lidership”

Qershor 30, 2017
2:00 PM - 5:00 PM Korrik 2

Imazhi i ri i aplikacionit Baboon

Korrik 1, 2017
8:00 AM - 8:00 PM

Hardh Fest 2017

Shtator 7, 2017
9:00 AM - Shtator 10 9:00 PM

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00