Ngritja e shpejtë e Rita Orës: Si arriti 24 vjeçarja të bëhet ylli i kudogjendur në botë? - Business Magazine Albania

Ngritja e shpejtë e Rita Orës: Si arriti 24 vjeçarja të bëhet ylli i kudogjendur në botë?


E lindur në Kosovë dhe e rritur në Londër. E pikasur nga Jay Z dhe e përfshirë në botën e  muzikës brenda 48 orëve.

Do të interpretojë në filmin “Fifty Shades of Grey” (50 Hijet e Grejit), i cili del në Ditën e Shën Valentinit dhe do të jetë pjesë e jurisë së “The Voice”. Ajo është mike e ngushtë me Kate Moss, Cara Delevingne dhe Madonna ndërsa në listen e lidhjeve të saj janë meshkujt të një profili të lartë. 

Rita Ora është një nga këngetaret me numrin më të madh të disqeve të shitura, është një aktore, stiliste, një emër i modës dhe një nga yjet e kudogjendur në botë.

Por si arriti Rita Ora, vetëm 24 vjeçe, të bëjë këtë kalim nga një vajzë e lindur në Kosovë e pikërisht në fillesat e saj të këndimit  në një nga yjet më të suksesshme dhe më popullore të globit?

Në sajë të karrierës së saj si yll, aftësive të aktrimit dhe kredencialeve në fushën e modës, ajo mund të quhet sot një nga femrat më të suksesshme të biznesit në Britaninë e Madhe.

RITA, SI POPSTAR

Ajo u vendos në Londër kur ishte vetëm 1 vjeçe dhe më vonë ndoqi prestigjiozen Shkollën e Teatrit ” Sylvia Young.” Fillesat e saj të para në këndim u regjistruan në pub-in e babait të saj. Ajo do të arrinte të binte në sy vetëm në sajë të një ylli të hip hopit, pikërisht Jay Z. Ajo ju prezantua Jay Z nëpërmjet menaxherit të saj, Sarah Stennett e cila ka zbuluar gjithashtu emra të njohur të muzikës si Ellie Goulding, Jessie J dhe Conor Maynard.

Brenda 48 orëve, Rita nënshkroi me Roc Nation. Më pas ajo do të ‘fshihej’ në një studio në New York për të perfeksionuar vokalin e saj. Ju shfaq botës vetëm në 2012 me këngën R.I.P ku interpretonte së bashku me Tinie Tempah. Kënga u bë një hit menjëherë.

Këngët ndoqën njëra tjetrën: “We Do”, Shine Ya Light dhe Radioactive si dhe shumë prezantime në festivale dhe turne në Britaninë e Madhe.

RITA SI MUZË E MODËS 

Rita preferoi onde në ngjyrë platini, buzë të kuqe flakë dhe një garderobë të një klasi të lartë mode. Të gjitha këto i dhanë lukun e duhur në botën e hip hopit. Por ajo kurrë nuk pati frikë të shtynte tej kufinjtë e modës. Dhe në fakt të gjithë stilistët kanë mbajtur shënim kur ka ardhur puna tek ajo. Modelet e saj të para u regjistruan në vitin 2010 në një reklamë të Roc Nation + Skullcandy headphone. Kontributi i saj është edhe në Calvin Klein, Superga, Cavalli dhe DKNY. Biles ikona e modës, Madonna e përzgjodhi atë për fushatën e saj –  Material Girl Collection.

Paraqitja e saj në një fushatë të M& S të titulluar “Leading Ladies” (Zonjushat prijesë) ishte një ngjitje e madhe në botën e modës. Victoria Beckham ju deshën vite për të bërë këtë kalim nga muzika në fushën e modës, por Rita duket se i ka bërë gjërat si duhet. Kaq e respektueshme është ajo në këtë fushe sa u ftua në dhënien e çmimeve të modës britanike vitin e kaluar. Por këtë vit, në të njëjtin event, ajo ishte në krah të stilistit Tom Ford. Ishte pikërisht ai që e veshi këtë zonjushë elegante.


MIQ TË FAMSHËM KUDO

Ajo është mike e ngushtë me Jay Z dhe kjo do të thotë se ajo është më se miri e lidhur më të tjerët. Ajo ka arritur që të ketë lidhje të forta me Ellie Goulding, Nick Grimshaw, Pixie Geldof, Alexa Chung dhe Harry Styles.

Plus modelja Cara Delevigne është veç një telefonatë larg për të. Të dy vajzat e kalojnë çdo orë të ditës së bashku dhe biles Delevigne u bë edhe  pjesë në videon e Orës – Radioactive. Por nuk janë veç këto lidhjet e Ritës. Ajo ka kontakte të forta edhe me anën tjetër të Atlantikut si Zac Efron, Kelly Rowland dhe Freida Pinto.

Kur Rihanna e takoi Ritën për herë të parë, thuhet se ajo ju afrua basistit dhe i tha: “Sapo takova versionin tim britanik!”

Shumë nga miqësitë e saj janë transformuar edhe në romanca. Ajo është lidhur me meshkuj të një kalibri të lartë, si Harry Styles, James Arthur, Evan Ross (djali i Diana Ross) dhe miku i ngushtë i David Beckham, Dave Gardner nga shtëpia e të cilit thuhet se doli të nesërmen në mëngjes me të njëjtat rroba që kishte pasur një natë më parë.

Lidhja e saj më e dalë në pah ka qenë me producentin dhe DJ skocez, Calvin Harris.  Çifti u nda jo paqësisht qershorin e kaluar pas një viti së bashku dhe ajo së fundmi tha se ende e adhuron Calvin. Këngëtarja e  R.I.P. gjithashtu e ka pranuar se Rita nuk do të fliste kurrë për ndarjen e tyre në Twitter nëse Calvin, 30 vjeç, nuk do të përdorte median sociale për të konfirmuar se romanca e tyre kishte mbaruar.

Ajo shtoi “Ndershmërisht, nëse Calvin nuk do t’a kishte bërë këtë gjë, unë nuk do t’a bëja. Më mori 5 ditë për të shkruar tre fjali. Ishte shumë e rëndë.”
Por fatmirësisht ajo ka gjetur një dashuri me një të famshëm tjetër: Rick, djalin e multimiliarderit, Tommy Hilfiger.

RITA, PËRFAQËSUESE E BUKURISË

Kate Moss ju desh të paktën një dekadë për të reklamuar Rimmel, por jo Rita e cila arriti të fitonte gjigandin e bukurisë vitin e kaluar.
Javën e kaluar, Rita zbuloi për publikun linjën e saj, Rimmel: Colorfest Lip and Nail Collection by Rita Ora.
Koleksioni i frymëzuar nga pasioni i Ritës për muzikën, përmban shkëlqyes buzësh që qëndrojnë gjaë dhe ndriçues me ngjyrat e ndryshme të ylberit të cilat Rita i dashuron.
Por për t’i pasur ato, duhet të prisni deri marsin tjetër, kohë kur Rita me sa duket do të ketë shtëpinë e saj të modës.

RITA, NJË FEMËR BIZNESI

Qartazi e dhënë për të bërë më shumë se sa këndim dhe shoqërim social, Rita ka rrezikuar me aktrim gjithashtu.
Novela e E.L. James, “Fifty Shades of Grey” do të transmetohet vitin që vjen, pikërisht me 14 shkurt dhe Rita arriti të merrte një rol në të.
Këngëtarja do të interpretojë rolin e motrës së personazhit kryesor, Christian Grey. Megjithëse ka një rol të vogël, ajo është mirënjohëse për këto mundësira. Ajo tha: “Për mua, kjo ishte një mundësi e artë per t’u përfshirë. Megjithëse nuk kam shumë për të luajtur në këtë film, kjo mundësi më ka hapur derën për shumë gjëra të tjera në fushën e kinemasë, të cilat nuk i kam bërë publike ende.”
Ajo gjithashtu ngacmoi fansat e saj duke thënë se do t’a pëlqejnë shumë filmin ku Jamie Dornan dhe Dakota Johnson interpretojnë në rolet kryesore. Ajo tha në një intervistë për revistën britanike OK! “Secili do të ketë mendimet e veta. Por ky film do të krijojë shumë debate, këtë po jua them. Do të jetë i mrekullueshëm.”

Ndryshe sa nga mund të besohet, ky nuk është roli i parë i Rites.  Në 2004, ajo pati një rol në filmin anglez, Spivs.

Ne 2012, ishte një ndër personazhet në filmin The Sims 3, pati një pjesë në TV show 90210 dhe ishte një ndër pjesëmarrëset në garat me makina në Fast & Furious 6. Njëkohësisht pritet të jetë pjesë e jurisë së “The Voice.”

Ylli me një mendje të orientuar drejt biznesit, kompania e së cilës quhet Ora Multi Services, është përfshirë në shumë gjëra. Dukshëm ajo ka një mbretëri pronash nëpër botë përfshirë  shtëpi në Britaninë e Madhe, në Amerikë dhe në Kosovë. Nese kjo nuk ju duket shumë, po ju themi se ajo zotëron edhe një skuadër futbolli kosovare, the Pristina Angels. Megjithëse kjo skuader s’ka filluar të luajë ende, Rita e pati një ide të tillë për të ndihmuar familjen e saj dhe drejtohet nga motra e saj, Elena.

Lidhur me të gjitha këto biznese nga të cilat ajo merr para, Rita ka thënë, “nuk është se është e pamundur. Duhet të jesh i zgjuar dhe të planifikosh. Duhet të kesh këshillues të mirë. Kam njerëz të mrekullueshëm përreth. Motra dhe familja ime janë panorama e gjithçkaje. Është një mbretëri e vogël dhe e bukur. Po përpiqem të krijoj diçka që familja ime të jetë mirë.” Thuhet se ajo zotëron edhe rrjetin Fat Ora Burger në Londer, brandin e saj të pijes vodka – Pure Wonderora si dhe ka krijuar parfumin e saj, Love from Rita.

Të gjitha këto në kohën e duhur.

 Burimi: Daily Mail. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0