Ndryshon procedura e bllokimit të mallrave për bizneset e paregjistruara - Business Magazine Albania

Ndryshon procedura e bllokimit të mallrave për bizneset e paregjistruara


Një udhëzim i ri për procedurat tatimore ka përcaktuar procedura të reja për bllokimin e mallrave për subjektet e paregjistruara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Kur administrata tatimore identifikon persona që ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, vendos masën e bllokimit të mallrave dhe detyron personin të regjistrohet menjëherë në Qendrën Kombëtare të Biznesit si tatimpagues i tatimit mbi vlerën e shtuar, përcaktohet në udhëzim.

Masa e bllokimit vendoset ose në vendin e konstatimit të shkeljes kur veprimtaria zhvillohet në një adresë fikse, ose mallrat bllokohen dhe transportohen pranë ambienteve të administratës tatimore, nëse nuk është e mundur të vendoset masa e bllokimit në vendin e konstatimit të shkeljes. Nëse mallrat janë duke u transportuar ose janë të ngarkuara në një mjet, masa e bllokimit vendoset, gjithashtu, edhe për mjetin.

Masa e bllokimit për mallin edhe për mjetin hiqet pas kryerjes së regjistrimit për veprimtarinë ekonomike, duke aplikuar masat dhe dënimin, sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 121, të ligjit dhe përcaktimeve të këtij udhëzimi.

Në rast se një person ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve, përveç vendosjes së masës së bllokimit në vendin (adresën) ku konstatohet shkelja, u propozohet organeve kompetente pezullimi i lejes /licensës/autorizimit për ushtrim të veprimtarisë për një periudhë 6-mujore.

Në rastin kur personi regjistrohet në QKB si tatimpagues i TVSH-së, menjëherë sapo konstatohet si i paregjistruar, kjo i bëhet me dije organit kompetent përkatës, i cili e merr në konsideratë si fakt pozitiv në favor të tatimpaguesit, përgjatë shqyrtimit të propozimit për pezullimin e lejes/licencës/autorizimit.

Në momentin e konstatimit mbahet akti i konstatimit dhe procesverbali përkatës sipas të cilit vendoset masa e bllokimit. Në aktin e konstatimit shënohet çdo e dhënë identifikuese dhe përshkrim i qartë i rastit, përfshirë datën e identifikimit, të dhënat identifikuese të personit, adresa e plotë të tij, numri i telefonit dhe çdo e dhënë tjetër e disponueshme. Bëhet inventarizimi i mallrave dhe evidentohet në procesverbalin përkatës.

Bazuar në të dhënat e procesverbalit të inventarizimit të mallrave, menjëherë pasi regjistrohet tatimpaguesi pajiset me faturat tatimore me TVSH nga administrata tatimore dhe plotëson faturën sipas nenit 53 të ligjit dhe pikës 53 të këtij udhëzimi, e ngjashme me procedurën e lëshimit të faturës nga blerësi. Në rast se nuk është i mundur regjistrimi i menjëhershëm në QKB në momentin e konstatimit të personit që ushtron veprimtari ekonomike pa u regjistruar, masa e bllokimit nuk hiqet deri në momentin e regjistrimit në QKB.

Akti i konstatimit, procesverbali përkatës, një kopje e faturës së lëshuar për dokumentimin e inventarit të mallit i përcillet për ndjekje të mëtejshme strukturës përkatëse në Drejtorinë Rajonale Tatimore me qëllim kryerjen e vlerësimit dhe aplikimin e dënimit përkatës” Nëse tatimpaguesit i është vendosur masa e bllokimit dhe ai prish shenjat dalluese të vendosura për bllokim të veprimtarisë, ndaj tij merret masa e konfiskimit ndaj gjithë sasisë së mallit siç përcaktohet në nenin 122 pika 4 të ligjit.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0