Muzeu i parë interaktiv në Gjirokastër, një kombinim i teknologjisë me bukurinë e qytetit të gurtë - Business Magazine Albania

Muzeu i parë interaktiv në Gjirokastër, një kombinim i teknologjisë me bukurinë e qytetit të gurtë


Emri i projektit: Muzeu Virtual i Gjirokastrës

Anëtarët e ekipit: Alfisa Shahu, Administrim Biznesi

Ana Burnazi, Ph.D Candidate, Ankara University

Cmimi i tretë i Startup Weekend i shkoi projektit për muzeun virtual të Gjirokastrës që kombinon teknologjinë me bukurine e qytetit të gurtë. Qëllimi i projektit është eksplorimi i qytetit nëpërmjet teknologjisë vizuale Kinect ku sensorët Kinect performojnë të ashtuquajturin Realitet i zgjeruar (augmented reality).

Ana Burnazi, Ph.D Candidate, Ankara University, zbulon në intervistën ekskluzive për Infoalbaniakëtë eksperiencë dhe detajet e projektit në fjalë:

Cila është ideja e biznesit që propozon projekti juaj (jo më shumë se 3 fjali)?

Ideja që po konvertohet dalëngadalë në një biznes plan të mirëfilltë është ndërtimi i Muzeut të parë interaktiv në Gjirokastër. Do jetë muzeu i parë virtual dhe interaktivë në Shqipëri. Zgjodha qytetin e Gjirokastrës pasi kujtimet e fëmijërisë lidhen me këtë qytet që ka vlera të mëdha kulturore dhe është mjaft tërheqës për turistët. Më ka ndodhur shpesh kur jam në rolin e turistit në vende të ndryshme të botës të bëj krahasime me atë që vizitoj dhe qytetet e Shqipërisë dhe përveçse organizimit më të mirë, nuk gjen asgjë më shumë jashtë për nga bukuria apo vlerat në krahasim me qytetet tona.

Çfarë zgjidhje ofron dhe kujt i shërben?

Muzeu do ketë dy dhoma në njërën do jetë historiku i kalasë nga ndërtimi i saj dhe deri në ditët e sotme duke përfshirë edhe aktivitetet që organizohen në të si festivali. Dhoma tjetër do të përfshijë historinë e qytetit, vlerat e tij, etnografinë, personazhet që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit tonë. Falë përdorimit të teknologjisë së fundit muzeu nuk do jetë thjesht 3D por do të jetë edhe interaktiv falë sensorëve, ku vizitorët do kenë mundësi të përzgjedhin çfarë informacioni duan të marrin. Të përcjellësh historinë dhe trashëgiminë kulturore përmes përdorimit të inovacionit do të jetë qëllim i muzeut.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja nga Startup Weekend?

Sigurisht që vlerësimi me çmim është arsyeja kryesore që i shtyn të gjithë të marrin pjesë në një konkurs por doja të theksoja që nga Startup Weekend jo vetëm që jep por edhe mëson shumë. Kontaktet që krijohen me ekspertë të fushave të ndryshme, mendimet, sygjerimet, këshillat që merr janë të vlefshme për të të orientuar në rrugën e duhur të sipërmarrësit.

Ishte hera e parë që merrnit pjesë?

Për mua nuk ishte hera e parë që marr pjesë në përvoja të këtij lloji, por kësaj here mendoj që jam më e vendosur për të vazhduar punën time për ta kthyer në realitet idenë që prezantova gjatë Startup Weekend. Përkrahja morale mbi të gjitha, të  cilën e mora nga këshilluesit ka ndikuar shumë pozitivisht tek unë pasi shpesh herë kurajo që merr nga të tjerët të ndihmon për të vazhduar punën tënde, edhe kur gjërat të duken të vështira.

Si do ta përshkruanit me 1 fjali këtë përvojë?

Startup Weekend ështeë pa dyshim shumë frymëzues pasi mëson nga eksperiencat e të tjerëve. Do ua rekomadoja të gjithë të rinjve që janë në hapat e parë të karrierës së tyre pasi rruga drejt sipërmarrjes nuk është e thjeshtë por është dhe shumë e bukur. Ndaj mendoj që duhet të investosh të rrisësh pikë së pari njohuritë e tua dhe pjesëmarrja në evenimente të këtij lloji të ndihmon shumë duke krijuar kontakte dhe duke marrë orientimin e duhur  për rrugën që ke vendosur të zgjedhësh.

Vlerën e çmimit të fituar për çfarë do ta përdorni?

Duke qenë se vlera e çmimit të fituar nuk ishte materiale por këshilluese sigurisht do ta përdorim në funksion të implementimit të projektit tim.

7. Ku e shikoni biznesin tuaj pas 6 muajsh? Po pas 1 viti?

Unë jam në hapat e parë të punës sime dhe shpresoj që në 6 muajt në vazhdim të kem mundësi të mbyll planin e biznesit duke testuar të gjitha mundësitë dhe duke zgjedhur rrugën e duhur për investim. Shpresoj që suporti këshillues që po marr nga Yunus Social Business pas disa muajsh të konvertohet edhe në mbështetje financuese. Dëshira ime do ishte që pas disa kohësh muzeu interaktiv të krijonte një brand të vetin dhe të shtrihej në çdo qytet turistik të Shqipërisë pasi ne kemi shumë për të treguar nga trashëgimia jonë kulturore. Dhe pse mos ta bëjmë këtë gjë në mënyrën më moderne të mundshme falë teknologjisë.

8. A ju duhet ndihme e metejshme per ta hedhur biznesin ne treg?

Për të kthyer idenë në biznes të konsoliduar pa dyshim do më duhet ndihmë  konsulence si fillim, punë të cilën jam duke e nisur me Yunus Social Busines. Por sigurisht edhe mbështetje financiare  do jetë shumë e domosdoshme  pasi kostoja e startup do jetë relativisht e konsiderueshme për shkak të përzgjedhjes së teknologjisë më të fundit. Investimi do jetë i standardeve të lartë teknologjike kjo për të bërë akoma më atraktive për turistët që do keëe mundësinë të vizitojnë qytetin e Gjirokastrës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0